Connect with us

Uncategorized

KOSM: Të përmirësohen kushtet, ose do të mbetemi pa punëtorë

Published

on

Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM) i bëri thirrje qeverisë së ardhshme që të miratojë Ligjin për Marrëdhënie Pune, me të cilin do të përmirësohen kushtet e punëtorëve si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Në të kundërtën, sipas tyre, të rinjtë dhe intelektualët do të largohen nga puna, ndërkaq shteti do të mbetet pa punëtorë.

“Kërkesa jonë do të jetë që përfundimisht të miratohet Ligji për Marrëdhënie Pune, me të cilin përfundimisht do të marrë fund kjo përbuzje që kryhet ndaj punëtorëve, me kontrata në vepër, me punësime të përkohshme. Patjetër të rritet paga minimale, të paktën të jetë, të mos them më e madhe ose e njëjtë me shtetet e rajonit. Në të kundërtën, Maqedonia do të mbetet pa punëtorë. Jemi dëshmitarë se një numër i madh të punësuarve vijnë nga shtetet e tjera”, deklaroi Marjan Risteski, kryetar i Konfederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM).

Mexhit Idrizi, i punësuar në Ndërmarrjen e Transportit Publik Shkup, njëkohësisht sekretar i organizatës sindikale, thotë se në ndërmarrjen ku ai punon, po ikin punëtorët për shkak të pagave të ulëta.

“Punëtorët na ikin prej ndërmarrjes, kemi vozitës që kanë dalë. Prej 3-4 ditësh, 4 persona kanë shkuar në Gjermani, ikin për shkak rrogave. Ne mundemi që t’i ndalim punëtorët që të mos dalin prej shtetit tonë”, tha Mexhit Idrizi, sekretar i organizatës sindikale në Ndërmarrjen e Transportit Publik.

Në ndërkohë, Maqedonia e Veriut, vazhdon të përballet me mungesë të punëtorëve, sidomos të fushave profesionale për shkak të ikjes së tyre në vendet perëndimore, ku kushtet dhe pagat janë më të larta. Nuk ka shifra zyrtare, por flitet për dhjetëra mijëra persona të larguar. Sipas regjistrimit të popullatës në vitin 2021, Maqedonia e Veriut ka mbi 260.000 persona jorezidentë. Popullata e Maqedonisë, prej vitit 2002 deri në vitin 2021 është zvogëluar për 185.000 banorë.

Advertisement

Uncategorized

Kasami uron Fitër Bajramin: Paqe, lumturi dhe begati për të gjithë besimtarët

Published

on

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si moment reflektimi, bashkimi dhe gëzimi shpirtëror.

Në mesazhin e tij, ai ka vënë në pah se pas një muaji sakrifice dhe përkushtimi, kjo festë sjell paqe dhe shpresë për të gjithë.

“Pas një muaji reflektimi, sakrifice dhe përkushtimi, sot festojmë! Gëzuar Fitër Bajramin gjithë besimtarëve myslimanë. Uroj që ky Bajram t’ju sjellë paqe, lumturi dhe begati në familjet tuaja. Le të jetë një moment i afrimit të zemrave dhe gëzimit të shpirtit”, thuhet në urimin e Kasamit.

 

Continue Reading

Uncategorized

Bilall Kasami uron muajin e Ramazanit: Ramazani le të jetë muaj i shenjtë

Published

on

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ua ka uruar besimtarëve musliman fillimin e muajit të Ramazanit

” Ramazani le të jetë muaj i shenjtë, një fillim i ri për shpirtin dhe një afrim më i madh me njëri tjetrin.

Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara 🤲

Continue Reading

Uncategorized

MICKOSKI: HIQEN NËNKRYETARËT NË VMRO-DPMNE, RIKONSTRUIMI I QEVERISË NË MAJ OSE QERSHOR!

Published

on

Në këtë mandat VMRO-DPMNE nuk do të ketë nënkryetarë partiak. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për RTVM-në, Kryeministri dhe lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në vigjilje të Komitetit Qendror të partisë ku duhet të zgjidhen anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv dhe Sekretari I ri I Përgjithshëm.

Nënkryetarët e deritashëm të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, Vlado Misajlovski, Gordana Dimitrievska – Koçoska dhe Timço Mucunski, do të propozohen për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.

Në Kongresin e ardhshëm partiak në vitin 2029, Mickoski paralajmëroi se VMRO-DPMNE-ja do të ketë Kryetar të ri dhe udhëheqësi të re.

“Me këta njerëz jam nga dita e parë dhe janë bashkëpunëtorët më të afërt, por sic paralajmërova për vitin 2029 dhe për parimet që I përfaqësoj në Kongresin në 2029 partia do të ketë udhëheqësi të re, kryetar të ri për t`u dhënë hapësirë të gjithë të interesuarve që mendojnë se mund të japin vlerë të shtuar sin ë VMRO-DPMNE poashtu edhe në Qeveri”

Derisa bëhet përpilimi I organeve partiake, Mickoski gjatë intervistës potencoi se do të nis të mendojë edhe për Qeverinë dhe kandidatët e rinj në ekzekutiv si dhe për ndryshimet e resorëve. Ai pret që I gjithë procesi I rikonstruimit qeveritar mund të rrumbullaksohet gjatë majit dhe qershorit.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat