Connect with us

Lajme nga vendi

Bislimoski do të udhëheq me Bordin e rregullatorëve të Komunitetit energjetik në Athinë

Published

on

Ndryshimet e çmimeve të bursës të energjisë elektrike nga 400 euro në 1,60 euro për megavat orë do të jetë një nga temat boshte të diskutimit sot dhe nesër të rregullatorëve nga Komuniteti energjetik në Athinë, ku me Bordin e rregullatorëve do të drejtojë Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator Energjetik dhe kryetar i Bordit të rregullatorëve, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Në prag të takimit, Bislimoski ka thënë se me që po afrohet fundi i sezonit të ngrohjes për qytetarët, për rregullatorët ekziston vetëm fillimi i sezonit të ri të ngrohjes dhe për këtë arsye “do të diskutojmë që në mënyrë strategjike të pozicionohemi për skenarët e mundshëm që na presin në prag të dimrit të ardhshëm”.

“Kriza energjetike dëshmoi se përgjigja më e mirë është përgjigje e koordinuar e Evropës dhe rritja maksimale e pavarësisë energjetike të çdo vendi. Jemi dëshmitarë se po riaktivzohen termocentralet, por agjenda për energji të gjelbër duhet të vazhdojë dhe reformat dhe investimet duhet të kenë vazhdimësi dhe realizim 100 për qind. Do të pozicionohemi në mënyrë strategjike pa mëdyshje, sepse furnizimi i besueshëm, stabil dhe i pandërprerë i energjisë elektrike dhe ngrohjes është prioritet për të gjithë rregullatorët nga Komuniteti energjetik”, tha Bislimoski i cili është në mandatin e tij të dytë dhe udhëheq si kryetar i Bordit të Rregullatorëve të Komunitetit energjetik.

Në dhjetor të vitit 2019, kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik (KRrE) u zgjodh unanimisht kryetar i Bordit të rregullatorëve të Komunitetit energjetik në mbledhjen e atëhershme të rregullt, ndërsa në nëntor të vitit 2021 mori mandatin e dytë dyvjeçar.

Takimet e komunitetit energjetik tradicionalisht mbahen në Athinë, ku përveç Maqedonisë së Veriut, vende anëtare janë edhe Serbia, Kosova, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Moldavia, Gjeorgjia, Ukraina dhe Shqipëria.

Advertisement

Takimi i mëparshëm në Athinë u zhvillua në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Advertisement

Lajme nga vendi

DITA E EKOLOGJISË, ADMINISTRATA KOMUNALE PASTRON QYTETIN

Published

on

Në ditën e ekologjisë, kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me administratën komunale dhe sektorët komunal dolën nëpër rrugët e qytetit për të pastruar hapësirat publike. Aksioni simbolik kishte për qëllim të dërgojë mesazh tek qytetarët që të kujdesen më shumë për ambientin jetësor dhe pastërtinë e qytetit.

Kasami gjithashtu tha se të gjithë qytetarët duhet të jenë më të kujdesshëm për ambientin ku jetojmë, me qëllim që të jetë më i pastër.

Ndërkohë, problem vazhdojnë të mbeten deponitë e egra dhe mbetjet inerte, të cilat shpeshherë qytetarët i hedhin vend e pa vend. Kryetari Kasami theksoi se për këtë problem nevojiten dënime më të ashpra dhe bashkëpunim më i madh institucional, duke kërkuar që edhe gjyqësori të mos tregojë tolerancë ndaj ndotësve të ambientit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Darko Konstadinovski: Më mirë të mbyllet Gjykata Kushtetuese sesa të vendoset mekanizmi i Badenterit

Published

on

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, në konferencë për media nga gazetarët u pyet lidhur me kërkesën që në Gjykatën Kushtetuese të vendoset mekanizmi i vendosjes me Badenter, tha se mekanizëm i tillë është i mirë për politik, por jo edhe në organe gjyqësore.
“Vendosja e mekanizmit, ndoshta kam qenë brutal por kam thënë se është më mirë të mbyllet institucione sesa të vendoset mekanizëm i tillë. Pse? Për shkak se në atë rast nuk ka argumentet kushtetuso-juridike të vendosin, por do të vendosin lloji i tjetër i argumenteve”, tha Konstadinovski, raporton SHENJA.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Qeveria nuk po e shqyrton hapjen e Kushtetutës, nuk janë përmbushur kushtet politike

Published

on

Qeveria nuk po e shqyrton hapjen e Kushtetutës, kushtet politike për këtë nuk janë përmbushur, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Duke iu përgjigjur pyetjeve e gazetarëve në tryezën e rrumbullakët “A do të paraqesim një ankesë kushtetuese?”, Mickoski tha se Gjykata Kushtetuese ndoshta tashmë po shqyrton se si do të duket arkitektura e ligjit të posaçëm dhe shprehu pritjen e tij se së shpejti mund të ketë një dokument të gatshëm dhe, siç përmendi ai, kur të jenë kushtet politike, ai do të miratohet.
Siç tha ai, në këtë kontekst, prania e tij në tryezën e sotme është një mesazh i fortë.

“Ne supozojmë se Gjykata Kushtetuese tashmë po shqyrton se si do të duket arkitektura e ligjit të posaçëm. Shpresoj që një projektligj i tillë të mund të paraqitet së shpejti sot, të ketë një debat publik, të dëgjohet mendimi i publikut dhe komunitetit të ekspertëve, të ketë një dokument të gatshëm dhe kur të jenë kushtet politike për një gjë të tillë, të miratohet.

Continue Reading

Më të lexuarat