Lajme nga vendi
Maqedonia e Veriut merr kryesimin me PBEJL
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, po merr pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), në Budva. Ky është takimi i fundit ministror në kuadër të Kryesimit malazez, para marrjes së Kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 1 korrik.
Në fjalimin para homologëve të tij dhe mysafirëve, Osmani falënderoi për kryesimin e suksesshëm të Malit të Zi, duke afirmuar gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut që përmes prioriteteve dhe angazhimit të saj, iniciativa të vazhdojë të jetë platformë e dobishme për bashkëpunim në rajon.
“Maqedonia e Veriut merr kryesimin në kohëra të vështira, duke pasur parasysh seriozitetin e luftës që po zhvillohet në kontinentin tonë kundër Ukrainës sovrane dhe të pavarur. Kur i shqyrtuam prioritetet e mundshme të mandatit tonë si kryesues i ardhshëm, pikërisht kjo, si dhe sfidat e mbetura rajonale dhe çështjet e hapura, na bënë të ktheheshim te vlerat bazë mbi të cilat mbështetet iniciativa – marrëdhëniet e mira fqinjësore, stabiliteti, siguria, bashkëpunimi, aspirata për integrimin e vendeve tona në familjen euroatlantike të popujve të lirë dhe demokratikë”, tha Osmani.
Ndër tjerash ai e theksoi rëndësinë e veprimit të përbashkët për të mirën e qytetarëve të rajonit dhe në këtë kontekst edhe rolin e madh të vendeve pjesëmarrëse të PBEJL-së të cilat janë edhe vende anëtare të BE-së. Ai shprehu mirënjohje për planin e ri për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, të shpallur nga Kryetarja e Komisionit Evropian Von Der Leyen javën e kaluar në Bratisllavë, si përgjigje në kohë ndaj lutjes sonë për integrim më të madh para anëtarësimit në BE. “Madje nga sot, ky proces duhet të sjellë disa nga përfitimet e anëtarësimit për njerëzit e Ballkanit Perëndimor” – tha Osmani.
Lajme nga vendi
Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese
Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.
Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.
Lajme nga vendi
Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike
Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv
Lajme nga vendi
Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.
Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.
“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi4 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

