Uncategorized
Toshkovski: Ka vetëm dy makina për shtypjen e dokumenteve personale, zgjidhja është ndryshimi i ligjit
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se ideja e Avokatit të Popullit, e Qeverisë dhe e të gjithë atyre që kërkojnë lëshimin e dokumenteve personale në rrugë më të shpejtë është e shkëlqyer, por fakti është se se Ministria e Brendshme ka vetëm dy makineri.
“Kërkesa e Avokatit të Popullit për lëshimin e shpejtë të letërnjoftimeve për ata qytetarë që nuk kanë dokument dhe nuk do të mund të votojnë në zgjedhje është e shkëlqyer. E madhe është edhe kërkesa e Qeverisë për operatorë të caktuar, por po kërkojnë edhe inxhinierë të IT-së dhe punëtorë shëndetësorë dhe profesorë. Të gjithë po kërkojnë dhe unë i inkurajoj të gjithë të organizohen dhe të paraqesin një kërkesë. Por fakti është se MPB ka dy makina për shtypjen e pasaportave”, thotë Toshkovski për “Sloboden Peçat”.
Ai tha se kapaciteti i punonjësve që punojnë në printimin e pasaportave është rreth 3 mijë në ditë.
“Punojnë dhjetë orë, të shtunën dhe të dielën. Zgjidhja është ndryshimi i ligjit”, thotë Toshkovski.
Ministri u bënë thirrje Kuvendit të ndryshojë dispozitën ligjore që rregullon mënyrën e identifikimit dhe mënyrën e votimit për të mos lejuar që 100 mijë persona të humbin të drejtën e votës.
Uncategorized
Kasami uron Fitër Bajramin: Paqe, lumturi dhe begati për të gjithë besimtarët
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si moment reflektimi, bashkimi dhe gëzimi shpirtëror.
Në mesazhin e tij, ai ka vënë në pah se pas një muaji sakrifice dhe përkushtimi, kjo festë sjell paqe dhe shpresë për të gjithë.
“Pas një muaji reflektimi, sakrifice dhe përkushtimi, sot festojmë! Gëzuar Fitër Bajramin gjithë besimtarëve myslimanë. Uroj që ky Bajram t’ju sjellë paqe, lumturi dhe begati në familjet tuaja. Le të jetë një moment i afrimit të zemrave dhe gëzimit të shpirtit”, thuhet në urimin e Kasamit.
Uncategorized
Bilall Kasami uron muajin e Ramazanit: Ramazani le të jetë muaj i shenjtë
Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ua ka uruar besimtarëve musliman fillimin e muajit të Ramazanit
” Ramazani le të jetë muaj i shenjtë, një fillim i ri për shpirtin dhe një afrim më i madh me njëri tjetrin.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara
”
Uncategorized
MICKOSKI: HIQEN NËNKRYETARËT NË VMRO-DPMNE, RIKONSTRUIMI I QEVERISË NË MAJ OSE QERSHOR!
Në këtë mandat VMRO-DPMNE nuk do të ketë nënkryetarë partiak. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për RTVM-në, Kryeministri dhe lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në vigjilje të Komitetit Qendror të partisë ku duhet të zgjidhen anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv dhe Sekretari I ri I Përgjithshëm.
Nënkryetarët e deritashëm të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, Vlado Misajlovski, Gordana Dimitrievska – Koçoska dhe Timço Mucunski, do të propozohen për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.
Në Kongresin e ardhshëm partiak në vitin 2029, Mickoski paralajmëroi se VMRO-DPMNE-ja do të ketë Kryetar të ri dhe udhëheqësi të re.
“Me këta njerëz jam nga dita e parë dhe janë bashkëpunëtorët më të afërt, por sic paralajmërova për vitin 2029 dhe për parimet që I përfaqësoj në Kongresin në 2029 partia do të ketë udhëheqësi të re, kryetar të ri për t`u dhënë hapësirë të gjithë të interesuarve që mendojnë se mund të japin vlerë të shtuar sin ë VMRO-DPMNE poashtu edhe në Qeveri”
Derisa bëhet përpilimi I organeve partiake, Mickoski gjatë intervistës potencoi se do të nis të mendojë edhe për Qeverinë dhe kandidatët e rinj në ekzekutiv si dhe për ndryshimet e resorëve. Ai pret që I gjithë procesi I rikonstruimit qeveritar mund të rrumbullaksohet gjatë majit dhe qershorit.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni6 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota6 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

