Lajme nga vendi
Shaqiri: Me formulën e re për financimin e arsimit fillor do të parashikohet racion për nxënësit

Në periudhën e ardhshme, së bashku me rrjetin e shkollave fillore, me formulën e re për financimin e arsimit fillor, do të parashikohet racion për nxënësit, paralajmëroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, gjatë vizitës së sotme të punës në Kavadar.
Ai e vizitoi shkollën fillore komunale “Dimkata Angellov – Gaberot”, një nga më të vjetrat në Komunën e Kavadarit. Në prani të deputetes Daniella Koleva dhe kryetarit Mitko Jançev, ministri shprehu kënaqësi për vizitën dhe bashkëpunimin e pushtetit qendror dhe lokal, ndërsa u përqendrua edhe në projekte të tjera për përmirësimin e procesit edukativo- arsimor.
Është biseduar edhe për një investim tjetër madhor dhe serioz të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Vetëqeverisjes Lokale të Kavadarit, që vijon, për rikonstruksionin e plotë të kulmit të shkollës “Tosho Vellkov – Pepeto”.
Deputetja Koleva, si person që vjen nga arsimi dhe si anëtare e Komisionit për Arsim dhe Shkencë në Kuvend, u përqendrua në investimet që kanë rëndësi të madhe për procesin arsimor. I përmendi, ndër të tjera rikonstruksionin e shkollave, ndërtimin e sallave sportive, futjen e asistentëve arsimorë, arsimin dual. Ajo shtoi se edhe më tej do të vazhdohet të punohet me Ministrinë dhe Vetëqeverisjen Lokale, në interes të të gjithëve.
“Shpresoj se në çdo mënyrë të mundshme, më tej do të përmirësohet arsimi. Ne në Kuvend kemi miratuar një strategji 2017-2025. Është me rëndësi gjithashtu edhe motivimi i mësimdhënësve, hapi i ardhshëm shpresoj të jetë shumë shpejt, nënshkrimi i një marrëveshjeje të re kolektive dhe mësimdhënësit do të mund, pas shumë vitesh pritjeje, t’u rregullohet plotësisht statusi i tyre dhe të mund të të marrin regres për pushim vjetor dhe të gjitha të drejtat e tjera”, theksoi Koleva, duke shprehur shpresë se shpejt do të miratohet edhe ligji për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional, me të cilin do të mund të marrin menjëherë, me vetë punësimin, transformim për një kohë të pacaktuar.
Koleva dhe Jançevi shprehën kënaqësi nga vizita e ministrit.
“Në bashkëpunim me ministrin dhe Ministrinë, në tre vitet e fundit të gjitha shkollat janë rinovuar tërësisht”, tha Jançevi, duke theksuar se nuk ka më shkollë qendrore që nuk ka sallë sportive.
Kryetari përkujtoi se Komuna, nga të gjitha investimet paraprake të Ministrisë dhe Komunës së bashku me Ministrinë si dhe nga kursimet e shkollave. ka vendosur racion falas për çdo fëmijë nga klasa e parë deri në të pestën. Ai theksoi se shkollat në Komunën e Kavadarit janë të sigurta.
Lajme nga vendi
Mickoski në Tetovë: Me Kasamin inspektuam projektet infrastrukturore në Tetovë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizituan sot punimet për rikonstruksionin e shkollës “Kirill Pejçinoviq”, si dhe disa aktivitete ndërtimore në lagjen “Ajduçko Maalo” në Tetovë.
Mickoski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin lokal, duke shtuar: “Le të punojmë për përparimin e Tetovës, për lagjen tënde, për të ardhmen tonë të përbashkët.”
Lajme nga vendi
KASAMI: PUNUAM ME PËRKUSHTIM PËR TETOVËN

Lajme nga vendi
Mexhiti: Çairi do të ketë Qendrën Rinore, shtëpinë e ideve dhe inovacionit të të rinjve

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe kandidati për këshilltar komunal, Ariton Rama kanë prezantuar sot një nga prioritetet kryesore të programit zgjedhor, ndërtimin e Qendrës Rinore, projekt që synon t’u japë të rinjve hapësirën e munguar për zhvillim, krijimtari dhe inovacion.
“Kam kënaqësinë të prezantoj një nga projektet më të rëndësishme dhe më të dashura për mua personalisht, pra një projekt që përfaqëson vizionin tim për një Çair modern, përparimtar dhe të orientuar drejt së ardhmes: Qendra Rinore e Çairit. Çairi ka pasuri të pashtershme rinore, të reja dhe të rinj të talentuar, me potencial të jashtëzakonshëm, që meritojnë më shumë se fjalë: meritojnë mundësi, mbështetje dhe hapësirë për zhvillim. Andaj, ndërtimi i Qendrës Rinore do të jetë një prioritet absolut i mandatit tim si kryetar komune. Ky nuk është vetëm një objekt fizik, por një platformë ku rinia jonë do të mund të mësojë, krijojë, shprehë veten dhe të ndërtojë të ardhmen në mënyrë aktive”, deklaroi Mexhiti.
Kandidati për këshilltar komunal, Ariton Rama në deklaratën e tij përshkroi detajet e pjesëve përbërëse të këtij objekti.
“Qendra Rinore do të jetë e ndërtuar në katër nivele funksionale:
– Bibliotekë dhe sallë ligjëratash për dije, hulumtim dhe ngjarje kulturore.
– Qendër Digjitale me laborator të inteligjencës artificiale, trajnime falas në programim e shkrim-lexim digjital, si dhe hapësirë për start-up-e dhe mentorim rinor.
– Akademi STEM që do të afrojë trajnime në teknologji, shkencë, art dhe matematikë.
– Hapësira për teatër, këshillim dhe aktivitete kreative ku të rinjtë do të shprehen lirshëm dhe pa barriera”.
Mexhiti dhe Rama potencuan se me këtë projekt garantojnë se Çairi do të bëhet qendër e inovacionit, arsimit dhe kreativitetit rinor. Të rinjtë do të kenë vendin ku do të mësojnë, do të zhvillohen dhe do të ndërtojnë të ardhmen e tyre.
-
Lajme nga rajoni1 month ago
Lëshohet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër
-
Lajme nga bota2 months ago
TRAGJEDI familjare në SHBA : 34 vjeçarja vret burrin dhe dy fëmijë, më pas veten
-
Lajme nga bota2 months ago
Takimi Zelensky-Trump në Berlin, dhoma e Kancelarisë gjermane ku askush s’mund të përgjojë