Connect with us

Lajme nga vendi

(VIDEO) Kuvendi duhet të vendosë nëse do të votohet edhe me dokumente të vjetra

Published

on

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve propozon që t’u mundësohet e drejta për të votuar qytetarëve që nuk kanë arritur të pajisen me dokumente me emrin e ri kushtetues të shtetit. Kryetari i këtij komisioni, Aleksandar Dashtevski, deklaroi sot se vendimi tani varet nga Kuvendi, nëse do të mundësojë, që letërnjoftimet dhe pasaportat me emrin e vjetër, por që kanë ende afat, të mund të përdoren edhe në këto zgjedhje. “Ne si Komision Shtetëror i Zgjedhjeve dhamë një propozim, veç më ndodhet në Kuvend, që të bëhet ndryshim në Kodin Zgjedhor, në të cilën do të ketë dispozitë kalimtare, vetëm për këto zgjedhje, që të vlejnë edhe dokumentet e vjetra që kanë afat për zgjedhjet, që të munden të gjithë qytetarët të realizojnë të drejtën e tyre për votë” – tha ALEKSANDAR DASHTEVSKI, KRYETARI I KSZH-SË .Dashtevski këto komente i bëri në Kuvend, pas dhënies së deklaratës solemne të anëtarit të ri të KSHZ-së nga radhët e opozitës, Abdush Demiri sot ka dhënë deklaratë solemne në Kuvend. Demiri nga Lëvizja Besa është anëtari i shtatë i KSHZ-së, me çka u kompletua përbërja komisionit, e cila që nga hyrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, punonte me gjashtë anëtarë. KSHZ është organi më i lartë zgjedhor i cili duhet të ketë 7 anëtarë, prej të cilëve katër zgjidhen me propozim të pushtetit dhe tre me propozim të opozitësDemiri, nga ana tjetër, tha se, kompletimit të përbërjes së KSHZ-së, i parapriu një proces shumë i gjatë dhe i vështirë.Abdush DemiriMinistri i Brendshëm Pançe Toshkovski do të propozojë në seancën e qeverisë gjetjen e një zgjidhjeje për mbi 100 mijë qytetarë me të drejtë vote, por pa dokumente të vlefshme identifikimi, që të mos u mohohet e drejta e votës në ditën e zgjedhjeve.Toshkovski thotë se bëhet fjalë për rreth 100 mijë qytetarë që janë mbi 18 vjeç, që janë rezidentë dhe kanë të drejtë vote, por që nuk kanë letërnjoftime dhe kanë pasaporta me afat por me emrin e vjetër të shtetit. TV KOHA

Lajme nga vendi

Kasami: Pas dekadash padrejtësie dhe diskriminimi, drejtësia u vu në vend

Published

on

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar medresantët për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me njohjen e diplomave të Medresesë, duke e cilësuar këtë si një hap historik drejt barazisë dhe drejtësisë në arsim.

“Sot, Qeveria e VLEN-it miratoi Propozim Ligjin për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare, i cili garanton që diplomat e Medresesë të trajtohen njësoj si diplomat e çdo shkolle tjetër të mesme në Maqedoninë e Veriut.Kjo është një fitore për të gjithë medresantët, për komunitetin besimtar dhe për të gjithë ata që besuan në ndryshim”, shkruan Kasami në Facebook.

Ai shton se Qeveria VLEN vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj qytetarëve në çdo sferë e çdo nivel të pushtetit. Premtimet nuk mbesin fjalë, por shndërrohen në vepra konkrete.

 

 

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Azizi: Urime, diplomat e Medresesë të barabarta me të gjitha shkollat e mesme

Published

on

Deputeti i VLEN Adnan Azizi në postimin e tij në Facebook ka përgëzuar miratimin e ligjit për shkollat e mesme fetare.

Azizi ka theksuar se VLEN premtoi dhe realizoi – tashmë diplomat e Medresesë “Isa Beu” në Shkup do të pranohen si të barabarta me diplomat e shkollave të tjera të mesme në Maqedoninë e Veriut.

Në reagimin e tij, ai e ka quajtur këtë një fitore të madhe për shqiptarët, për besimtarët dhe për të gjithë ata që janë të përkushtuar ndaj dijes fetare dhe lirisë së besimit. Azizi nënvizoi se miratimi i Propozim Ligjit për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare nga ana e Qeverisë është një hap historik dhe drejtësi e vonuar për breza të tërë që u diskriminuan padrejtësisht për më shumë se dy dekada.

“Ky vendim është edhe një goditje ndaj atyre që 22 vite mashtruan dhe manipuluan me ndjenjat fetare, atyre që nga njëra anë kërkonin votën e besimtarëve, dhe nga ana tjetër i etiketonin si terroristë”, – ka shkruar ai.

 

Advertisement

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Klubi Malor “Skardus” organizoi Marshin e Parë Promovues (video)

Published

on

Mbi 400 pjesëmarrës nga treva të ndryshme të vendit, Kosovës dhe alpinistë dhe mërgimtarë morën pjesë në Marshin e Parë Promovues, të organizuar nga Klubi Malor “Skardus” në fshatin Dobrosht. Ky aktivitet shënoi një moment të veçantë për këtë fshat sepse nëpërmjet natyrës, traditës dhe mikëpritjes bëri bashkë alpinistët dhe jo vetëm. Kryetari i Unionit të Shoqatave Bjeshkatare, Fari Rexhepi, theksoi se ky union luan një rol të veçantë në promovimin e bukurive natyrore të vendit dhe është përkrahës i shoqatave bjeshkatare të cilat poashtu lidhin adhuruesit e natyrës me natyrën tha Fari Rexhepi.

Të pranishëm ishin anëtarë të shumtë të shoqatave të ndryshme bjeshkatare nga vendi, të cilat promovojnë bukuritë natyrore të vendit tonë. Këto shoqata, të cilat funksionojnë nw  bazw të plan programeve, ndikojnë në rritjen e numrit të bjeshkatarëve dhe adhuruesve të natyrës.

Fatmir Sulejmani – “Sytë e Sharrit”

Qerim Abazi – Kryetar i Shoqatës Malore “Sharri” Gostivar

Evzal Elmazi, drejtor i Parkut Nacional Mali Sharr, theksoi se kjo iniciativë është për tu përshëndetur dhe shpreson që do të ngelë traditë që do të organizohet edhe vitet e ardhshme. Elmazi deklaroi se do i përkrahin maksimalisht iniciativat e tilla.

Advertisement

Evzal Elmazi Rojtari i Zonave të Mbrojtura,

Fariz Farizi, apeloi që qytetarët të kenë kujdes në këtë periudhë të nxehtë, të shmangin zjarret dhe të respektojnë masat e qeverisë.

Fariz Farizi – Rojtar i Zonave të Mbrojtura

Ndryshe, Pjesëmarrësit përshkruan një distancë prej 8.5 km vajtje-ardhje, me një disnivel prej 530 metrash, duke ofruar një rrugëtim të këndshëm dhe energjik në natyrën e mrekullueshme të Dobroshtit.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat