Lajme nga vendi
Të punësuarit e Drejtorisë për të hyra publike në protestë: gjendja e pagave është më shumë se dërrmuese dhe zhgënjyese
Të punësuarit e Drejtorisë për hyra publike kanë paralajmëruar protestë, në të cilën, siç thonë ata, do të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj ministrit të Financave Fatmir Besimi, për shkak të refuzimit të tij për të nënshkruar Marrëveshjen e re Kolektive të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, transmeton Portalb.mk.
Protesta do të mbahet duke nisur nga ora 11:00 para godinës së Ministrisë së Financave.
“Në përmbajtjen e marrëveshjes së përmendur është përcaktuar rritje e pagave të punonjësve të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, e cila është legjitime dhe e vendosur sipas dispozitave të nenit 66 të Ligjit për Buxhetin”. Në të njëjtën kohë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut konfirmoi zbatimin e tillë të nenit të përmendur duke dhënë interpretimin e tij autentik. Paraprakisht grupet e punës të deleguara nga punëdhënësi dhe organizata përfaqësuese sindikale Solidariteti kanë përgatitur dhe kanë pranuar bashkërisht përmbajtjen e Kontratës së re Kolektive në nivel punëdhënësi”, thuhet në informacion.
Në përputhje me dispozitat e Rregullores për dorëzimin dhe regjistrimin e kontratave kolektive, sqarohet nga aty, së pari pala kontraktuese – punëdhënësi, marrëveshjen me shkresë e ka dorëzuar në Ministrinë e Financave për marrjen e pëlqimit për nënshkrimin e saj.
Ata shtojnë se përfaqësues të Ministrisë së Financave kanë bërë vërejtje për gjoja implikime financiare për buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Përkundër faktit që besojmë se nuk është kështu, ne u pajtuam që dispozitat e kontestuara të fshihen nga përmbajtja e kontratës, duke hequr dorë në këtë mënyrë nga disa të drejta që i kishim rënë dakord më parë me punëdhënësin. Përveç pjesëmarrësve të tjerë, në aktivitetet finale morën pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Ministri i Financave, gjatë të cilave u përpilua përmbajtja e marrëveshjes kolektive të pranueshme për të gjithë. Duke qenë se deri më sot për arsye të pakuptueshme ende nuk është marrë pëlqimi për nënshkrimin e kontratës dhe punonjësit e administratës nuk mund të ushtrojnë të drejtën për paga më të larta, kanë vendosur të mbajnë protestën e sotme”, thuhet në njoftim.
Kur bëhet fjalë për pagat e punonjësve të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, shtojnë punonjësit e këtij institucioni, situata është më se dërrmuese dhe zhgënjyese.
“Për 14 vite pagat janë korrigjuar vetëm për 5%, kurse në 4 vitet e fundit asnjë denar. Askush nuk dëshiron të vlerësojë faktin se bëhet fjalë për të punësuar në drejtori shtetërore, të cilët janë unik në aktivitete dekadash të aksioneve humanitare dhe donatore që shprehin përgjegjësinë e tyre sociale. Askush nuk mund ta mohojë faktin se ata janë të vetmit që kanë ndarë miliona nga pagat e tyre që janë derdhur në fond për t’u përballur me pandeminë Covid kur e gjithë shoqëria ishte në shok. Duke marrë parasysh vendosmërinë e punonjësve në drejtori për të përdorur të gjithë mekanizmat për ushtrimin e kësaj të drejte themelore, shprehim shqetësimin tonë për mundësinë e shfaqjes së situatave të padëshiruara, të kushtëzuara nga mospërmbushja e detyrave dhe detyrimeve të punës së punonjësve në mbajtjen eventuale të grevës së përgjithshme për të cilën insistojnë ata. Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se çfarë do të thotë kjo për të gjithë shoqërinë. Në të njëjtën kohë, ne kemi një detyrim të përbashkët, secili individualisht dhe të gjithë së bashku, të gjejmë një zgjidhje, e ajo është të japim pëlqimin për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive tashmë të pranuar për të parandaluar të njëjtën gjë”, thuhet në deklaratë.
Lajme nga vendi
Të rinjtë nxisin paqen në Ballkan! Konferencë ndërkombëtare për paqen në Universitetin e Tetovës
Në një iniciativë të përbashkët me Federatën Universale të Paqes, Universiteti i Tetovës organizoi konferencën “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme”, me fokus të veçantë përfshirjen e të rinjve në nisma paqësore, sidomos nga Ballkani. Rektori i UT, Jusuf Zejneli, theksoi rëndësinë e edukimit, kërkimit shkencor dhe angazhimit shoqëror për të përgatitur gjenerata që jo vetëm përkrahin, por edhe punojnë aktivisht për paqe, duke shndërruar këtë konferencë në një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Përmes edukimit, kërkimit shkencor e angazhimit shoqëror, ne synojmë të përgatisim gjenerata jo vetëm që punojnë për paqe, por edhe punojnë aktivisht për të arritur atë. Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit, mes gjithë atyre që janë përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes”, tha Jusuf Zejneli.
Lajme nga vendi
Maqedonia renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit
Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM.
Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.
Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi kufijtë e lejuar. Gostivari është në vendin e 18-të në listë, ndërsa Kërçova dhe Kumanova janë në vendin e 31-të dhe të 32-të. Shkupi është në vendin e 113-të me një koeficient prej 19.1.
Ky është Raporti i tetë vjetor Botëror i Cilësisë së Ajrit i platformës, i cili tregon se Maqedonia kishte ndotjen mesatare më të ulët të ajrit vitin e kaluar, krahasuar me vitet e mëparshme, kur koeficienti tejkalonte 35, d.m.th. alarmoi për vlera të larta të PM 2.5 deri në dhjetë herë.
Muajt më të ndotur ishin janari, shkurti dhe dhjetori, ndërsa ajri më i pastër ishte në prill dhe maj. Shkupi gjithashtu kishte ndotjen më të ulët të ajrit vitin e kaluar krahasuar me vitet e mëparshme. Që nga viti 2018, koeficienti ka rënë çdo vit nga mbi 30 në nën 20.
Lajme nga vendi
Mbledhja për bashkimin e VLEN-it, janë tejkaluar dallimet? Paralajmërohet kongres në maj
VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë i koalicionit të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk.
Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it.
Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

