Lajme nga vendi
Temperaturat për ditën e sotme
Moti do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe i ftohtë, vende-vende me borë të dobët. Do të fryjë erë mesatare. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -4 deri në 2, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 0 deri në 7 gradë.
Në Shkup me vranësira të pjesshme me erë mesatare nga veriu herë pas here e fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 4 gradë.
Do të vazhdojë moti i ftohtë, me temperatura të mëngjesit të cilat kudo do të jenë nën zero, ndërsa të martën do të ketë kushte për borë të herëpashershme.
Lajme nga vendi
Studentët mund të aplikojnë për subvencione për ushqim deri më 5 shkurt
Studentët që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për ushqim të subvencionuar studentor për vitin akademik 2025/2026 kanë ende disa ditë për të aplikuar, ka njoftuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve skadon më 5 shkurt 2026.
“E drejta për ushqim të subvencionuar studentor është e destinuar për studentët e studimeve të plota universitare me të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto, si dhe për studentët e regjistruar në studime pasuniversitare dhe të integruara në universitetet shtetërore dhe private në vend”, thonë nga MASH.
MASH thekson se studentët që plotësojnë kushtet dhe ende nuk kanë aplikuar mund të dorëzojnë një aplikim elektronikisht përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk.
“Për mbështetje shtesë gjatë aplikimit, studentët mund të kontaktojnë në adresën e email-it subvencioniran.obrok@mon.gov.mk. Në të njëjtën kohë, studentët, të cilëve u është ndërprerë më parë e drejta për ushqim të subvencionuar, mund të aplikojnë përsëri, nëse konsiderojnë se i plotësojnë kushtet e përcaktuara, si dhe ata që nuk kanë aplikuar në afatet e mëparshme aktive”, thonë nga MASH.
Lajme nga vendi
Rreziku i fshehur i pijeve energjike: fëmijët në RMV përfundojnë në urgjencë nga teprimi
Shtohet numri i rasteve të fëmijëve dhe të miturve që kërkojnë ndihmë për shkak të komplikimeve shëndetësore nga konsumimi i pijeve energjike, njoftojnë nga Reparti i Ndihmës së Shpejtë.
Mjeku Sejfullah Ademi, tregon se përballet çdo ditë me raste të tilla dhe kërkon sensibilizim më të madh të shoqërisë, që jeta e fëmijëve të mos vihet në rrezik.
“Fatkeqësisht, edhe ne si Ndihmë e Shpejtë ballafaqohemi me raste të këtilla, ku shohim që fëmijët konsumojnë në mënyrë të pakontrolluar pije energjetike. Pijet e tilla energjetike nuk janë aspak të preferuara për fëmijët, duke pasur parasysh problemet që mund të ndodhin me takikardinë, gjë që, nëse nuk reagohet në mënyrë adekuate, e vendos në rrezik edhe vetë jetën e fëmijës. Ne, si Ndihmë e Shpejtë, kemi thirrje të tilla dhe dalim në mënyrë sa më të shpejtë të mundshme në teren, që t’iu afrojmë ndihmën fëmijëve të tillë, por të bëjmë apel pasi komplikimet mund të bëhen të rënda dhe fatkeqësisht të përfundojnë letalisht edhe për fëmijën.” – tha Sejfullah Ademi, mjek i Ndihmës së Shpëjtë.
Ademi nënvizon se për të parandaluar këtë fenomen negativ, duhet vepruar edhe në aspektin ligjor dhe kërkon përfshirjen e të gjithë aktorëve shoqërorë.
“Duhet të ndikojmë si shoqëri këtu edhe në aspektin ligjor, të kërkohet që edhe me ligj të jetë rreptësisht e ndaluar shitja e pijeve energjetike te të miturit. Fatkeqësisht, njerëz të papërgjegjshëm, për arsye të pakta fitimprurëse, bëjnë një gjë të tillë – ju shesin fëmijëve pije energjetike, duke pasur parasysh rrezikun e madh që ndodh pastaj tek fëmijët. Ju bëjmë apel prindërve për kujdes të shtuar dhe të komunikojnë me fëmijët e tyre, duke u shpjeguar për rreziqet. Atyre të cilët merren me tregti, mos u shisni fëmijëve dhe të miturve pije të tilla, sepse rreziku është i madh për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare, ku në mënyrë direkte e vendosin jetën e fëmijëve në rrezik.” – u shpreh Ademi.
Në Maqedoni, aktualisht shitja e pijeve energjike për fëmijët nuk është e ndaluar me ligj, prandaj mjeku Ademi propozon miratimin e një vendimi të tillë në Kuvend.
Ai thekson se në vendet e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, kjo është e rregulluar ligjërisht dhe jep rezultate në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve. /RTM2/
Lajme nga vendi
Qeveria e miratoi planin vjetor për objekte energjetike për vitin 2026
Qeveria e publikoi planin vjetor për ndërtimin e objekteve energjetike për vitin 2026 i cili nis investime masive prej mbi 5,7 miliardë euro në prodhimtarinë dhe deponimin e energjisë elektrike.
Ministrja Sanja Bozhinovska, sot në konferencën për shtyp sqaroi se plani përfshin realizimin e 67 objekteve të reja energjetike për prodhimtarinë e energjisë elektrike me fuqi prej të paktën 1 megavat, me fuqi të përgjithshme të instaluar prej 4.416,8 megavat dhe investim i vlerësuar prej 3,735 miliardë euro. Nga këto, 59 janë elektrocentrale fotovoltaike me fuqi mbi 3.000 megat dhe vlerë prej 2,1 miliardë euro, 7 elektrocentrale me erë me 907 megavat dhe 1,18 miliardë euro dhe një elektrocentral me gaz të kogjenerimit me 495 megavat dhe 445 milionë euro, të rëndësishme për balansimin e sistemit.
“Ky plan nuk është vetëm listë dëshirash, por një dokument strategjik konkret i cili transformon imazhin tonë energjetik dhe përforcon pavarësinë”, theksoi Bozhinovska.
Nga 284 kërkesa, janë miratuar 97 kompani sipas parimit “kush vjen i pari, shërbehet i pari. Janë përfshirë edhe 56 projekte komunale nga Makedonski Brod, Lozova, Debërca, Kavadari, Kumanova, Bërvenica dhe Koçani, me analiza për stabilitet të rrjetit.
-
Lajme nga vendi2 months agoMoti me vranësira dhe reshje shiu
-
Lajme nga vendi2 months agoImami i Qabes, Maher Al-Mu’aiqly arrin në Maqedoni, pritet nga kreu i BFI-së
-
Lajme nga vendi2 months agoApel për ndihmë Zenun Hysa, një 28-vjeçar nga Kaçaniku i Kosovës, po përballet me një betejë të vështirë shëndetësore

