Connect with us

Lajme nga vendi

Po shpërndahen vaksinat kundër gripit sezonal

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se është në proces shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal në institucionet publike shëndetësore. Gjatë kësaj jave, qytetarët që janë paraqitur për vaksinim falas do të njoftohen me mesazh SMS për termin e tyre të vaksinimit.

Vaksinimi kundër gripit sezonal do të realizohet në 35 pika vaksinimi në të gjithë vendin, prej të cilave 5 në Shkup.
“Kujtojmë se është ende në vazhdim regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë, të cilët mund të paraqiten duke plotësuar aplikacionin vakcinacija.mk në këtë link: https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu ose përmes mjekut të tyre amë. Vaksinimi falas përfshin kategoritë e mëposhtme të popullsisë: Personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat që jetojnë në institucione të përkujdesjes sociale për të moshuar dhe punonjësit e këtyre institucioneve”.

“Vaksinimi mbetet masa më efektive parandaluese për mbrojtjen e shëndetit. Këtë vit, Ministria ka siguruar 80.000 doza vaksine katërvalente, të prodhuar nga kompania e njohur Abot nga Holanda”, thonë nga MSH.

Lajme nga vendi

Bilall Kasami ka reaguar pas ndarjes nga jeta të këngëtarit tetovar: Tetova humbi birin e saj dhe një artist të madh

Published

on

Me dhembje të thellë, Bilall Kasami ka reaguar pas ndarjes nga jeta të këngëtarit tetovar Shpat Kasapi. Në mesazhin e tij, ai thekson se Tetova humbi një bir të saj dhe një artist të madh, i cili gjatë viteve qëndroi në majat e suksesit.

“Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë qytetarëve të Tetovës për këtë humbje kaq të madhe! Allahu e shpërbleftë me xhennet!”, shkruan Bilall Kasami.

Reagimi i tij ka prekur shumë qytetarë dhe ndjekës të muzikës së Shpat Kasapit, duke theksuar ndikimin e madh që ky artist pati gjatë karrierës së tij.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Published

on

Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti ka reaguar pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare.

Përmes një postimi në Facebook, Mexhiti ngushëlloi familjen e artistit dhe gjithë komunitetit artistik, derisa shtoi se Kasapi la pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e publikut.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Ikja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e vlerësonin artin e tij. Shpati la pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e publikut. Muzika e tij është një vlerë që nuk shuhet. Në këtë ditë të rëndë, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, të afërmve dhe gjithë komunitetit artistik. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij, dhe u prehtë në paqe”, ka shkruar ai.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Abazi: Edhe policët do të përgjigjen për Koçanin, brenda 10 ditëve pritet akuza për pjesëtarët e MPB-së

Published

on

Kryeprokurori i Prokurorisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi thotë se brenda 10 ditëve do të ketë aktakuzë edhe për pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht për policët, në rastin e diskotekës “Puls” në Koçan, përcjell TV21. Abazi thotë se tashmë janë dëgjuar të gjithë të akuzuarit dhe dëshmitarët në lidhje me këtë rast.

“Nga ana e prokurorit publik në këtë lëndë janë dëgjuar të gjithë të akuzuarit. Janë siguruar të gjitha dëshmitë. Javën e kaluar u dëgjua edhe i akuzuari i fundit. U dëgjuan edhe dëshmitarët dhe u është dhënë njoftim për hetim të përfunduar dhe për dhjetë ditë presim…pasi që të hetohen edhe dëshmitë e reja që i siguruam dhe deklaratat e të akuzuarve dhe dëshmitarëve, presim për shkurt kohë, dhjetë ditë të merret vendimi i Prokurorisë Publike. Të gjitha dëshmitë materiale në lidhje me këtë rast penalo-juridik janë siguruar, nga viti 2012, deri në veprimin e fundit dhe ditën e ndodhisë së fatkeqësisë. Hetimi po zhvillohet në atë drejtim, të shohim lëshimet e secilit prej personave me autorizime policore, cilat janë lëshimet e secilit prej tyre, dhe gjithsesi në aktakuzë do t’i tregojmë të gjitha. Të gjitha lëshimet dhe veprimet e lëshuara nga ana e zyrtarëve të policisë”, tha Abazi.

Continue Reading

Më të lexuarat