Connect with us

Lajme nga rajoni

Sondazhi i fundit: LVV 52.7%, PDK e dyta e ndjekur nga LDK

Published

on

Qendra pë Hulumtime “Alternativa”, ka publikuar sondazhin e fundit për zgjedhjet 2025, sondazh ky i cili nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje të parën me 52.7 për qind, pasuar nga PDK si e dyta, e partia e tretë nga ky sondazh del të jetë LDK.

LVV në rritje dhe fituese, PDK dhe LDK shënon rënie, AAK e NISMA e kalojnë prgaun, ndërsa Lista për Familjen rrezikon pragun!

Sipas Qendres për Hulumtime Sociale Ekonomike Politike “ALTERNATIVA”, observator i matjeve të opinionit publik, i realizuar përfunduar këtë fundjavë, e nxjerr firuese Lëvizjen Vetvendosje (LVV) në pyetjën drejtuar qytetarëve për “Zgjedhjet Parlamentare 2025”, e cila ka realizuar sondazhin për partitë politike në Kosovë me një pyetje të vetme, drejtuar të anketuarëve, se; Cilit subjekt politik në Kosovë do ti besonit, pas dy javë fushate për ditën e diel 09 shkurt 2025? Përgjigja ka rezultuar me rënie sasiore të subjekteve politike PDK dhe LDK, dhe gjithashtu AAK –së, krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Patria në Pushtet VV ka rriur një epërsi të lehtë në vlerë respoduese prej VV – 52.7%, derisa vlerat numerike për partitë opozitare si: PDK – 16.8%, LDK – 14.2%, AAK – Nisma, Intelektualët dhe Konservatorët – 7.6% dhe Lista për Familjen – 3.5%, derisa këto subjeke tregojne rezultat më të ultë tani se në zgjedhjet e kaluara, e që ishin PDK – 19%, LDK – 15% dhe AAK 8%.

Sondazhi është mbajtur me të anketuar të profileve dhe të grup moshave të ndryshme, të cilët janë përgjigjur me pjesëmarrje në grup mosha të respodentëve është në (5) pesë kategori moshash, duke filluar prej 18-25, 26-35, 36-45, 46-55, 56-65 vjet.

Rezultatet e sondazhit tregojnë një përfaqësim të ndryshëm të mbështetjes për partitë në varësi të grupmoshave, rajoneve dhe komunave. LVV, e cila ka arritur një mbështetje të fuqishme prej 52.7%, ka marrë mbështetje të madhe në rajonet më të urbanizuara dhe në komunat më të mëdha, ku qytetarët janë më të angazhuar politikisht.

Advertisement

PDK, me 16.8% të mbështetjes, mbetet e fortë në disa rajone të caktuara, përfshirë ato ku janë më të pranishëm votuesit e grupeve të moshuara, të cilët kanë një lidhje të thellë historike me këtë parti. LDK, e cila ka arritur 14.2% të mbështetjes, ka pësuar një rënie të konsiderueshme, veçanërisht në komunat ku më parë kishte qenë e fortë, duke reflektuar humbjen e besimit nga një pjesë e elektoratit.

AAK, së bashku me partitë Nisma, Intelektualët dhe Konservatorët, ka arritur 7.6%, është përqendruar kryesisht në komunat e vogla dhe ato rurale, ku politikat e saj kanë rezonuar më shumë me nevojat lokale. Lista për Familjen, me 3.5%, ka pasur mbështetje të dukshme në disa zona ku çështjet sociale dhe familjare janë prioritet, ndërsa partitë e tjera, që përbëjnë 5.2% të mbështetjes, kanë arritur një përkrahje të përhapur në disa rajone specifike dhe komuna minoritare më të vogla.

Në përgjithësi, ky rezultat tregon se mbështetja për partitë është e ndarë jo vetëm sipas ideologjisë, por edhe sipas territorit dhe grupeve demografikë, ku çdo rajon dhe komunë ka influencën e vet në rezultatet e përgjithshme të votës nacionale.

Lajme nga rajoni

LVV nënshkruan koalicionin parazgjedhor me tri parti

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo, Partia Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor, duke e cilësuar atë si vazhdim të një rruge të përbashkët politike dhe angazhim të qartë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Sipas Partisë Guxo, ky koalicion nuk paraqet një bashkim të përkohshëm, por një qëndrim politik të vendosur për të qeverisur me përgjegjësi, për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për ta vendosur qytetarin në qendër të çdo vendimi.

“Ne hyjmë në këtë marrëveshje me bindjen se shteti forcohet vetëm përmes drejtësisë që vepron, institucioneve që funksionojnë dhe një qeverisjeje që nuk i shmanget llogaridhënies”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook, transmeton INA.

Në reagim thuhet se lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia qytetare nuk janë vetëm premtime politike, por detyrime që burojnë nga besimi i qytetarëve.

Po ashtu, partitë vlerësojnë se ky koalicion përfaqëson stabilitet, drejtim dhe qartësi politike, me synim një Republikë më të fortë brenda vendit dhe më të sigurt në arenën ndërkombëtare, me orientim të palëkundur euroatlantik dhe partneritete strategjike të konsoliduara.

Advertisement

“Partia GUXO qëndron në këtë bashkim me përgjegjësi të plotë, për të garantuar se politika nuk mbetet fjalë, por kthehet në veprim që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

KQZ ka bërë të ditur se AKR dhe Nisma Socialdemokrate nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe Nisma Socialdemokrate nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Sipas njoftimit të KQZ-së, deri në përfundim të afatit zyrtar më 7 maj në orën 24:00, këto dy subjekte politike kanë njoftuar zyrtarisht mospjesëmarrjen në procesin zgjedhor.

“Në listën e partive që kanë konfirmuar se nuk do të garojnë në zgjedhje janë gjithsej nëntë subjekte politike, ndërsa AKR dhe Nisma Socialdemokrate janë ndër partitë më të njohura që kanë vendosur të mos jenë pjesë e garës elektorale”.

Sipas KQZ, Partitë politike që kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Demokratike e Unitetit; 2. Balli Kombëtar i Kosovës; 3. Lëvizja Qytetare Vatra; 4. Bashkimi për Ndryshim Anamorava; 5. Partia e Drejtësisë; 6. Srpski Narodni Pokret; 7. Partia Reforma Demokratike; 8. Aleanca Kosova e Re; dhe 9. Nisma Socialdemokrate”.

Afati për njoftimin e pjesëmarrjes, mospjesëmarrjes apo formimit të koalicioneve ka qenë i hapur nga 1 deri më 7 maj 2026 dhe ka vlejtur për 53 partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës./Periskopi

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Kapen mbi 250 kg suxhuk në Shtutgart në autobusin e Kosovës

Published

on

Më shumë se 250 kilogramë sudxuk dhe produkte mishi u sekuestruan dje në Shtutgart Stuttgart në një autobus nga Kosova, raportuan mediat në Prishtina, duke iu referuar mediave gjermane.

Policia gjermani njoftoi se produktet e mishit u ekspozuan nga era.

“Era e fortë që vinte nga disa çanta në zonën e ngarkesës konfirmoi shpejt dyshimin e tyre për produkte ushqimore të paligjshme. Në total, oficerët sekuestruan 252,8 kg produkte mishi gjatë inspektimit”, raportojnë mediat e Kosovës.

Në të njëjtin autobus u gjetën edhe mallra të tjera, të dyshuara si të kontrabanduara.

Sipas këtyre mediave, kishte cigare, dritare alumini dhe një kondicioner.

Advertisement

Përveç kësaj, u sekuestrua edhe një qen.

Janë nisur procedura për shmangie nga taksat kundër dy shoferëve të autobusëve dhe një mbledhësi mallrash në stacionin e autobusëve.

Shoferët e autobusëve do të përballen gjithashtu me gjoba për importimin ilegal të produkteve të mishit.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat