Uncategorized
Shtetasi i Maqedonisë së Veriut dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e një gruaje

Nga Prokuroria Themelore njoftojnë se Gjykata Themelore Penale në Koçani ka dënuar me burgim të përjetshëm të dyshuarin për vrasjen e një gruaje me datë 25.09.2023.
“Më 25 shtator 2023, i akuzuari vrau një grua në mënyrë brutale, duke e sulmuar me shumë goditje thikë. Prokuroria Themelore Publike në Koçan në aktakuzë të akuzuarin e ka akuzuar edhe për veprën e shantazhit ndaj viktimës, e kryer para vrasjes. Por, i pandehuri nuk e ka pranuar atë vepër, procedura është e ndarë dhe procedura gjyqësore do të vazhdojë për atë pjesë të akuzës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Uncategorized
Visar Ganiu ua uron Kurban Bajramin: Ju uroj që kjo festë e shenjtë t’ju sjellë paqe në zemër | VIDEO

Kryetari i komunës së Çairit z. Visar Ganiu ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, transmeton Tetova Express.
Të nderuar besimtarë myslimanë,
Me rastin e Kurban Bajramit, ju uroj që kjo festë e shenjtë t’ju sjellë paqe në zemër, harmoni në familje dhe begati në jetën tuaj. Le të jetë kjo ditë një frymëzim për më shumë mirësi, solidaritet dhe afërsi mes nesh. Gëzuar dhe i bekuar qoftë Kurban Bajrami për të gjithë ju!
Uncategorized
Kasami uron Kurban Bajramin: Uroj që kjo festë t’ju gjej pranë më të dashurve, me plotë begati e të mira

Kryetari i komunës së Tetovës z.Bilall Kasami ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, transmeton Tetova Express.
“Kjo ditë madhështore na kujton sakrificën që paraardhësit tanë kanë bërë ndaj Krijuesit, por edhe na mëson se si të jemi më afër me njëri tjetrin, sidomos në ditë të vështira, të jemi më human, më të dashur e më të përgjegjshëm, si për më të dashurit dhe familjen ashtu edhe për kombin.
Uroj që kjo festë t’ju gjej pranë më të dashurve, me plotë begati e të mira.
Gëzuar!”, shkruan Kasami.
Uncategorized
Azizi paralajmëron fushatë të fuqishme: Kandidatët do përzgjidhen përmes analizave në terren

Kryesuesi i Shtabit Qendror të VLEN, Adnan Azizi, tha se përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet lokale do të bazohet në kritere profesionale dhe input nga qytetarët.
“Kandidatët nuk do të vijnë nga pazaret e natës, por nga hulumtime, sondazhe dhe figura me kredibilitet”, theksoi ai.
Ai shtoi se përmes departamenteve të specializuara, fushata do të ndërtohet mbi baza profesionale, me fokus në nevojat reale të qytetarëve dhe me përfshirje të shoqërisë civile.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve