Connect with us

Sport

SHKËNDIJA –STRUGA TRIM LUM HAPIN SIPARIN E SEZONIT PRANVEROR  

Published

on

Pjesa pranverore e kampionatit  në Ligën e Parë të futbollit vendor fillon me 10  shkurt, ndërsa  ndeshjet  hapëse  janë  Shkëndija – Struga Trim Lum  dhe  Shkupi – Tikveshi

 Komisari për gara në kuadër të federatës së futbollit të Maqedonisë, Vasko Dojçinovski ka publikuar ndeshjet e javës së 17  që  përkon me    fillimin e pjesës së dytë të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor që  starton me  10, 11 dhe  12 shkurt.  Siparin e xhiros  së 17 që  luhet më 10  shkurt e martë me fillim në orën 14:00, hapet me super derbin Shkëndija – Struga  Trim Lum dhe  Shkupi  – Tikveshi. Të mërkurën më 11 shkurt  gjithashtu  zhvillohen dy ndeshje  Vardari – Arsimi dhe Sileksi – Bashkimi, ndërsa java e 17 kompletohet me dy ndeshjet që zhvillohen më 12 shkurt mes  ekipeve AP Brera – Makedonija GJ.P dhe Pelisteri – Rabotniçki. Kujtojmë se renditjen  tabelore e kryeson Vardari  me 42 pikë, para  Struga  Trim Lum  me  41  dhe  Shkëndija  në vendin e tretë me 36 dhe Sileksi në vendin e katërt me  31 pikë.

Menjëherë pas kësaj, më 14 shkurt nis xhiroja e 18-të me përballjen Tikveshi – Shkëndija, ndërsa ndeshjet e tjera do të luhen në ditët në vijim deri të martën. Nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut është bërë e ditur se, pavarësisht konsultimeve për zhvillimin e ndeshjeve në dy ditë, për arsye teknike sezoni pranveror do të vazhdojë me të njëjtin sistem si në pjesën vjeshtore, duke garantuar implementimin e VAR-it në çdo ndeshje të Ligës së Parë.

Shaban Sinani – TV KOHA

Sport

NBA: FITORE TË RËNDËSISHME PËR PHILADELPHIA DHE MEMPHIS

Published

on

Kampionati  amerikan  i basketbollit NBA  ka vazhduar edhe  sot  me  katër  ndeshje  ku   fitore  të  rëndësishme  ka regjistruar Philadelphia dhe Memphis

 Dy fitore  të ekipeve vendase dhe dy të atyre mysafire  është epilogu  i katër  ndeshjeve  të zhvilluara  sot  në kampionatin amerikan të basketbollit NBA

 Skuadra  e  Charlotte  ka shënuar fitore  të rëndësishme në përballjen me ekipin  Nju Orleans me rezultatin 102-95. Lojtari më efikas te skuadra  vendase ishe La Melo Bal me 24 pikë. Fitore spektakolare  në cilësinë e vendasit ka regjistruar Memfisë kundër Minnesotas me rezultatin 137-128 . Më efikas  në këtë ndeshje ishte Jaren Jakson me 30 pikë të shënuara.

 Indiana ka pësuar disfatë para  tifozëve  të vetë në  përballjen me Hjustonin  me  rezultatin 114-118.  Lojtari më efikas  i ndeshjes  ishte Alperen Sengun me 30 pikë e 16  kërcime.  Në terrenin vendas  ka  pësuar edhe  ekipi i Clipers  në përballjen me  Filadelfian me  rezultatin  113-128.  Tre basketbollist  mysafir  si  Maxey, Embid dhe Barlov regjistruan 79 pikë së bashku  .

Konferenca e  Perëndimit e kryeson  Oklahoma me 39 fitore e 11 disfata  para  ekipit San Antonia  që ka 33 fitore e 16 disfata, ndërsa  në pozitën e tretë është Denver me  33  fitore e 17  humbje

Advertisement

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

KARATE: MAQEDONIA ME 35 GARUES  NË KAMPIONATIN EUROPIAN

Published

on

1205  karateist  nga 47 shtete  evropiane do të marrin pjesë në edicionin e  53-të  Kampionati Evropian i Karatesë për kadet junior dhe U-21 që  nga  data  6 deri më 8  shkurt mbahet  në  Limasol  të Qipros. Reprezentacioni Maqedonisë  do të  përfaqësohet  me  35 karateist

 Nga data 6 deri më 8  shkurt në Limasol të Qipros mbahet edicioni i 53 me radhë Kampionati Europian i Karatesë për kadet junior dhe U-21. Në këtë  kampionat  Europian marrin pjesë  1205  karateist  nga  47  vende  evropiane  në mesin e vendeve pjesëmarrëse në këtë event të madh sportiv të karatesë reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut do të përfaqësohet me 35 garues në KATA dhe KUMITË për djem dhe vajza. Reprezentacioni  ynë  enkas  për  këtë  kampionat  evropian ka  zhvilluar  përgatitje me  intensitet  të lartë që përfaqësimi të jetë më dinjitozë. Këtë e pohoi  edhe  drejtori  sportiv i reprezentacionit Arlind Huseini i cili u shprehë se të gjithë garuesit janë  maksimalisht  të  përgatitur  për  përfaqësim  dinjitoz 

Gjatë kësaj periudhe që kaloi reprezentacioni I Maqedonisë mbajti stërvitje përgatitore me anëtarët e reprezentacionit kadet junior, dhe u-21 në kata dhe kumitë. Të gjitha përgatitjet dy javore që u mbajtën kaluan shumë mire pa asnjë lëndim. Sipas mendimit tim shumë të përgatitur, pasi se këtë e konfirmojnë edhe seleksionuesit e kadetëve juniorëve dhe U-21. Kështu që mendoj se  këta janë shumë të përgatitur  për garën e radhës  apo  kampionatin shumë të rëndësishëm  për  kadet, junior dhe u-21 që do të mbahet tani në këtë periudhë kohore apo nga data  6 deri  8 shkurt në Qipro” deklaroi  Arlind  Huseini drejtor sportiv i reprezentacionit.

 Drejtori sportive I reprezentacionit të Maqedonisë Arlind Huseini  ka  besim të plotë tek të përzgjedhurit  duke  pasur para sysh se  njehë mire talentin dhe cilësinë e tyre

“ Siç e dini edhe  ju nga  garat e kaluara nga kampionate  evropiane kemi pasur rezultate  shumë të mëdha , duke filluar  nga Berat  Jakupi  është shpallur  kampion evropian  në këto evenimente të rëndësishme , Doan Osmani në 2019, në Olborg. Kështu që edhe kësaj radhe reprezentacioni I Maqedonisë, ka talent të mirë, punëtor të mirë . Talent që me të vërtet  do të japin maksimumin  dhe do të arrin në kulm apo në piedestal, për shkak se me të vërtet janë një gjeneratë e mire, shumë e përgatitur . Jam I bindur se do të kthehemi  me rezultate të mira nga kampionati Europian që mbahet në Qipro” deklaroi Arlind Huseini

Advertisement

 Përfaqësues e Maqedonisë në Kampionatin Evropianit të karatesë për kadet, junior  dhe U-21 do të prezantohet me 35 garues në kategoron٥ e djemve dhe vajzave  në  KATA dhe KUMITE,  në mesin e të cilëve janë edhe  dy karateistë nga  Klubi i karatesë FATI të Tetovës, Erdona Ziberi që do të garon në U-21 në kategorinë -68 kg  dhe  Isa  Elmazi në kategorinë kadet në -70 kg

Unë nga ky kampionat Europian pres që të kthehem me rezultat, normalisht me vend të pare sepse kam pasur   gara vazhdimisht në këto muajt e fundit si në garat ballkanike, në kampionatin botërorë në Veneci në Ligën Botërore. Në kampionatin Ballkanik u ktheva me  medaljen e  bronztë,  dhe në Veneci në ligën botërore  me  vend të pare. Normalisht ajo medalje më  dha  frymëzim dhe   nga stërvitjet që I bëjmë ne vazhdimisht unë mendoj se edhe nga ky kampionat evropian bashkë me trajnerin dhe me garuesit tjerë që marinë pjesë në Europian  jemi të përgatitur dhe presim që të kthehemi me medalje të artë nga ky  kampionat Europian” deklaroi  karateisti Isa Elmazi

 Ekspedita e Maqedonisë së Veriut sonte  udhëton për në Limasoll të Qipros , ndërsa garat  do të mbahen  të premten , të shtunën dhe të dielën, ndërsa   kthimi është caktuar menjëherë pas  përfundimit të garave.

Shaban SINANI –  TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Sport

Legjendat e futbollit mbledhin mbi 12 milionë dollarë për bamirësi

Published

on

Ndeshja bamirëse “Match for Hope 2026”, e zhvilluar më 30 janar në Doha, Katar, ofroi emocion, gola dhe praninë e yjeve të futbollit botëror. Në stadiumin “Ahmad bin Ali”, Team Chunkz triumfoi ndaj Team AboFlah me rezultatin e ngushtë 8–7.

Takimi prodhoi plot 15 gola, me Diego Costa që hapi serinë e realizimeve në minutën e 7-të, ndërsa Franck Ribéry shënoi për Team AboFlah në minutën e 31-të. Goli vendimtar u realizua nga personaliteti i Youtube Harry Pinero me penallti në minutat shtesë.

Në fushë u panë emra të mëdhenj si Eden Hazard, Marcelo, Thierry Henry, Gerard Piqué, Franck Ribéry dhe Diego Costa. Team Chunkz u drejtua nga Arsène Ëenger, ndërsa Team AboFlah nga Roberto Di Matteo.

Përtej spektaklit sportiv, ndeshja kishte një mision bamirës: u mblodhën 12.4 milionë dollarë, të cilat do t’i dhurohen fondacionit “Education Above All (EAA)” për të mbështetur arsimin e fëmijëve të margjinalizuar në Palestinë, Sudan, Pakistan dhe Nigeri.

Continue Reading

Më të lexuarat