Lajme nga vendi
Toshkovsi: Deri në muajt qershor-korrik, pres që sistemi “Safe City” të zbatohet në gjithë territorin e shtetit
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se deri në muajin qershor-korrik, pret që sistemi “Safe City” të zbatohet në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.
“Shpresoj që deri në qershor-korrik të vitit të ardhshëm do ta zbatojmë “Qytetin e sigurt” në të gjithë territorin e vendit, dhe jam i sigurt se deri në fund të vitit 2026 do ta zbatojmë në çdo qytet si një sistem inteligjent. Qytetarët e Maqedonisë meritojnë të zbatojnë një zgjidhje inteligjente në Tetovë, Shkup, por edhe në Berovë, Dellçevë, Strugë dhe Ohër që duhet të ndjekë strategjinë evropiane “zero viktima”, domethënë atë strategji që deri në vitin 2050 të mos kemi viktima njerëzore si rezultat i mosrespektimit të rregullave të komunikacionit”, tha Toshkovski.
Ai kujtoi se periudha e testimit për regjistrimin e kundërvajtjeve nga sistemi “Qytet i Sigurt” është e vlefshme deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm.
Sipas Toshkovskit, kjo është vetëm një pjesë e hapave të cilët duhet të ndërmerren, por edhe në këtë periudhë të shkurtër kohore, në kuadër të periudhës së testimit, informacionet fillestare janë se me të vërtetë qytetarët e Maqedonisë së Veriut sillen ndryshe kur drejtojnë automjet se sa më parë.
“Dhe jam shumë i kënaqur që numri i aksidenteve rrugore me lëndime të rënda trupore dhe numri i përgjithshëm i aksidenteve rrugore, aty ku po e zbatojmë këtë projekt, është duke u zvogëluar. Kjo është shumë e rëndësishme. Qëllimi i parë dhe më i madh, do të thoja qëllimi i fundit i zbatimit të këtij sistemi, është të shpëtojmë të paktën një jetë njerëzore më shumë se më parë. Pra, rezultatet që duhet të ofrojë ‘Qyteti i sigurt’ janë vërtet shumë të shkëlqyera”, theksoi ministri Toshkovski.
Shtoi se askush nuk do të përjashtohet nga “Qyteti i sigurt”, përveç automjeteve të policisë të cilat ndërmarrin veprime, ndihma mjekësore urgjente dhe automjetet e njësiteve zjarrfikëse. Gjatë kësaj e përmendi shembullin e tij personal kur ka marrë vërejtje për kundërvajtje të kryer në komunikacion dhe këtë e bërë publike.
Kamerat “Qytet i Sigurt” të instaluara në udhëkryqet e Shkupit regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut duke filluar nga 1 dhjetori. Ishte planifikuar që gjobat të fillojnë të zbatohen nga 1 janar 2026, mirëpo kjo është shtyrë për në 1 shkurt 2026.
Lajme nga vendi
Toshkovski: MPB do të publikojë të gjitha lokacionet ku janë vendosur kamerat e “Safe City”
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në drejtim të transparencës dhe edukimit më të madh të shoferëve, njoftoi se sistemi “Safe City” nuk do të jetë “kurth” për qytetarët. Ai tha se MPB planifikon të ndajë publikisht të gjitha vendet ku janë instaluar kamerat.
Ai gjithashtu paralajmëroi miratimin e akteve nënligjore që do të përcaktojnë kufirin e lejuar të shpejtësisë.
“Ne udhëhiqemi nga parametrat evropianë që parashikojnë një tolerancë prej tre deri në dhjetë kilometra në orë mbi kufirin e lejuar të shpejtësisë. Qëllimi nuk është të ndëshkohet me çdo kusht, por të ulet shpejtësia dhe të shpëtohen jetë”, theksoi Toshkovski.
Kamerat e “Safe City” të instaluara në rrugët e Shkupit regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut duke filluar nga 1 dhjetori. Ishte planifikuar që gjobat të fillojnë të zbatohen nga 1 janar 2026, mirëpo kjo është shtyrë pas 1 shkurtit 2026.
Lajme nga vendi
Dy persona të arrestuar për gjueti të paligjshme në rrethin e Tetovës
Më 18.12.2025, rreth orës 10:00, në rrugën rajonale Tetovë–fshati Vollkovijë, afër fshatit Radiovcë, në rrethin e Tetovës, punonjësit e policisë nga Njësia e Policisë Zherovjan kanë privuar nga liria personat R.A. (41) dhe Xh.A. (66), të dy nga fshati Zherovjan.
Arrestimi i tyre është bërë për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “gjueti e paligjshme”. Gjatë kontrollit, te R.A. është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e markës “Bajkall” kalibër 12 mm, me dy fishekë të vendosur, si dhe një rrip me 15 fishekë. Ndërkohë, nga Xh.A. janë konfiskuar leja e armës, legitimacioni i shoqatës së gjuetarëve dhe sende të tjera.
Të dy personat janë mbajtur në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës penal sipas nenit 396 dhe nenit 288 të Kodit Penal.
Lajme nga vendi
Dyshohet se një nxënës është vetvrarë në Shkup
Para pak minutave është raportuar një vetëvrasje në Shkup, shkruan Alsat.
Sipas burimeve jozyrtare, dyshohet se bëhet fjalë për një nxënës të moshës 17-18 vjeçare.
Po ashtu, jozyrtarisht, mësohet se është vetvrarë në malin e Gazibabës.
Nesër pritet që MPB të japë më shumë detaje për rastin. /Alsat.mk
-
Lajme nga vendi2 months agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoDogana konfiskoi 130 kilogramë mariuhanë

