Lajme nga vendi
Jandrokoviq: Maqedonia e Veriut ka mbështetjen e Kroacisë për zgjidhjen e problemeve gjatë procesit eurointegrues
Marrëdhëniet politike mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera, po ashtu edhe bashkëpunimi ekonomik. Marrëdhëniet mes dy popujve janë miqësore dhe gjithmonë ka partneritet, miqësi dhe simpati sepse ata janë të lidhur me lidhje historike, tha kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, në një konferencë për media me homologun e tij maqedonas, Afrim Gashi.
Jandrokoviq theksoi se minoriteti kroat në Maqedoni është krenar që është këtu dhe e respektojnë këtë atdhe, por janë krenarë edhe për rrënjët e tyre kroate. Ai thotë se e njëjta gjë vlen edhe për pakicën maqedonase në Kroaci.
“Popujt tanë janë ura e miqësisë”, shtoi folësi kroat.
Lidhur me rrugën evropiane të Maqedonisë, Jandrokoviq thotë se “e di se si ballafaqohemi me probleme dhe se si anëtarësimi ynë në NATO ishte i mbushur me pengesa, por edhe se pengesat ende ekzistojnë”.
“Keni mbështetjen tonë për të vazhduar në atë rrugë dhe për t’i zgjidhur ato probleme. Është mirë të kemi një aleancë, jo vetëm brenda NATO-s por edhe brenda BE-së”, shtoi Jandrokoviq.
Jadroviq tha se sot do të realizoi takim edhe me Presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.
Lajme nga vendi
Mjeku nga një fshat i Tetovës arrestohet për vrasjen e 76-vjeçarit në Ohër
Një mjek nga fshati Bërvenicë i Tetovës është arrestuar dje, pasi dyshohet se ka kryer vrasjen e një 76-vjeçari në Ohër, mësohet jozyrtarisht, përcjell INA.
Sipas informacioneve, dje rreth orës 17:20 në fshatin Bërvenicë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në bazë të një fletarresti qendror të lëshuar nga SPB Ohër, kanë privuar nga liria personin me inicialet Zh.G. (53), i cili dyshohet për veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.
Më herët, në orën 08:24, në SPB Ohër ishte raportuar se në shtëpinë familjare në rrugën “Nada Fileva” në Ohër, ishte gjetur pa shenja jete 76-vjeçari me inicialet K.M.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori publik dhe ekipet policore, ndërsa mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.(INA)
Lajme nga vendi
Polici i rremë mashtroi shkupjanin për 3.500 euro
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 24 të këtij muaji, në ora 15:30, në SPB Shkup, 45-vjeçari nga Shkupi ka denoncuar se është mashtruar nga një person.
Sipas denoncimit, personi i është paraqitur, është prezantuar si i punësuar në polici dhe i ka ofruar që t’i kthejë paratë – 40 mijë euro që i ka investuar në firmë të huaj në të cilën ka qenë i punësuar dhe që ka ndaluar me punë.
Nga policia shtojnë se pasi që nuk është kryer shërbimi, denoncuesi ka dyshuar se personi është mashtrues dhe ka denoncuar.
Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.
Lajme nga vendi
NPK TETOVA, TË PUNËSUARIT 27 MUAJ PA SIGURIM DHE 2 MUAJ PA RROGA
Të punësuarve në NPK Tetova Tetovë, ka gati 27 mauj që nuk u paguhet sigurim shëndetësor dy muaj pa marr paga. Të punësuarit e kësaj ndërmarrje nuk i kanë marr as rrogat e janarit dhe të shkurtit, pasi që dy ditë para festës së Bajramit llogaria e ndërmarrjes është bllokuar nga ana e drejtorisë për të hyra publike.
AVZI RIZVANI – Përfaqësues i Sindikatës
“ Me kontributet pak është puna ngarkuar janë akumuluar vite ta pa paguara kontributet , jemi në rrjedha me një potencial për ti realizuar, jemi në kontakt me drejtorin dhe kryetarin e komunës ku na kanë premtuar se shumë shpjet do rregullohet pagesa. Me rroga lart posh tuk kemi keq , kemi të pa marrë rrogën e janarit she shkurtit por para festës na bllokun xhirollogarinë ku edhe ngecëm me rrogën e janarit.”
Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë që po punon për zgjidhjen e problemit me kontributet e punëtorëve të NPK-së. Kasami bën me dije që bëhet fjalë për shumë të madhe të mjeteve financiare që duhet kohë për t’i siguruar.
BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës Tetovës
“Është një obligim i lartë financiar që kalon mbi 40 milion denar , për kontributet e ndërmarrjes komunale që i bie se komuna do të duhet të siguroj të ardhura të jashtëzakonshme do kisha thënë dhe jemi duke punuar që në momentin e parë që të sigurohen këta të ardhura të bëhet pagesa e atyre kontributeve , ajo që është fokusi jonë në këto momente është që të marrin rroga në kohë dhe deri më tash i kanë marr rrogat në kohë .”
Përndryshe, punëtorët e NPK-së për vite me rradhë kanë pasur probleme me pagat dhe sigurimin shëndetësorë. Madje disa herë me rradhë edhe është protestuar.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni2 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota2 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

