Lajme nga vendi
Kriza globale ekonomike, mbahet debat në UEJL | VIDEO
Kriza globale ekonomike, konsolidimi dhe rritja e qëndrueshmërisë.Në këto tema kanë diskutuar profesorë eminent nga vendi dhe jashtë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë , në kuadër të konferencës së gjashtë ekonomike. Konferenca trajtoi një gamë të gjerë temash siç ishin, goditjet ekonomike, inflacioni i lartë, kriza energjetike dhe ajo e Kovidit.
Sipas studiuesit Leo Pol Dana, faji për këtë stabilitet ekonomik të brishtë por edhe rritjen e tij bie mbi të gjithë ne. Ai nënvizoi shembullin e pasivitetin tonë si rrezultat i teknologjisë dhe mungesës së produktivitetit.
“ Ekonomia shkon në pozitive por edhe rrinë në vend, varësisht nga konteksti që e merrni. Teknologjia na ka mundësuar neve që të punojmë nga shtëpia, teknologjia na ka mundësuar neve që të tentojmë të punojmë nga shtëpia dhe ajo na ka dhënë një arsyetim që të mos jemi produktiv sa duhet dhe shumë arsye kemi që të fajësojmë të tjerët. Pra kemi shumë arsye për fajësim të të tjerëve por kjo është e rrezikshme dhe duhet të na rikujtojë të gjithëve se duhet përgjegjësi të kemi gjithsecili për vete”, tha Leo Pol Dana Profësor i Universitetit ekonomik të Parisit .
Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë Abdylemaf Bexheti tha se për këto tema janë përgatitur më se njëqind punime shkencore të cilat janë dorëzuar për debatin e sotëm.
“Ne jemi në fazën e rimëkëmbjes së ekonomisë. Ju e dini se viti 2022 ishte me norma pozitive ekonomike të rritjes në rrafshin global, por e dini se jemi ende në fazën e reziliencës, pra fazën e sfidave të qëndrueshmërisë së kësaj rritjeje ekonomike, sepse normat lëvizin diku mes tre dhe katër për qind dhe janë të pamjaftueshme për regjionin dhe vendin sidomos. Andaj ne dhe studiuesit tanë, ashtu siç ju thash më shumë se 100 hulumtime trajtojnë çështjet e caktuara për mundësitë për përmirësimin dhe të inkuadrohen në politikbërjen e vendit dhe rajoni po ashtu, sepse kemi studiues nga Kosova, Shqipëria, lugina e Preshevës dhe Maqedonia që kanë dhënë sugjerimet e tyre në secilën fushë”.
Në kuadër të këtij debati, studiuesit diskutuan po ashtu edhe mbi sfidat dhe perspektivat e reja të biznesit dhe ekonomisë në kënvështrimin e rimëkëmbjes së saj pas krizës ekonomike.
Lajme nga vendi
“25 VITE DHE PËRTEJ” – “OHRI” SHËNOHET NË AFËRSI TË URËS SË GURIT!
Me një manifestim të mbajtur në afërsi të Urës së Gurit, Qeveria shënoi zyrtarisht përfundimin e aktiviteteve kushtuar 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Nën moton “25 vjet dhe përtej”, aktiviteti solli në fokus rëndësinë e marrëveshjes për paqen, stabilitetin, bashkëjetesën dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, e cilësoi Marrëveshjen e Ohrit si një “besëlidhje historike” për mënyrën se si duhet të ndërtohet shteti i përbashkët.
Sali nënvizoi se barazia është bazë për ndërtimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve, ndërsa bëri thirrje për një kulturë politike të bazuar në dialog, bashkëpunim dhe përgjegjësi.
“25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit duhet të jetë jo vetëm kujtim i së kaluarës, por edhe zotim për të ardhmen. Zotim se do të vazhdojmë të ndërtojmë ura e jo mure, se do ta mbrojmë barazinë, do ta forcojmë demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe do të punojmë për një shtet ku askush nuk do të ndihet i përjashtuar, i papërfaqësuar dhe i huaj”
Ndërkaq, ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, tha se 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit duhet të shërbejë jo vetëm si moment përkujtimi, por edhe si mundësi për të reflektuar mbi përgjegjësitë që qëndrojnë përpara.
Ferati theksoi se fokusi duhet të zhvendoset nga e kaluara drejt së ardhmes, me prioritet sundimin e ligjit, gjithëpërfshirjen, tolerancën, bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve dhe krijimin e mundësive për të rinjtë.
“25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, duhet të flasim më shumë për atë se çfarë duam të ndërtojmë në 25 vitet e ardhshme. Rinia është jo vetëm e ardhmja e vendit, por edhe një nga resurset më të mëdha për ndërtimin e një shoqërie më të zhvilluar dhe më të qëndrueshme. Marrëveshja e Ohrit na dha një bazë për të jetuar së bashku. Përgjegjësia jonë sot është që këtë bashkëjetesë ta shndërrojmë në bashkëpunim, zhvillim dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Para 25 vitesh, zgjodhëm paqen. Sot, brezi ynë duhet të zgjedhë të ardhmen”.
Nën moton “25 vite dhe përtej”, Qeveria organizoi shënim dy ditorë të Marrëveshjes së Ohrit me aktivitete të ndryshme.
Nga këto organizime, përfaqësuesit e Qeverisë vlerësuan rolin e të gjithë nënshkruesve të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian./Tv Koha – Shkup/
Lajme nga vendi
Aksidentohet një çiklist në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë
SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident në komunikacion në Tetovë, në të cilën është lënduar një person.
Lajme nga vendi
Paralajmërim nga DPHM, moti i lig dhe reshje të rrëmbyeshme pritet të përfshijnë Maqedoninë
Gjatë ditës së sotme dhe gjatë ditëve në vijim, moti në një pjesë të madhe të Maqedonisë së Veriut do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM),
Sipas sinoptikanëve, në disa vende do të kemi erë të fortë të shoqëruar me vetëtimë si dhe paraqitje të mundshme të breshërit.
Nga DPHM bëjnë thirrje për kujdes më të madh, veçanërisht për qytetarët që lëvizin në zonat e hapura dhe drejtuesit e automjeteve, si dhe rekomandojnë ndjekjen e rregullt të njoftimeve dhe paralajmërimeve meteorologjike.
Kujtojmë se era që goditi Shkupin para isa kohëve më 21 korrik, ishte në kategorinë e uraganit, dhjetëra pacientë u pranuan në spitale me lëndime dhe fraktura.
-
Lajme nga vendi2 weeks agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga vendi2 months agoZËRI I GRAVE NË VENDIMMARRJE, ENDE LARG FUQISË SË PLOTË
-
Lajme nga vendi2 months agoZv/kryeministri Bekim Sali: Suedia mbetet mbështetëse e fuqishme e perspektivës sonë evropiane

