Connect with us

Lajme nga vendi

NGRICAT SHKAKTUAN SHUMË AKSIDENTE, DHE DY VIKTIMA NGA FSHATI VIDUSHË ,KOMUNA MAVROVË- ROSTUSHË

Published

on

Ulja e temperaturave dhe shfaqja e ngricave në disa rrugë të vendit, kanë shkaktuar vështirësi serioze në qarkullim për shumë drejtues të automjeteve. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit kanë ndodhur disa aksidente. Më i rëndi ka qenë ai në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, ku dy persona humben jetën. Sipas informatave të MPB-së, automjeti i drejtuar nga A.F. 56 vjeçar nga fshati Vidushë, komuna Mavrovë-Rostushë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Radikë. Si pasojë e lëndimeve të marra, shoferi dhe pasagjerja M.F. 56 vjeçare kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Vdekjen e A.F. 56 vjeçar dhe M.F. 56 vjeçare, të dy nga fshati Vidushë, komuna Mavrovë- Rostushë, e ka konstatuar mjeku nga Ndihma e Shpejtë, ndërsa sipas udhëzimeve të prokurorit publik, automjeti është dërguar policor për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, ndërsa trupat e viktimave janë dorëzuar për obduksion”, njoftojnë nga MPB-ja.

Përveç këtij aksidenti fatal, një aksident tjetër me lëndime të rënda trupore ka ndodhur në orën 02:35, të mëngjesit në komunën e Vrapçishtit, ku sipas MPB-së, një automjet udhëtarësh “BMË” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga L.B. 27 vjeçar ka goditur një automjet të parkuar “Mercedes”. Me lëndime të rënda kanë përfunduar pasagjeri ndërsa lëndime më të lehta kanë mbetur shoferi dhe pasagjeri i automjet të parkuar. Për shkak të mbulesës së borës në rrugë, LAMM ka futur përdorimin e detyrueshëm të zinxhirëve të borës për të gjitha automjetet në seksionin Lisec – Kodra e Diellit nga ora 21:00 e 2 janarit 2026. Masa është e detyrueshme për shkak të pjesëve të pjerrëta dhe kthesave, ku mosrespektimi i rregullave shpesh shkakton bllokime dhe vonesa. Kontrollet e policisë do të intensifikohen, veçanërisht për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve gjatë periudhës së festave.Për shkak të ngricave në disa rrugë, nga Lidhja AutoMoto, u bën thirrje shoferëve të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve të tyre e sidomos në rrugët Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë, të cilat janë cilësuar si pika kritike. Për shkak të ngricave, rruga për në Kozjak gjatë ditës së sotme u mbyll për qarkullim.Edhe nga Qendra për Menaxhim me Kriza u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, pasi në shumë rrugë të vendit ka ngrica ngrira të cilat kanë shkaktuar vështirësi, veçanërisht në zonat malore.

 

Lajme nga vendi

Të rinjtë nxisin paqen në Ballkan! Konferencë ndërkombëtare për paqen në Universitetin e Tetovës

Published

on

Në një iniciativë të përbashkët me Federatën Universale të Paqes, Universiteti i Tetovës organizoi konferencën “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme”, me fokus të veçantë përfshirjen e të rinjve në nisma paqësore, sidomos nga Ballkani. Rektori i UT, Jusuf Zejneli, theksoi rëndësinë e edukimit, kërkimit shkencor dhe angazhimit shoqëror për të përgatitur gjenerata që jo vetëm përkrahin, por edhe punojnë aktivisht për paqe, duke shndërruar këtë konferencë në një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Përmes edukimit, kërkimit shkencor e angazhimit shoqëror, ne synojmë të përgatisim gjenerata jo vetëm që punojnë për paqe, por edhe punojnë aktivisht për të arritur atë. Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit, mes gjithë atyre që janë përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes”, tha Jusuf Zejneli.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Maqedonia renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit

Published

on

Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM.

Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.

Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi kufijtë e lejuar. Gostivari është në vendin e 18-të në listë, ndërsa Kërçova dhe Kumanova janë në vendin e 31-të dhe të 32-të. Shkupi është në vendin e 113-të me një koeficient prej 19.1.

Ky është Raporti i tetë vjetor Botëror i Cilësisë së Ajrit i platformës, i cili tregon se Maqedonia kishte ndotjen mesatare më të ulët të ajrit vitin e kaluar, krahasuar me vitet e mëparshme, kur koeficienti tejkalonte 35, d.m.th. alarmoi për vlera të larta të PM 2.5 deri në dhjetë herë.

Muajt më të ndotur ishin janari, shkurti dhe dhjetori, ndërsa ajri më i pastër ishte në prill dhe maj. Shkupi gjithashtu kishte ndotjen më të ulët të ajrit vitin e kaluar krahasuar me vitet e mëparshme. Që nga viti 2018, koeficienti ka rënë çdo vit nga mbi 30 në nën 20.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mbledhja për bashkimin e VLEN-it, janë tejkaluar dallimet? Paralajmërohet kongres në maj

Published

on

VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë i koalicionit të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk.

Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it.

Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.

Continue Reading

Më të lexuarat