Connect with us

Lajme nga vendi

Ndryshimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune, sindikalistët me vërejtje dhe propozime konkrete

Published

on

Çdo i dyti i punësuar në Maqedoni është me kontratë në afat të shkurt kohor. Shumicës së të punësuarve nuk iu paguhet shtesa sipas përvojës dhe stazhit. Disa punëtorë madje detyrohen që k-15 ta kthejnë në kompaninë ku punojnë. Jo pak të tjerëve u paguhet çereku i mëditjes që ju takon kur punojnë të dielave. Iu mohohet e drejta e shfrytëzimit të 22 ditëve pune të pushimit vjetor. Këto janë vetëm disa nga gjetjet, për të cilat Lidhja e sindikatave ka tërhequr vërejtjet që të pamundësohen në praktikë me prurjen e Ligjit për marrëdhënie pune. Kritika të shumta ndaj Ministrisë për PPS ka nga LSM-ja, në debatin publik për propozim ligjin për marrëdhënie pune.

“Ajo çfarë na shqetëson më tepër është qëndrimi i MPPS që do të jetë në dëm të rreth 700 mijë të punësuarëve në sektorin publik dhe privat, heqja e marrëveshjeve kolektive. Përkatësisht, ato ujdi të aplikohen në kohëzgjatje të caktuar, pastaj dispozitat të zbatohen maksimumi 1 vit. Kjo dmth që punëtorët në sektorin publik dhe privat do ti humbasin të gjitha të drejtat që tu paguhet shtesa sipas përvojës dhe stazhit, mëditjet që ju takojnë kur punojnë të dielave dhe festave apo puna pas orarit. Duan që ta minojnë sindikatën dhe ti shkelin të drejtat e punëtorëve dhe ti ngritin punëdhënësit në pozita”, tha Slobodan Trendafilov, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Kërkesa e Sindikalistëve është që marrëveshjet në afat të caktuar mos të rilidhen pas çdo muaji për mos t’i mbajtur punëtorët në situata të pasigurta, por të jetë më së shumti 3 herë për periudhën që do caktohet. Sindikatat kërkojnë një vit, punëdhënësit kërkojnë 3 vjet, kurse MPPS kërkon të gjej një mes që të jetë maksimumi dy vjet.

“Vlerësojmë që ndryshimet do të pengojnë punëdhënësit ta keqpërdorin të punësuarin në bazë të arsyetimit si tepricë teknologjike që ti nxjerrin nga puna ata në moshë.. Në fakt tu bëjmë që këto përjashtime tu kushtojnë më shtrenjtë se sa ti mbajnë në punë. 40 vërejtje tjera jetike janë dorëzuar te MPPS, presim prej tyre shqyrtim të arsyeshëm në detaje, ne do të marrim pjesë në të gjitha debatet publike dhe me ekipet tona do të alarmojmë opinionin. Deri më tani ujdia ishte që të diskutojmë në nivel të grupeve të punës, diku më zëshëm e diku më pak”, u shpreh Sllobodan Trendafilov, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Sipas pritjeve, këto ndryshime ligjore procedurat parlamentare duhet t’i kalojnë në pranverë, për të hyrë në fuqi para hapjes se kapitullit përkatës në maj në negociatat e anëtarësimit me BE-në. Nga Ministria mbeten në qëndrimin që do të unifikojnë të gjitha kërkesat e sindikalistëve dhe të punëdhënësve për të gjetur një kompromis të qëndrueshëm që do të jetë i plotfuqishëm me ligj. /Alsat.mk

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

FILIPÇE: INSPEKTIME NË TË GJITHA SISTEMET E UJËSJELLËSIT NË VEND

Published

on

Rasti në Gostivar nuk është i izoluar, por bëhet fjalë për dobësi sistematike dhe joefikasitet institucional, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venco Filipçe.

Në konferencën e sotme për media ai tha se ka informacione se edhe në vende të tjera të vendit ka probleme me cilësinë e ujit, ndërsa institucionet nuk po reagojnë.

Duke iu referuar një raporti të siguruar nga informatorë, Filipçe deklaroi se uji në Spitalin e Specializuar për Sëmundje të Mushkërive dhe Tuberkuloz në Leshkë ka rezultuar i ndotur.

“Askush nuk ka reaguar. Bëhet fjalë për dokumente zyrtare të Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë. Mostra e marrë nga çezma e spitalit në Leshok, ku trajtohen pacientët, ka treguar 51 baktere koliforme në 100 mililitra ujë. Në raport thuhet se uji nuk i plotëson standardet e cilësisë për ujë të pijshëm. A e dinë këta njerëz se çfarë po bëjnë? Çfarë lloj menaxhimi i institucioneve është ky? A është qëllimi të rrezikohet shëndeti i të gjithë qytetarëve në vend?”

Lideri socialdemokrat bëri thirrje që analizat dhe kontrollet të kryhen menjëherë, ndërsa kërkoi dorëheqje dhe përgjegjësi penale për drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Shëndetit Publik, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe të Prokurorisë, duke i akuzuar se kanë vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Pas zënkës me gruan, merr fëmijën 10-muajsh pa leje dhe largohet për në Zvicër

Published

on

Dje në orën 08:10 në DPB Gostivar, një 21-vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në shtëpinë familjare, bashkëshorti i saj kundërligjshëm dhe pa pëlqimin e saj ka marrë fëmijën e tyre 10-muajsh për në Zvicër. Për rastin janë njoftuar shërbimet kompetente dhe Qendra për Punë Sociale në Gostivar për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

16-vjeçari pa leje drejtimi me veturë përfshihet në aksident,i konfiskohet automjeti

Published

on

Dje rreth orës 14:00 në një hapësirë parkingu në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga fshati Poroj. Paraprakisht, ai pa leje drejtimi ka drejtuar automjetin e udhëtarëve “Smart” me targa të Tetovës dhe me automjetin ka qenë i përfshirë në një aksident komunikacioni. Automjeti është konfiskuar dhe ndaluar në stacionin policor, ndërsa biseda zyrtare me të është kryer në prani të inspektorit për delikuencë të të miturve dhe kujdestarit të tij. Pas dokumentimit të rastit, ndaj personit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

Continue Reading

Më të lexuarat