Connect with us

Lajme nga vendi

KF ARSIMI NISI PËRGATITJET, TË HËNËN UDHËTON NË KROACI

Published

on

Arsimi i Çegranit sot i nisi përgatitjet për  pjesë pranverore të kampionatit  që  fillon më 10  shkurt. Faza  kryesore e përgatitjeve  nga  5 deri 17 janar do të zhvillohet në Modulin të Kroacisë  ku  do të zhvillohen edhe disa  ndeshje  kontrolluese.

 Klubi i futbollit  Arsimi nga  Çegrani  bëhet skuadra e  para  e cila  nga  dita e sotme   nisi  me  përgatitje  për   pjesën  pranverore  të  kampionatit  në Ligën e parë të futbollit  vendor  që  fillon  me  10  dhe  11  shkurt.

 Pas  grumbullimit të  sotëm , para  seancës  së parë stërvitore  trajneri  Vildan Saliu njoftoi futbollistët me  plan  programin  e përgatitjeve  që  do  të  zhvillohen në tre  faza  Nga  ekipi janë  larguar Amer Drljeviç, Dejan Peroviq  dhe Leonid  Ignjatovndërsa  aktualisht  është angazhuar mesfushori nigerian  24 vjeçar Hogan Ukpa i cili erdhi nga Struga Trim Lum ,ndërsa  ekipit  sipas  të  gjitha  gjasave  në Medulin  do ti bashkëngjitet edhe qendërmbrojtësi 23 vjeçar nga Kolumbia Brajan Kondumi

 

 Arsimi deri të  hënën do  të  punon  në stadiumin  me barë artificial në  Gostivar, ndërsa  nga  e  hëna  në mbrëmje  do të  udhëtojnë  në Medulin  të Kroacisë  ku  do  të qëndrojnë 12-të  ditë. Në bregdetin kroat ku ka kushte ideale për punë  krahas seancave  të  rregullta  stërvitore parashihet  që të  zhvillohen  edhe   së paku  tre  ndeshje kontrolluese me ekipe që  gjithashtu përgatiten në Medulin.

Advertisement

Kujtojmë  se  pjesa  pranverore e kampionatit  në Ligën e parë  starton më 10  dhe  11  shkurt, me  ndeshjet e xhiros  së 17-të ndërsa Arsimi është mysafire e vardarit  në Shkup

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Lajme nga vendi

Të rinjtë nxisin paqen në Ballkan! Konferencë ndërkombëtare për paqen në Universitetin e Tetovës

Published

on

Në një iniciativë të përbashkët me Federatën Universale të Paqes, Universiteti i Tetovës organizoi konferencën “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme”, me fokus të veçantë përfshirjen e të rinjve në nisma paqësore, sidomos nga Ballkani. Rektori i UT, Jusuf Zejneli, theksoi rëndësinë e edukimit, kërkimit shkencor dhe angazhimit shoqëror për të përgatitur gjenerata që jo vetëm përkrahin, por edhe punojnë aktivisht për paqe, duke shndërruar këtë konferencë në një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Përmes edukimit, kërkimit shkencor e angazhimit shoqëror, ne synojmë të përgatisim gjenerata jo vetëm që punojnë për paqe, por edhe punojnë aktivisht për të arritur atë. Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit, mes gjithë atyre që janë përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes”, tha Jusuf Zejneli.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Maqedonia renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit

Published

on

Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM.

Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.

Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi kufijtë e lejuar. Gostivari është në vendin e 18-të në listë, ndërsa Kërçova dhe Kumanova janë në vendin e 31-të dhe të 32-të. Shkupi është në vendin e 113-të me një koeficient prej 19.1.

Ky është Raporti i tetë vjetor Botëror i Cilësisë së Ajrit i platformës, i cili tregon se Maqedonia kishte ndotjen mesatare më të ulët të ajrit vitin e kaluar, krahasuar me vitet e mëparshme, kur koeficienti tejkalonte 35, d.m.th. alarmoi për vlera të larta të PM 2.5 deri në dhjetë herë.

Muajt më të ndotur ishin janari, shkurti dhe dhjetori, ndërsa ajri më i pastër ishte në prill dhe maj. Shkupi gjithashtu kishte ndotjen më të ulët të ajrit vitin e kaluar krahasuar me vitet e mëparshme. Që nga viti 2018, koeficienti ka rënë çdo vit nga mbi 30 në nën 20.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mbledhja për bashkimin e VLEN-it, janë tejkaluar dallimet? Paralajmërohet kongres në maj

Published

on

VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë i koalicionit të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk.

Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it.

Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.

Continue Reading

Më të lexuarat