Lajme nga vendi
VLEN: Sporti shqiptar po përjeton ringjallje të vërtetë
Gjatë 20 viteve të qeverisjes së BDI-së, sportistët shqiptarë dhe klubet shqiptare u lanë pas dore dhe diskriminuan. Sporti shqiptar stagnonte, duke mbetur në një gjendje për keqardhje.
Klubet shqiptare ishin të margjinalizuar dhe të përjashtuara nga mbështetja institucionale, vlerëson VLEN dhe kjo sipas tyre, shpesh për shkak të procedurave të shpikura që i pengonin të merrnin ndihmën e nevojshme.
“Me largimin e BDI-së nga pushteti, sportistëve shqiptarë po u hapen mundësi të reja. Ndryshimi në pushtet ka pasur ndikim pozitiv në çdo sektor, përfshirë sportin. Sporti është pasportë krenarie për çdo komb, dhe në të nuk ka vend për ndarje apo diskriminim. Kjo është një tragjedi e së kaluarës që tashmë ka mbaruar! Sot, me VLEN-in në pushtet, sporti dhe klubet shqiptare po marrin mbështetje të merituar që u ka munguar gjatë viteve të fundit”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Me financimin e duhur, klubet shqiptare po korrin sukses, siç është rasti i WHC Çair, që arriti në çerekfinale të Kupës Evropiane. Ky është vetëm fillimi i suksesit!
“VLEN po punon vazhdimisht në këtë drejtim që angazhimi për mbështetjen e sportit shqiptar të bëhet me përgjegjësi dhe vëmendje maksimale që gjendja e klubeve shqiptare të përmirësohet në kuptim pozitiv. Koalicioni VLEN nuk do të ndalet këtu. Dikur salla e sportit ‘Partizan’ ishte simbol i buzëqeshjes, garës dhe shpirtit sportiv të Çairit, ndërsa sot gjendja e kësaj salle është trishtuese. Zëvendësministrja jonë në Sportit, Safije Sadiki Shahini, me veprime konkrete ka nisur projektimin e rikonstruimit të kësaj salle që të rikthehet në shkëlqimin që kishte dikur. Ndryshimi nuk është vetëm një premtim, por realitet i bazuar në vepra konkrete. Me VLEN-in, sporti shqiptar në Maqedoninë e Veriut po përjeton një ringjallje të vërtetë. Veprat janë sinonim i Koalicionit VLEN”, thuhet më tej në reagim.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

