Connect with us

Lajme nga vendi

Paralajmërime për shi intenziv dhe përmbytje

Published

on

Sipas paralajmërimeve të meteorologëve në vend, ditëve në vijim në territorin e Maqedonisë së Veriut do të ketë reshje shiu 40 litra për metër katror
Nën ndikimin e një vale të madhe të lagësht nga jugu, moti në Maqedoni sot do të jetë me vranësira, me reshje shiu kudo, veçanërisht në rajonet jugore të Maqedonisë, ku do të ketë reshje shiu mbi 40 litra në 24 orë. Në male në lartësi mbi 1700/1800 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të shndërrohen në reshje dëbore.

Lajme nga vendi

Gostivar – Dy persona arrestohen pasi qëlluan me thikë një punonjës pas një mosmarrëveshjeje për parkim

Published

on

Më 04.12.2025 në orën 16:10 në DPB Gostivar janë ndaluar B.Z. (44) nga f. Raven dhe F.A. (57) nga Gostivari. Ata dyshohen se në orën 12:50 në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, së bashku me një person tjetër, pas një mosmarrëveshjeje paraprake për vendparkim, kanë sulmuar fizikisht, me një mjet metalik dhe një mjet të mprehtë personin A.A. (41) nga Shkupi, i cili kryente detyra pune për një subjekt juridik nga Shkupi dhe i kanë shkaktuar plagë me thikë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të vijojë parashtresë adekuate.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ahmeti bën thirrje për pjesëmarrje masive në Shkup: Lufta e UÇK-së ishte dhe mbetet e drejtë

Published

on

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një reagimi në Facebook tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë dhe e mbështetur nga bota demokratike.

Postimi i plotë:

Pas Prishtinës dhe Tiranës, tani edhe Shkupi do të buçasë për të vërtetën dhe drejtësinë!

Sheshi “Skënderbeu” në Shkup do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët tanë.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për luftëtarët e lirisë nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike, montime dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.

Advertisement

Ashtu siç qëndruam përkrah luftëtarëve të UÇK-së në Prishtinë dhe Tiranë, ashtu do të qëndrojmë edhe në Shkup, krenarë, të vendosur dhe të palëkundur në mbrojtje të së vërtetës sonë, të së vërtetës objektive.

Më 13 dhjetor, në orën 13:00, të gjithë në Shkup!

Liria nuk gjykohet, liria mbrohet!

Lavdi UÇK-së!

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Pendarovski për CIVIL: Zyrtarë të qeverisë po e afrojnë vendin me botën serbe dhe ruse

Published

on

Në një intervistë ekskluzive për CIVIL Media, Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cilëson si shqetësuese rritjen e ndikimit ruso-serb në rajon dhe në vend, por thekson se ky ndikim nuk po shtyhet drejtpërdrejt nga Beogradi.

“Nga Serbia nuk ka presion të qartë që ne të futemi në botën serbe. Problemi është se disa struktura politike në vend duan vetë të jenë pjesë e asaj bote,” deklaron Pendarovski, përcjell PressOnline.al

Ai shpjegon se koncepti i “botës serbe”, i ndërtuar sipas modelit të botës ruse, bazohet në identitet etnik, gjuhë dhe ndikim kishtar – elemente që nuk përputhen me realitetin demografik dhe kulturor të Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, sipas tij, përfshirja e vendit në këtë sferë ndikimi po bëhet e mundur nga brenda.

“Kur ke një zëvendëskryeministër që hapur punon kundër NATO-s dhe BE-së, kjo nuk është figurë margjinale. Këta aktorë ndikojnë në orientimin strategjik të shtetit,” thekson ish-presidenti.

Advertisement

Ai rikujton edhe rezolutën e fundit të Parlamentit Evropian, e cila paralajmëron për rritjen e ndikimit ruso-serb në Maqedoninë e Veriut, duke lidhur këtë rrezik me vendimmarrës specifikë të qeverisë aktuale.

Pendarovski nënvizon se Maqedonia e Veriut përfiton qartë nga anëtarësimi në NATO, veçanërisht në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës, dhe paralajmëron se politikat e dyfishta mund të dëmtojnë seriozisht sigurinë kombëtare.

“Nuk mund të jesh deklarativisht pro NATO-s dhe njëkohësisht të flirtohesh me botën serbe apo ruse. Kjo nuk ndodhte para vitit 2024,” thotë ai.

Sipas Pendarovskit, orientimi gjeopolitik nuk është çështje që duhet lënë tek popullata e gjerë, por përgjegjësi e elitës politike që udhëheq vendin.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat