Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe me diell. Në fund të ditës dhe gjatë natës pritet të ketë reshje të shiut.
Temperatura maksimale do të jetë nga 15 deri 21 gradë celsius.
Gjatë ditës së mërkurë dhe të enjten pritet mot jostabil, me reshje të shiut dhe me rënie të temperaturave ditore.
Lajme nga vendi
Valixhe e dyshimtë pranë selisë së VMRO-DPMNE-së në Shkup, evakuohen të punësuarit në objektet përreth

Për shkak të një valixheje të dyshimtë të lënë pranë selisë së partisë VMRO-DPMNE në qendër të Shkupit, janë evakuuar të gjitha ndërtesat përreth, përcjell TV21. Janë evakuuar edhe punonjësit e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore që ndodhet menjëherë pranë selisë së VMRO-DPMNE-së.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thanë se sot, në orën 12:55, një person nga sigurimi i NPRSH-së ka raportuar se në kamerat e vëzhgimit janë parë dy persona që inspektonin zonën para zyrave të institucionit, dhe njëri prej tyre ka lënë një valixhe.
“Zyrtarët policorë janë dërguar në vendngjarje dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, shtuan nga MPB-ja.
Para ndërtesës ndodhet një numër i madh njerëzish që po evakuohen, si dhe forca të shumta policore.
Lajme nga vendi
Arrestohet gruaja e mjekut të qëlluar në Kumanovë

Pjesëtarët e Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë kanë privuan nga liria 43 vjeçaren me A.A. nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar se ajo ishte e lidhur me tentativën e vrasjes së bashkëshortit të saj Z.Sh. (43) nga fshati Sllupçan, rajoni i Likovës. Gjithashtu, gjashtë persona janë thirrur në SPB Kumanovë për bisedë zyrtare në lidhje me incidentin, dhe me urdhër gjykate është kryer kontroll në shtëpinë e B.S. (50) nga Kumanova. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër A.A. do të ngrihen padi përkatëse, ndërsa padi penale do të ngrihet edhe kundër L.F. (36) nga Gostivari, i cili dyshohet për tentativë vrasjeje dhe është ende në arrati, pas konsultimit me Prokurorinë Themelore Publike.
Lajme nga vendi
Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në RMV e vizitoi Universitetin e Tetovës

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli sot e mirëpriti në vizitë Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Shkëlqesinë e Saj Ozlem Canel e shoqëruar nga stafi dhe znj. Pranvera Kasamin nga Instituti për Lidership dhe Politika Publike.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë që ofrojnë universitetet e Holandës për studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Tetovës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit akademik dhe kulturor ndërmjet dy vendeve. Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli u shpreh se universiteti ynë është gjithmonë i hapur për bashkëpunime ndërkombëtare të cilat u ofrojnë studentëve tanë mundësi zhvillimi profesional dhe akademik, ndërsa Holanda është një shembull i shkëlqyer i arsimit cilësor dhe inovativ.
Ndërsa Ambasadorja e Holandës, Shkëlqesia e Saj Ozlem Canel u shpreh e lumtur për prezencën e saj në Universitetin e Tetovës dhe theksoi se universitetet e Holandës ofrojnë një gamë të gjerë mundësish për studime dhe kërkime dhe se pa dyshim nuk mungon gatishmëria për të mbështetur projekte të cilat i ndihmojnë studentët të ndërtojnë një të ardhme të suksesshme.
Pas takimit me Rektorin, Ambasadorja Canel mori pjesë në ngjarjen me temë” NextGen Career Talk “aktivitet ky që u zhvillua në kuadër të një projekti të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës. Në këtë bashkëbisedim morën pjesë studentë, profesorë dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme, të cilët ndanë përvoja dhe ide mbi zhvillimin profesional dhe mundësitë e punësimit për të rinjtë.
-
Lajme nga rajoni1 month ago
Lëshohet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër
-
Lajme nga bota2 months ago
TRAGJEDI familjare në SHBA : 34 vjeçarja vret burrin dhe dy fëmijë, më pas veten
-
Lajme nga bota2 months ago
Takimi Zelensky-Trump në Berlin, dhoma e Kancelarisë gjermane ku askush s’mund të përgjojë