Connect with us

Lajme nga vendi

SPB Manastir: Zbardhëm incidentin e marrjes me forcë të bluzës me shqiponjë, do të ngrihen akuza kundër pesë personave

Published

on

Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, SPB Manastir thotë se ka zbardhur incidentin e marrjes me forcë të një bluze nga një person nga Suedia, me banim në Dibër, identifikoi autorët dhe kreu intervista zyrtare me ta në stacionin policor. Pas marrjes së masave, policët identifikuan autorët, katër 17-vjeçarë dhe një 14-vjeçar, të gjithë nga Manastiri. Me urdhër gjykate, u kryen kontrolle në shtëpitë e tyre, dhe në një intervistë zyrtare në stacionin policor ata pranuan krimin.

Më 28.08.2025 në orën 19:50 në SPB Manastir, S.H.D. (32) nga Suedia, me banim në Dibër, raportoi se në rrugën “Shirok sokak” në Manastir, personat iu afruan dhe donin t’ia hiqnin bluzën, të cilën e mbante veshur, në të cilën ishte vizatuar një kokë shqiponje në pjesën e përparme dhe të pasme. Sipas raportit, ai e hoqi bluzën dhe ua dha atyre pasi kuptoi se nuk mund të mbrohej.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër individëve do të ngrihen akuza sipas nenit 319 të Kodit Penal “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose intolerancës mbi baza kombëtare, racore, fetare dhe të tjera diskriminuese”.

Kujtojmë se Portalb.mk përmes një serie shkrimesh ka argumentuar se si mosndëshkimi i gjuhës së urrejtjes ndër vite ka rritur edhe më shumë këtë fenomen në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mosreagimi adekuat i MPB, prokurorisë dhe lëndëve të pakta me aktgjykim në gjykatë, e ushqejnë edhe më shumë gjuhën e urrejtjes. Këtë e vërtetuan edhe ekspertët e komunikimit politik si dhe organizatat që merren me gjuhën e urrejtjes në analizën e Portalb.mk rreth temës në fjalë.

Lajme nga vendi

Lopët kalojnë “ilegalisht” kufirin: 6 lopë nga Maqedonia ndalohen në Bullgari

Published

on

Institucionet bullgare po vendosin se çfarë të bëjnë me gjashtë lopë, të cilat para pak ditësh kaluan kufirin nga Maqedonia në afërsi të fshatit Gjueshevë të Qustendilit, njofton Radioja Kombëtare Bullgare.

​Kafshët janë kapur dhe janë vendosur në një objekt të përkohshëm blegtoral të komunës, ndërsa një komision i shërbimeve të autorizuara bullgare dhe maqedonase po vendos se si do të veprohet në këtë rast.

Nuk dihet nëse këto gjashtë lopë janë pjesë e gjedheve që lëvizin lirshëm në zonën e Koritës së Kriva Pallankës, duke shkaktuar tension të madh mes banorëve dhe pronarëve, problem ky që autoritetet kompetente maqedonase ende nuk po arrijnë ta zgjidhin.

​Kafshët janë vërejtur në tokën e fshatit Gjueshevë, ndërsa kryetarja e fshatit e ka denoncuar rastin në komunë. Ato janë kapur dhe janë transportuar në një objekt të përkohshëm për blegtori.
​Komisioni rajonal për kontrollin e ushqimit, autoritetet kufitare dhe ato komunale do të marrin vendimin përfundimtar për fatin e tyre.
​Para disa vitesh, lopa Penka shkeli kufirin duke hyrë nga Serbia në afërsi të fshatit Oltomanci të Qustendilit.

Sipas rregulloreve evropiane, pas hyrjes nga një vend jashtë BE-së, ajo duhej të asgjësohej.

Advertisement

Ky rast u kthye në një problem ndërkombëtar – në fund, lopa u kursye dhe pronari i saj nga fshati Kopillovci u kujdes për të në kopenë e tij për vite me radhë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë Veriut do të jetë

Published

on

Moti sot në Maqedoninë Veriut do të jetë vranësira dhe diell, ndërsa gjatë fundit të ditë pritet të ketë reshje lokale të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi jugor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri 21 gradë celsius.

Nesër moti pritet të jetë me reshje shiu, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Alarme për bomba në Tetovë: Sërish panik dhe evakuim në disa shkolla

Published

on

Edhe mëngjesi i sotëm ka nisur me ankth për nxënësit dhe prindërit në Tetovë. Disa shkolla fillore dhe të mesme kanë pranuar sërish kërcënime për mjete shpërthyese përmes postës elektronike.

​Policia ka evakuuar menjëherë nxënësit dhe stafin, ndërsa ekipet antiterror po kontrollojnë objektet. Kjo situatë e përsëritur po shkakton revoltë të madhe te prindërit, të cilët shprehen të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre dhe ndërprerjen e vazhdueshme të mësimit.

​Deri më tani, të gjitha alarmet e mëparshme kanë rezultuar të rreme, por autorët mbeten ende të paidentifikuar, duke lënë qytetin në gjendje pasigurie.

Continue Reading

Më të lexuarat