Connect with us

Lajme nga vendi

Huamarrja alternativë shpëtimi dhe garantimi për mbijetesë, shqiptarët të parët në Evropë!

Published

on

Mungesa e mirëqenies sociale në rajon krijon edhe varësi nga shtetet tjera që kanë ekonomi më të fuqizuar. Por, megjithatë cilësia e ulët e jetesë si pasojë e krizave të njëpasnjëshme ekonomike qytetarët e kanë të pamundur t’ia dalin me shpenzimet krahas të ardhurave që marrin. Prandaj, shpesh herë si alternativë e vetme për shpëtim dhe mbulim të shpenzimeve mujore e vjetore qytetarët shfrytëzojnë kanalet e huamarrjes. Huamarrja ndahet në dy grupe, huamarrje nga institucionet financiare, dhe huamarrje nga miqtë dhe familjarët. Në vendet tona më e shpeshtë është kjo nga familjarët dhe miqtë, pasi për të marrë hua nga bankat kërkohen kritere që jo secili qytetarë i plotëson. Sipas një raporti hulumtues, Shqipëria renditet në vendin e 82-të, me 30.00% të të anketuarve që u drejtohen familjes dhe miqve për të marrë hua, mbi 20 vende pas Maqedonisë së Veriut (25.14%) dhe Kosovës (25.86%) e cila renditet në vendin e 66-të. Në Evropë, Shqipërisë ia kalojnë vetëm Turqia, Moldavia dhe Ukraina. Kjo nënkupton, që shqiptarët në Shqipëri, por edhe Maqedoni të Veriut dhe Kosovë, shpesh herë marrin ndihmë dhe mbështetje financiare edhe në formë të huamarrjes pasi alternativë tjetër nuk kanë për t’ia dalë mban me shpenzimet tejet të larta si pasojë e çmimeve të larta të produkteve dhe shërbimeve në këto vende. Mes tjerash nivel i lartë i papunësisë, dhe pagat tejet të ulëta, janë faktorë shtytës që metoda e huamarrjes të jetë mjet shpëtimi, shkruan Zhurnal.

Kujt i marrin më shumë borxh shqiptarët?

Kujt i marrin më shumë borxh shqiptarët në çaste vështirësie apo kur duan të bëjnë një investim? Bankës, familjes, miqve apo institucioneve të tjera financiare? Sipas raportit të portalit shqiptar Monitor kjo zgjedhje shpesh varet nga një përzierje faktorësh të ndryshëm, duke përfshirë disponueshmërinë e shërbimeve financiare, edukimin financiar dhe qasjen kulturore ndaj vetë konceptit të huadhënies. Me anë të grafikëve të mëposhtëm, Richie Lionell hedh pak dritë se nga ku njerëzit huazojnë para, duke përdorur bazën e të dhënave të Findex Global 2021 të publikuar nga Banka Botërore.

Për të krahasuar praktikat e huamarrjes si për vendndodhjen ashtu edhe për nivelin e të ardhurave, grupi i të dhënave përmban rezultatet e anketimit nga të anketuarit e moshës 15+ dhe i grupon vendet sipas rajonit, përveç vendeve me të ardhura të larta, të cilat janë grupuar së bashku. Në vitin 2021, shumica e individëve në ekonomitë me të ardhura të larta, morën hua para nga institucionet financiare. 81% e të anketuarve marrin hua nga institucionet financiare. Kanadaja kryeson listën. Ndërkohë, Izraeli (80%), Islanda (73%), Hong Kongu (70%) dhe Koreja e Jugut (69%) nuk mbeten shumë prapa.

Kjo nuk është befasuese për vendet më të pasura, pasi shërbimet financiare në këto vende janë më të disponueshme dhe më të qasshme. Kjo, së bashku me njohuri më të larta financiare, duke përfshirë një kuptim të përgjithshëm të normave të interesit dhe mundësive për ndërtimin e kredive, kontribuojnë në popullaritetin e institucioneve financiare.

Advertisement

Gjithashtu, vlen të përmendet se disa vende kanë praktika kulturore që ndikojnë në. Për shembull, 61% e të anketuarve në Japoni përdorën institucione financiare formale, të cilat janë një opsion më i pranueshëm shoqërisht, sesa kërkimi për të marrë hua nga miqtë dhe familja (vetëm 6% e njerëzit në Japoni).

Shqipëria renditet në vendin e 79-të, me 13.39% e të anketuarve që marrin hua nga institucionet financiare, rreth 10 vende më poshtë se Serbia dhe Greqia. Ndërsa Kosova renditet në vendin e 72-të me një nivel huamarrje nga institucionet financiare 17.61%. Në Evropë, përqindjen më të ulët pas Shqipërisë, e ka vetëm Moldavia.

Borxhet te miqtë dhe familja, Shqipëria e para në Evropë –

Shqipëria renditet në vendin e 82-të, me 30.00% të të anketuarve që u drejtohen familjes dhe miqve për të marrë hua, mbi 20 vende pas Maqedonisë së Veriut (25.14%) dhe Kosovës (25.86%) e cila renditet në vendin e 66-të. Në Evropë, Shqipërisë ia kalojnë vetëm Turqia, Moldavia dhe Ukraina. Këto preferenca mund t’i atribuohen faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë mungesën e besimit në institucionet bankare dhe financiare, mungesën e qasjen në shërbime të tilla ose mungesën e informacionit për shërbime të tilla, nëse ato janë të disponueshme. Në disa shoqëri, huamarrja nga miqtë dhe familja mund të shihet si një normë kulturore, veçanërisht në vendet ku mbështetja e ndërsjellë dhe solidariteti luajnë një rol të fortë.

Përse borxhet dhe huat të jenë në nivel të lartë –

Advertisement

Vendet më pak të zhvilluara ekonomikisht dritë shprese apo mjet shpëtimi kanë huat apo borxhet që marrin si nga institucionet financiare ngjashëm edhe nga miqtë dhe familjarët. Shqiptarët që jetojnë në Ballkan e kuptojnë dhe e dinë këtë gjë më së miri, sepse kemi të bëjmë kryesisht me vende jo të zhvilluara mjaftueshëm ekonomikisht, prandaj edhe nevojat janë më të mëdha.

Maqedonia e Veriut, Shqipëria, dhe Kosova janë shtete të cilat kanë numër tejet të lartë të qytetarëve në migrim dhe kjo krejt si pasojë e kërkimit të një jete më të mirë. Sepse, në këto vende mbase është e vështirë për të jetuar më shumë ka përpjekje për mbijetesë. Prandaj, kur kemi numër të lartë të qytetarëve jashtë vendit kemi të qartë për jetën dhe cilësinë e saj që zhvillohet në këto vende.

Megjithatë, duhet të kujtojmë ajo që përsëritet shumë herë është fakti që mërgata në diasporë është infuzion për ekonomitë e vendeve në këtë rajon. Prandaj, shumë familje dhe qytetarë mbijetojnë vetëm nga të ardhurat që marrin nga familjarët e tyre që jetojnë në diasporë. Kjo nuk është zgjidhje ideale, por është e patjetërsueshme. Pasi pamundësia për tu punësuar, pagat e ulëta dhe çmimet tejet të larta si të produkteve ngjashëm edhe të shërbimeve krijojnë këtë realitet që huat dhe borxhet të jenë mjet shpëtimi. /Zhurnal.mk

Lajme nga vendi

Mashtrim përmes një faqeje gjermane të shitjes së veturave, 26-vjeçari nga Tetova humb 6.800 euro

Published

on

Një 26-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar në polici se është mashtruar nga një 46-vjeçar nga Gjermania, duke humbur 6.800 euro gjatë një marrëveshjeje për blerjen e një automjeti.

Sipas njoftimit të SPB Tetovë, denoncimi është bërë më 10 nëntor 2026, në orën 12:00. I riu kishte kontaktuar me personin përmes një faqeje gjermane të internetit për shitjen e automjeteve dhe, pasi ishin marrë vesh, më 29 tetor 2026 i kishte paguar 6.800 euro përmes llogarisë bankare.

Megjithatë, kur shërbimi i angazhuar i karrotrecit kishte shkuar në adresën e dhënë në Gjermani, ishte konstatuar se personi me të cilin ishte marrë vesh nuk jetonte aty dhe se adresa ishte e rreme.

Policia ka bërë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shasivari në Berlin: Takim me Anette Kramme për reformat në drejtësi dhe standardet evropiane

Published

on

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, në kuadër të vizitës së punës në Gjermani, zhvilloi një takim me Anette Kramme, Sekretare Parlamentare e Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve të Gjermanisë.

Në takim u diskutua për proceset aktuale reformuese në gjyqësor, forcimin e sundimit të ligjit, pavarësinë dhe efikasitetin e institucioneve të drejtësisë, si dhe sfidat në zbatimin e reformave në përputhje me standardet evropiane.

Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe zbatimin e praktikave të mira nga sistemi gjerman i drejtësisë.

Ministri Shasivari theksoi rëndësinë e Gjermanisë si partnere në procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar se reformat duhet të sjellin ndryshime thelbësore në funksionimin e institucioneve.

“Suksesi i reformave në drejtësi nuk matet vetëm me numrin e ligjeve të miratuara, por me zbatimin e tyre në praktikë. Synimi ynë është një sistem drejtësie që garanton siguri juridike, trajtim të barabartë para ligjit dhe besim më të madh të qytetarëve në institucione”, theksoi ministri Shasivari.

Advertisement

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional dhe mbështetjes në procesin e harmonizimit të legjislacionit kombëtar me standardet evropiane.

Ministria e Drejtësisë vazhdon aktivitetet për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, me fokus në rezultate konkrete në procesin e reformave dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sekuestrohen 168.7 kilogramë duhan pa pulla akcize në Prilep, gjashtë persona përballen me procedura ligjore

Published

on

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar 168.7 kilogramë duhan të prerë, gjatë një aksioni kontrollues në Tregun e Gjelbër dhe sheshin e qytetit në Prilep. Sipas Drejtorisë së Doganave, me këtë veprim është parandaluar shmangia e pagesës së akcizës në vlerë prej 463.787 denarësh.

Aksioni është realizuar nga doganierët e Doganës së Manastirit, në bashkëpunim me ekipet mobile të Departamentit për Çështje Operative, ndërsa për mbështetje është kërkuar edhe ndihma e policisë.

Nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur se gjatë kontrolleve janë kapur gjashtë persona duke shitur duhan pa pulla akcize, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Ndaj tyre janë iniciuar procedura përkatëse pranë gjykatës kompetente dhe Komisionit për Kundërvajtje.

„Gjashtë persona u kapën duke shitur duhan pa pulla akcize, duke shkelur rëndë ligjin, duke dëmtuar buxhetin e shtetit dhe duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Ky është aksioni i dytë i këtij lloji i realizuar nga Drejtoria e Doganave brenda një periudhe të shkurtër kohore. Në një kontroll të mëparshëm në tregun e Çairit, autoritetet kishin sekuestruar edhe 135 kilogramë duhan të prerë.

Advertisement

Drejtoria e Doganave njofton se do të vazhdojë intensifikimin e kontrolleve në terren dhe hetimeve për importin e duhanit dhe produkteve të tij, me qëllim luftimin e tregtisë së paligjshme dhe parandalimin e shmangies së detyrimeve doganore dhe akcizore.

Continue Reading

Më të lexuarat