Connect with us

Lajme nga vendi

Prokuroria: Antikorrupsioni t’i përmbahet kompetencave të saja dhe të mos dëmtojë procedimet në vazhdim

Published

on

Prokuroria Publike e vlerëson si krejtësisht të pakuptimtë dhe të panevojshme nismën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit lidhur me konfiskimin e pasurisë në rastin “Trust”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe pse Prokuroria Publike do ta pranojë iniciativën si çdo peticion tjetër, është jashtëzakonisht e papërshtatshme që KSHPK të paraqesë iniciativa për ndjekje penale për rastet në të cilat prokuroria tashmë është duke vepruar”, thonë nga Prokuroria.

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka një lëndë formale e cila përfshin disa kallëzime penale dhe në kuadër të së cilës shqyrtohen veprimet e të gjitha institucioneve gjatë konfiskimit të pasurisë së “Transmet”.

“Në atë rast është siguruar i gjithë dokumentacioni, provat verbale dhe materiale dhe prokurori publik kompetent është para marrjes së vendimit të prokurorit publik.

Si një aspekt i gjithë rastit, theksojmë se prokurori publik kompetent, sipas të gjitha provave të siguruara dhe kontrolleve të bëra, tashmë ka kuptuar se nuk është bërë asnjë lëshim në procedurën e prokurorit publik në rastin “Trust”. Prandaj, me seancën publike të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Prokurorisë Publike si institucion dhe prokurorëve publikë që kanë vepruar në rastin, tashmë i janë shkaktuar dëme të panevojshme”, thonë nga Prokuroria.

Nga atj shtojnë se për shkak të shpërfilljes së plotë të njëanshme të Memorandumit të nënshkruar për Bashkëpunim, dhe në veçanti shkeljes së neneve 2, 3 dhe 6, Prokuroria Publike ngrin të gjitha aktivitetet e parapara dhe që rezultojnë nga ai memorandum.

Advertisement

Lajme nga vendi

Mickoski: Maqedonia është destinacion i vërtetë për investitorët – nis ndërtimi i marketit të ri të “Lidl”-it në Shkup

Published

on

Në lagjen Aerodrom të Shkupit ka filluar ndërtimi i një marketi të ri të kompanisë gjermane “Lidl”. Në ceremoninë e nisjes së punimeve mori pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili hodhi lopatën e parë.

Mickoski deklaroi se ky investim është një dëshmi e qartë se Maqedonia e Veriut po bëhet gjithnjë e më atraktive për investitorët e huaj.

Marketit në Aerodrom do t’i shtrihet një sipërfaqe prej 3.438 metrash katrorë, nga të cilët 1.200 metra katrorë do të jenë sallë shitjeje.

Ky është një nga disa projektet e reja të rrjetit gjerman “Lidl” në vend, që pritet të sjellë konkurrencë më të madhe në tregun e shitjes me pakicë dhe punësim të ri për qytetarët. (INA)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sot nis aplikimi për shujtën studentore, studentët kërkojnë rritje për 10 denar

Published

on

Subvencionimi i shujtës studentore ka mbetur i njëjtë tani e dy vite. Ndonëse shporta e konsumit është rritur dhe shpenzimet e jetesës janë shtrenjtuar, studentët për dy vite kanë marrë vetëm 140 denarë për shujtën ditore. Nga Kuvendi studentor kërkojnë që nga viti i ardhshëm ata të marrin 10 denarë më shumë, duke vlerësuar se kjo rritje modeste do të zbusë shpenzimet e tyre studentore.

“Herën e fundit, shuma e subvencionimit të shujtës studentore është rritur në 2023 nga 120 në 140 denarë. Sipas ligjit, si trup nacional studentor që përfaqëson të gjithë studentët në këtë shtet kërkojmë që gjatë planifikimit dhe para miratimit të buxhetit të shtetit 2026, të parashikohen mjete për rritjen e kësaj shume nga 140 në 150 denarë”, tha Dimitar Atanasovski, kryetar i Kuvendit Studentor “Klimenti i Ohrit” Manastir.

Sipas të dhënave të Entit të statistikave, norma e inflacionit në 2024 në nivel vendi ishte 3,5% dhe sipas parashikimeve të Fondit monetar ndërkombëtar për këtë vit inflacioni do të jetë 3,4%. Duke iu referuar këtyre shifrave, përfaqësues i studentëve Nikollovski tha se kjo rritje nuk është privilegj për studentët por një hap i domosdoshëm për ruajtjen e vlerës reale të shujtës studentore.

“Implikimet financiare për këtë rritje janë si në vijim: nëse merret parasysh që në mesatare prej 30 mijë studentëve në vend janë shfrytëzues të kësaj mase, gjatë 9 muajve të një viti atëherë për këtë rritje janë të nevojshme 70,2 milion denarë shtesë nga buxheti ose 1,141 milion euro gjatë një viti”, tha Aleksandar Nikollovski, përfaqësues i Trupës Studentore.

Kjo kërkesë është adresuar sot te Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ministrja Vesna Janevska tha se do të bëjnë përpjekje që këtë kërkesë tu realizojnë në planifikimin buxhetor të vitit të ardhshëm 2026.

Advertisement

“Mendoj se mund të flasim për këtë çështje të merremi vesh por në këtë moment nuk mund të garantoj sepse buxheti i Ministrisë së arsimit varet nga buxheti i shtetit por do të angazhohem nëse është e mundur që për vitin e ardhshëm të realizohet kjo sepse mendoj sinqerisht që studentët duhet të kenë kushte për të mësuar”, u shpreh Janevska.

Sipas Nenit 2, Paragrafi 1 i Ligjit për subvencionimin e shujtës studentore shuma e së njëjtës miratohet sipas normës së inflacionit pas çdo viti fiskal para miratimit të buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Komunikacioni në Maqedoni, ndryshim i regjimit në rrugën Gostivar – Tetovë

Published

on

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga sot deri në dy javët e ardhshme, në rrugën Gostivar – Tetovë dhe anasjelltas nga pika pagësore e Tetovës deri në pikën pagësore të Gostivarit do të kryhen punime ndërtimore-kërkimore, për shkak të të cilave trafiku do të zhvillohet sipas një regjimi të ndryshuar, informoi LAMM.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat