Lajme nga vendi
U mbajt takimi i parë i drejtorëve politikë të ShBA-Karta e Adriatikut nën kryesimin e Maqedonisë së Veriut
Drejtoresha e Turizmit në Bashkinë Tiranë, Ketrina Jarazi ka treguar më shumë detaje rreth aktiviteteve që do të zhvillohen ditën e sotme në Tiranë në kuadër të festimeve për Ditën e Verës.
Në një intervistë për Klan News, Jarazi është shprehur se një ndër risitë që do të sjellë kjo ditë në Tiranë është spektakli i 500 dronëve rreth orës 19:00 tek diga e liqenit në Tiranë.
Ketrina Jarazi: Do të jetë në orën 19:00 tek diga e liqenit. Vjen për herë të parë në Shqipëri. Është një nga showt më të mëdhenj në Ballkan, ku do të ketë rreth 500 dronë dhe do të performojnë për rreth 15 minuta.
Drejtoresha e Turizmit në Bashkinë Tiranë, Jarazi ka treguar në mënyrë të përmbledhur disa nga aktivitetet që do të zhvillohen sot.
Ketrina Jarazi: Muzika fillon që nga ora 10:30 për të vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes. Fillon me Ansamblin Tirana, Ansamblin Kombëtar, do të kemi Irma Libohovën, do të kemi Enisën që është risi sivjet për kryeqytetin tonë dhe për të vazhduar më tej me DJ Aldon.
Mes të tjerash, Jerazi ka thënë se në cilat zona të Tiranës do të jetë të përqëndruara eventet që priten të zhvillohen.
Ketrina Jarazi: Pikat ku do të jenë të përqëndruara këto aktivitete fillon me sheshin Skëndërbej, vazhdon me Parkun Rinia, përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit do të ketë disa aktivitete dhe evente, për të vazhduar më tej përballë Piramidës, përballë Kryeministrisë, sheshit Nënë Tereza, zona e Bllokut në rrugën Ibrahim Rugova dhe në 3 vendodhje të ndryshme të Parkut të Madh të Liqenit./tvklan.al
Drejtoresha e Turizmit në Bashkinë Tiranë, Ketrina Jarazi ka treguar më shumë detaje rreth aktiviteteve që do të zhvillohen ditën e sotme në Tiranë në kuadër të festimeve për Ditën e Verës.
Në një intervistë për Klan News, Jarazi është shprehur se një ndër risitë që do të sjellë kjo ditë në Tiranë është spektakli i 500 dronëve rreth orës 19:00 tek diga e liqenit në Tiranë.
Ketrina Jarazi: Do të jetë në orën 19:00 tek diga e liqenit. Vjen për herë të parë në Shqipëri. Është një nga showt më të mëdhenj në Ballkan, ku do të ketë rreth 500 dronë dhe do të performojnë për rreth 15 minuta.
Drejtoresha e Turizmit në Bashkinë Tiranë, Jarazi ka treguar në mënyrë të përmbledhur disa nga aktivitetet që do të zhvillohen sot.
Ketrina Jarazi: Muzika fillon që nga ora 10:30 për të vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes. Fillon me Ansamblin Tirana, Ansamblin Kombëtar, do të kemi Irma Libohovën, do të kemi Enisën që është risi sivjet për kryeqytetin tonë dhe për të vazhduar më tej me DJ Aldon.
Mes të tjerash, Jerazi ka thënë se në cilat zona të Tiranës do të jetë të përqëndruara eventet që priten të zhvillohen.
Ketrina Jarazi: Pikat ku do të jenë të përqëndruara këto aktivitete fillon me sheshin Skëndërbej, vazhdon me Parkun Rinia, përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit do të ketë disa aktivitete dhe evente, për të vazhduar më tej përballë Piramidës, përballë Kryeministrisë, sheshit Nënë Tereza, zona e Bllokut në rrugën Ibrahim Rugova dhe në 3 vendodhje të ndryshme të Parkut të Madh të Liqenit./tvklan.al
Në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me ShBA–Karta e Adriatikut (A5), në Shkup, u zhvillua takimi i parë i përbashkët i drejtorëve politikë dhe të mbrojtjes nga ministritë e punëve të jashtme dhe ministritë e mbrojtjes të vendeve anëtare dhe vëzhguesve të Kartës, informojnë nga MPJ.
“Kryesimi ynë përkon me 20-vjetorin e themelimit të kësaj iniciative, ku në takim u përshëndetën arritjet e deritanishme të A5 të reflektuara në anëtarësimin përkatës të katër vendeve të Kartës në Aleancën e NATO-s. Prandaj, në fokus të bisedimeve në takim ishin mënyrat e rivitalizimit dhe përshtatjes së iniciativës me realitetin e ri të sigurisë dhe dinamikën aktuale rajonale. Qëllimi është të forcohet roli politik i Kartës dhe të krijohen mekanizma të rinj për adresimin përkatës të sfidave aktuale të sigurisë në rajon”, kumtojnë nga MPJ.
Në të njëjtën kohë, në takim u diskutua edhe për pasojat e agresionit ushtarak rus në Ukrainë ndaj rajonit, me theks të veçantë në kërcënimet kibernetike dhe hibride, cenueshmërinë e infrastrukturës kritike dhe ballafaqimin me dezinformatat. U shqyrtuan mënyrat për të forcuar rezistencën përmes veprimit dhe bashkëpunimit të përbashkët.
Gjithashtu, është miratuar edhe Plani i Veprimit i Kryesimit të Maqedonisë së Veriut, ShBA-Karta e Adriatikut në vitin aktual.
“A5 është një forum unik bashkëpunimi, i cili përveç vendeve të rajonit, në radhët e tij ka edhe ShBA-në si partner strategjik. Më konkretisht, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina janë anëtarë të Kartës, ndërsa Serbia, Sllovenia dhe Kosova kanë statusin e vendeve vëzhguese. E themeluar në vitin 2003, kjo organizatë ka gjeneruar siguri dhe stabilitet në këtë pjesë të Evropës për dy dekada”, theksojnë nga MPJ.
Lajme nga vendi
U gjobitën 27 shoferë dhe 21 automjete u larguan me “merimangë” në Tetovë
Gjatë ditës së djeshme (05 shkurt), në zonën e SPB Tetovë është realizuar kontroll i automjeteve dhe shoferëve.
Gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithsej 27 shoferë për parkim të parregullt (TE-23 dhe GV-4), ndërsa 21 automjete janë larguar me automjetin special “merimangë” (TE-14 dhe GV-7).
Po ashtu, janë sanksionuar edhe 56 kundërvajtje të tjera në trafik (TE-36 dhe GV-20)
Lajme nga vendi
SALI: VMRO KA VULLNET T’I BËJ NDRYSHIMET KUSHTETUESE POR KËRKON GARANCË
I pyetur se kur do të përmbushen kushtet e BE-së, për anëtarësimin e Maqedonisë në famiëjen e madhe Evropiane, zëvendëskryeministri Bekim Sali, tha se presin që Bullgaria të reflektoj ndaj kërkesës së kryeministrit të Mickoskit, që të zotohen se nuk do të ketë kushtëzime tjera. Ai tha se nuk është e vërtetë që VMRO-ja nuk ka vullnet për ndryshimet kushtetuese por se kërkon garancë nga Bullgaria se nuk do të bëj kërkesa të tjera.
Kujtojmë se bashkë me reformat dhe kapitujt, kushti kryesor për hapërimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian janë votimi i ndryshimeve kushtetuese në Parlament, për përfshirjen dhe njohjen e komunitetit bullgar në kushtetutë si një nga bashkësitë etnike të vendit. Kjo është pjesë e asaj që njihet si “propozimi francez”, i dakorduar në 2022 në kuadër të negociatave të anëtarësimit, dhe konsiderohet nga BE-ja dhe Bullgaria si një kusht kryesor për të çuar përpara negociatat e pranimit të shtetit tone në BE. Kjo kërkesë burojn nga marrëveshjet politike midis BE-së, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe nga korniza negociuese e miratuar nga Këshilli i BE-së në 2022. Pa këto ndryshime kushtetuese, Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të hapë kapitujt e negociatave për anëtarësim, pasi vendet anëtare, kryesisht Bullgaria, kanë bllokuar procesin deri në përmbushjen e këtij kushti. Kujtojmë se votimi i ndryshimeve kushtetuese, miratohet me 2/3 e votave të deputetëve në Kuvend. TV KOHA
Lajme nga vendi
“FOL SHQIP O TAJ”
“FOL SHQIP O TAJ”. Kjo është nisma e fundit e inicuar nga Ambasadori I Shqipërisë më Shkup, Denion Meidani, pas problemit që hasën studentët shqiptarë për provimin e jurispodencës në gjuhën shqipe. Nisma ka ngjallur reagime në opinion, ndërsa pritet të shihet nëse institucionet përkatëse do të marrin masa konkrete për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali tha se Ligji për Provimin e Jurisprudencës që është aktiv që nga muaji janar i vitit 2020, ka defekt pasi nuk e precizon se në cilën gjuhë duhet të jepet provimi. Sali tha se mbështesin kërkesën e studentëve shqiptarë të juridikut, që provimi të mund të realizohet edhe në gjuhën shqipe.
“Këtë defekt do të mundohemi që ne tash ta përmirësojmë apo ta precizojmë, për arsye se Ministria e Drejtësisë siç nuk është e gatshme të respektojë Kushtetutën e vendit, e cila nënkupton gjithçka që gjithçka që është mbi 20 për qind e popullsisë në vendin tonë duhet të respektohet gjuha amtare, që nënkupton që gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare dhe është e drejtë e çdo juristi apo të diplomuari që provimin e jurisprudencës ta japë në gjuhën amtare të tij, në gjuhën shqipe. Këtu duhet ta përsëris edhe njëherë qëndrimin e VLEN-it se jemi pro kësaj kërkese”, deklaroi Sali.
Avokati i Popullit ka konfirmuar se kanë hapur procedurë lidhur me provimin e jurisprudencës i cili nuk ofrohet në gjuhën shqipe, por vetëm në maqedonisht. Ndonëse nuk ka të dorëzuar ndonjë nismë konkrete deri te Zyra e Avokatit të Popullit, Faton Selami ftoi qytetarët të cilëve u është shkelur kjo e drejtë që të njëjtën ta paraqesin.
“Çdo qytetar që konsideron se i është shkelur një e drejtë e garantuar me Kushtetutë apo ligj, ka të drejtë të iniciojë procedurë pranë Avokatit të Popullit duke paraqitur parashtresë. Megjithatë, Zyra e Avokatit të Popullit, deri më tani, nuk ka regjistruar parashtresë që lidhen drejtpërdrejt me çështjen. Avokati i Popullit nuk do të kufizohet vetëm në pritjen e parashtresave individuale. Në përputhje me kompetencat e përcaktuara me Ligjin për Avokatin e Popullit, do të inicioj menjëherë procedurë me vetëiniciativë për shqyrtimin e kësaj çështjeje. Në këtë kuadër, do të realizohet një analizë e dispozitave të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe e veprimeve të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me zbatimin e këtij ligji në organizimin dhe zhvillimin e provimit të jurisprudencës”, tha Avokati i popullit, Faton Selami.
Nga BDI thonë se “në mënyrë brutale dhe të papranueshme, ministri ka injoruar kërkesat legjitime juridike të studentëve shqiptarë për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj”.
“Ky veprim përbën precedent të rrezikshëm institucional, ku Ministri i Drejtësisë vendos veten mbi Kushtetutën, mbi ligjin, mbi Qeverinë dhe mbi çdo institucion tjetër të vendit, duke cenuar rëndë parimet e shtetit të së drejtës. BDI vlerëson se kjo qasje jo vetëm që cenon barazinë gjuhësore dhe juridike, por godet drejtpërdrejt themelet e rendit kushtetues dhe bashkëjetesës ndëretnike, Bashkimi Demokratik për Integrim i bën thirrje Qeverisë që të mos lejojë Ministrin e Drejtësisë të vendoset mbi ligjet dhe mbi Kushtetutën, por të ndërmarrë masa konkrete për t’u mundësuar studentëve shqiptarë mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, gjuhë në të cilën kanë kryer studimet dhe gjuhë që është zyrtare sipas rendit kushtetues të shtetit” thonë nga BDI.
Së fundmi edhe Ishministri i Arsimit në Kosovë, Arsim Bajrami ka reaguar duke thënë se institucionet në Maqedoni po ndërmarrin hapa anti-kushtetues me mos pranimin e kërkesës së studentëve shqiptarë për provim në gjuhën amëtare. TV KOHA

