Connect with us

Lajme nga vendi

Gashi: Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat pritet të miratohet në mars ose prill

Published

on

Kryeparlamentari, Afrim Gashi, ka bërë të ditur se ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat pritet të hyjë së shpejti në procedurë parlamentare. Në një intervistë për “360 Gradë” në MRT 1, ai u shpreh optimist se ky ligj mund të miratohet gjatë muajve mars ose prill, duke theksuar se ekspertët kanë punuar prej kohësh për një zgjidhje të mirë kushtetuese.

“Edhe sikur të kishte mbetur balancuesi, ne kishim idenë për të miratuar ose propozuar një ligj të ri, pasi ishte e qartë që ai mekanizëm nuk dha rezultatet e dëshiruara dhe ishte keqpërdorur vitet e fundit. Për këtë arsye, mendoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i drejtë”, deklaroi Gashi.

I pyetur nëse ligji do të reflektojë përqindjet nga regjistrimi i popullsisë, ai tha se nuk i di detajet, por theksoi se zgjidhja ligjore është ndërtuar mbi bazën e parimeve kushtetuese dhe amendamenteve ekzistuese.
“Drejtësia është thelbësore në këtë proces. Nuk duhet ta shohim gjithçka vetëm nga këndvështrimi i përqindjeve. Duhet të fokusohemi në dimensionin cilësor dhe perspektivën që sjellin njerëzit në administratën publike dhe shtetërore”, përfundoi Gashi.

Advertisement

Lajme nga vendi

Edhe LSDM del me vlerësimet e saj: Me këtë rezultat, VMRO-DPMNE do të kishte 52 deputetë, kurse ne 21

Published

on

LSDM reagoi ndaj pretendimeve të VMRO-DPMNE-së se ata ishin fitues absolutë në zgjedhjet lokale, duke theksuar se numrat, sipas analizës së tyre, tregojnë një pamje krejtësisht të ndryshme.

Edhe nga LSDM kanë dalë me vlerësimet e tyre, duke thënë se me rezultatin e zgjedhjeve lokale, VMRO-DPMNE do të kishte 52 deputetë, ndërsa LSDM 21.

“VMRO-DPMNE nuk mund ta fshehë rënien, numrat janë të qartë dhe të pamëshirshëm ndaj tyre. Analiza e deputetëve sipas votave është një operacion i saktë matematik që tregon qartë se VMRO-DPMNE do të binte në 52 deputetë, dhe LSDM do të kishte të paktën 21”, thonë nga LSDM.

“LSDM vazhdon betejën për 17 komuna të tjera. U bëjmë thirrje qytetarëve të dalin masivisht për të votuar në raundin e dytë dhe të votojnë për kandidatët e LSDM-së — njerëz të provuar dhe të ndershëm që treguan në raundin e parë se kanë diçka për të ofruar”, shtoi deklarata.

Reagimi vjen pas njoftimit të VMRO-DPMNE-së se me mbi 300,000 vota dhe më shumë se 550 këshilltarë në të gjithë vendin dhe Shkupin, ata janë fitues absolut dhe se, sipas llogaritjeve të tyre, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin nesër, ata do të fitonin mbi 60 vende në Kuvend.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

VMRO-DPMNE thotë se nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, ata do të fitonin mbi 60 deputetë

Published

on

VMRO-DPMNE thotë se nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, ata do të fitonin mbi 60 deputetë. Nga kjo parti thonë se “qytetarët zgjodhën rrugën e zhvillimit dhe rritjes”.

“VMRO-DPMNE me 550 këshilltarë nëpër gjithë Maqedoninë dhe qytetin e Shkupit, si dhe me mbi 300 mijë vota, është fituese absolute e zgjedhjeve lokale. Sipas modelit të D’Hondt-it, nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje parlamentare, me këto vota VMRO-DPMNE do të kishte mbi 60 deputetë, ndërsa LSDM në disa njësi zgjedhore do të ishte parti e tretë”.

“Populli e ndëshkoi LSDM-në, e cila në disa vende të shtetit, përfshirë edhe qytetin e Shkupit, doli e treta, e katërta, madje edhe e pesta sipas numrit të votave të fituara. Koha e punës, përgjegjësisë dhe rezultateve vazhdon – falënderim për të gjithë ata që bënë zgjedhjen e duhur”.

“Në këto zgjedhje,VMRO-DPMNE fitoi 12.000 vota më shumë se në vitin 2021, ndërsa LSDM pësoi një humbje prej 111.000 votash. Kjo humbje, sipas partisë, e pasqyron më së miri mosbesimin e qytetarëve ndaj politikave të gabuara, qeverisjes së paaftë dhe kuadrove joprofesionale të LSDM-së”, thonë nga VMRO-DPMNE .

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi

Published

on

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa.

“Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njofton LAMM.

LAMM gjithashtu rekomandon të respektohen sinjalet e vendosura të trafikut dhe të vozitet me kujdes, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat