Connect with us

Lajme nga vendi

Vendimi për Mijallkovin, Ajdari: Ata që vjedhin pasurinë e popullit nuk dënohen (Video)

Published

on

Bedri Ajdari, familjar i disa prej të dënuarve në rastin “Monstra”, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për ta kthyer në rigjykim lëndën “Target-Fortesa” në të cilën ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov ishte i dënuar me 12 vjet burg për përgjim masiv në kundërshtim me ligjin. Në një prononcim për gazetën LAJM, Ajdari tha se gjykatat në vendin tonë janë të kriminalizuara dhe se vendimi i fundit për Mijallkovin është dëshmia më e mirë për këtë.

“Lum ai që e ndjenë vetën të fortë, ka vjedhur para të shtetit, të popullit dhe tani i shfrytëzon ato për shpëtimin e lëkurës së tij. Nuk e fajësoj Mijallkovin, por do të kisha thënë se gjykatat janë të kriminalizuara. Lirimi i Mijallkovit tregon gjendjen faktike në Maqedoni, se kush i përcakton ligjet. Mijallkovi është vetë gjyqtar, vetë prokuror, vetë i cakton kush të dënohet, sa të dënohet”, tha mes tjerash Ajdari. Deklaratën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

 

Advertisement

Lajme nga vendi

SHPORTA SINDIKALE E PRILLIT MBËRRIN NË 68.797 DENARË!

Published

on

Çmimi i shpenzimeve bazë mujore, sipas shportës minimale sindikale, në muajin prill arrinë në 68.797 denarë. Krahasuar me marsin, kostot e jetesës për një familje mesatare me katër anëtarë janë rritur për 979 denarë.

Kjo vlen për familjet që kanë banesë në pronësi. Nëse jetojnë në një banesë me qira prej 60 metrash katrorë, sipas përllogaritjeve sindikale, shporta e prillit arrin në 84.172 denarë.

Pjesa më e madhe e buxhetit familjar (37,9%) shkon për ushqim dhe pije – 26.085 denarë.

Sipas përqindjes, pasojnë arsimi me 10,5% (7.192 denarë) dhe shpenzimet komunale me 9,2%, ku përfshihen qiraja, energjia elektrike, uji dhe ngrohja (6.338 denarë).

Rifreskimi i garderobës dhe këpucëve kushton 6.129 denarë, ndërsa rekreacioni dhe jeta kulturore-argëtuese 5.592 denarë.

Advertisement

Për transport në prill nevojiten 4.961 denarë, ndërsa për vizita të mundshme në restorante dhe hotele – 4.131 denarë.

Në shpenzime përfshihen edhe ato për komunikime – 3.417 denarë, për higjienë personale dhe të shtëpisë – 2.667 denarë, për shëndet – 1.185 denarë, si dhe për mallra dhe shërbime të tjera – 1.100 denarë.

Nëse merret parasysh të dhëna e dhjetorit prej 65.492 denarësh, që nga fillimi i vitit vlera e shportës minimale sindikale është rritur për 3.305 denarë, ose mbi 50 euro.

Kjo do të thotë se çdo muaj shpenzimet janë rritur mesatarisht për rreth 826 denarë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

LSDM: Qytetarët shtrenjtë i paguajnë përrallat e Mickoskit për ekonominë

Published

on

Nga partia maqedonase në opozitë LSDM, thonë se “qytetarët i paguajnë shtrenjtë përallat e Mickoskit se ekonomia e Maqedonisë është e treta në Evropë”.

Nga LSDM theksojnë se “kur qytetarët hyjnë në një dyqan, kur shkojnë në treg, kur paguajnë faturat, kur shikojnë portofolet e tyre të zbrazëta dhe frigoriferët e zbrazët, ata e dinë më së miri se sa realiste është përralla e Mickoskit për ekonominë e tretë në Evropë”.
“Me Mickoskin, standardi i jetesës së qytetarëve po përkeqësohet dita-ditës, qytetarët kanë gjithnjë e më pak para dhe jetojnë gjithnjë e më keq. Të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se perimet janë më të shtrenjta me mbi 38%, frutat me mbi 10% dhe çmimet e shitjes në bujqësi me 23%. Mishi, vezët, vaji i ullirit janë më të shtrenjta… gjithçka është në lajme. Dhe pagat nuk lëvizin, të gozhduara në fund, punëtorët e RMV-së kanë pagat më të ulëta në Evropë”.

“Ekonomia është në një trend në rënie. Investimet kanë rënë me mbi 60%. Kompanitë po pushojnë nga puna punëtorë, ka mbi 1,500 punëtorë të pushuar nga puna vetëm në pak muaj. 180 milionë euro, që nga muaji i kaluar, është borxhi për rimbursimet e TVSH-së ndaj kompanive. Ndërsa tregon përralla për ekonominë e tretë në Evropë, Mickoski nuk ka marrë masa për të ndihmuar qytetarët në krizë dhe për të mbrojtur standardin”, thonë nga LSDM.

Continue Reading

Lajme nga vendi

HELM MINJSH NË USHQIM PËR FOSHNJE – PRODUKTI HIQET NGA SHITJA!

Published

on

Një skandal serioz po trondit Evropën, pasi në kavanoze për ushqime foshnjash të brendit HIPP në Austri ishte zbuluar prania e helmit të minjve. Janë ngritur alarme urgjente dhe ka nis tërheqja masive nga shitja e produkteve të dyshimta.

Brendi i ushqimit për foshnje “HiPP” ka tërhequr disa nga kavanozët e tij pasi mostra në Austri, Sllovaki dhe Çeki kanë rezultuar pozitive për helm miu, njoftuan autoritetet austriake.

Ata dyshojnë për manipulim me kavanozë 190-gramësh me pure për foshnje pesëmuajshe, të përgatitura nga karrota dhe patate, të cilat shiteshin në supermarketet SPAR në Austri. Mostra e parë rezultoi pozitive të shtunën.

HiPP theksoi se, si masë paraprake, po tërheq kavanozët e shitur në supermarketet SPAR në Austri, ndërsa dyqanet në Sllovaki dhe Çeki kanë larguar nga shitja të gjitha produktet e ushqimit për foshnje të këtij brendi.

Testimet u kryen pasi një konsumator raportoi për manipulim të një kavanozi, bëri të ditur policia, megjithëse askush nuk e kishte konsumuar ushqimin.

Advertisement

Helmi për minj zakonisht përmban substancën bromadiolon, e cila pengon mpiksjen e gjakut, sipas Agjencisë Austriake për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore. Gëlltitja e këtij helmi mund të shkaktojë gjakderdhje, mavijosje dhe prani gjaku në jashtëqitje. Simptomat mund të shfaqen dy deri në pesë ditë pas konsumimit.

Continue Reading

Më të lexuarat