Lajme nga vendi
Mjeku Danillovski: Lloji i virusit “Kraken” nuk është fare i rrezikshëm
Virusi Kraken, edhe pse është më infektues, nuk shkakton simptoma më të rënda. Korona është një lloj virusi i cili vazhdimisht ndryshon dhe paraqiten lloje të ndryshme me qëllim të mbijetojë, por përkundër kësaj, me pandeminë kemi përfunduar. Kështu ka shkruar në FB profilin e tij epidemiologu Dragan Danillovski pas informatës së djeshme se në Gjevgjeli është konfirmuar lloji “Kraken” i virusit “Covid”, informon Zhurnal.
Danillovski dëshiron të qetësojë qytetarët se nuk ka nevojë për asnjë panikë sepse bëhet fjalë për virus me simptoma më të lehta. Tek personat më të moshuar, me sëmundje kronike apo me imunitet të dobët mund vetëm të përfundojnë në spital.
Ngelet këshilla që tek ata që do të paraqiten kollitje, teshtitje apo rrjedhje hundësh, të mbajnë maska dhe të qëndrojnë në shtëpi./Zhurnal.mk
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)
Lajme nga vendi
Fetai: Reçaku, plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kolektive
Me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka kujtuar 45 civilët shqiptarë të vrarë mizorisht më 15 janar 1999, duke e cilësuar këtë ngjarje si një nga krimet më barbare të kryera nga regjimi serb ndaj popullit të Kosovës.
Sipas Fetait, Masakra e Reçakut përfaqëson një plagë të hapur në ndërgjegjen kolektive dhe një krim të rëndë kundër njerëzimit që tronditi opinionin ndërkombëtar. Ai theksoi se kjo ngjarje u bë pikë kthese drejt ndërhyrjes ndërkombëtare, duke e bërë të pamohueshme të vërtetën e spastrimit etnik që po ndodhte në Kosovë.
“Reçaku mbetet kujtesë e pathyeshme për sakrificën, dinjitetin dhe të drejtën për liri”, shkruan Fetai në facebook.
Ai përfundoi duke nderuar me respekt të përjetshëm 45 civilët e vrarë në Masakrën e Reçakut.

