Connect with us

Sport

Përsëri thirrje raciste antishqiptare në fushat e sportit, derbi Vardari-Bashkimi riktheu debatin për gjuhën e urrejtjes

Published

on

Sipas reagimit zyrtar të Federatës së Futbollit e Maqedonisë, kartoni i kuq ndaj futbollistit të Bashkimit, Rexhep Murati, u dha për pështyrje ndaj gjyqtarit, vendim që – sipas tyre – u konfirmua edhe nga sistemi VAR.

“Lidhur me ndeshjen e sotme të javës së 19-të në Ligën e Parë të Maqedonisë ndërmjet FK Vardarit dhe FK Bashkimit, në minutën e 87-të u akordua karton i kuq direkt për lojtarin me nr. 3 të ekipit mysafir për shkak të pështyrjes ndaj gjyqtarit. Gjyqtari kryesor ndodhej në një distancë rreth një metër nga ngjarja, e vërejti qartë pështyrjen dhe pa hezitim tregoi me të drejtë karton të kuq direkt. Ky veprim tejet josportiv u konfirmua edhe nga gjyqtarët e VAR-it, në bazë të provave të qarta video nga momenti i incidentit. Më pas, personi zyrtar i përjashtuar më herët nga stoli i FK Bashkimit hyri në mënyrë të palejuar në fushën e lojës, duke provokuar dhe nisur përballje me lojtarin aktiv të FK Vardarit, Boban Nikollov. Një sjellje e tillë është krejtësisht josportive dhe e palejueshme, veçanërisht duke pasur parasysh se personi ishte përjashtuar në pjesën e parë dhe në asnjë mënyrë nuk duhej të hynte në fushë. Shkaku i përballjes dhe i përjashtimit rrjedh ekskluzivisht nga sjellja e palejueshme e lojtarit me nr. 3, i cili pështyu drejt gjyqtarit, si dhe nga hyrja e palejuar në fushë e personit zyrtar të përjashtuar, i cili nisi përballjen me lojtarin e FK Vardarit, Boban Nikollov, i cili më pas me të drejtë u ndëshkua disiplinarisht me karton të verdhë”, thanë nga FFM.

Nga ana tjetër, klubi nga Kumanova e mohoi kategorikisht këtë pretendim, duke e cilësuar si interpretim të gabuar dhe tendencioz të pamjeve. Sipas tyre pika e bardhë që është paraqitur si pështymë në video, është pjesë e palltos të një tifozi në tribunë.

“FFM-ja me shpejtësi të dritës paska reaguar në mbrojtje të referit Benjamin Kerimi, referit kryesor të ndeshjes KF VARDAR – KF BASHKIMI 1947! Falemnderojmë nga zemra FFM-në për publikimin e videos ku qëllimi kryesor është arsyetimin e vendimit te referit për ndëshkimin e Rexhep Murati me karton të kuq, ku në mënyrë flagrante shihet gënjeshtra dhe tendeca e qëllimshme e referit Benjamin Benoo për ta përjashtuar lojtarin e U21 të Maqedonisë! SHIKONI VIDEON E FFM-së. Sekondi i 4 dhe 5 rrethohet “pështyma fantazmë” e lojtarit tonë dhe ÇUDITSHMËRISHT pështyma mbetet ende në ajr edhe pas shumë sekondave (sekonda 7,8,9 e videos)”, thoanë nga FC Bashkimi.

Përplasjet verbale dhe fizike pasuan menjëherë, ndërsa ndeshja u ndërpre për disa minuta.

Advertisement

Ngjarja ka nxitur reagime politike dhe institucionale.

Rastet të ngjashme janë regjistruar edhe më parë në Maqedoninë e Veriut, ku thirrje nacionaliste dhe ofenduese kundër shqiptarëve apo grupeve të tjera kanë kaluar pa ndëshkim të qartë institucional.

Kujtojmë se, mosreagimi adekuat i MPB, prokurorisë dhe lëndëve të pakta me aktgjykim në gjykatë, e ushqejnë edhe më shumë gjuhën e urrejtjes. 

Në një shoqëri të brishtë multietnike si Maqedonia e Veriut, mosndëshkimi i gjuhës së urrejtjes nuk është thjesht neglizhencë administrative, është një mesazh i rrezikshëm. Kur institucioneve u mungon reagimi i shpejtë dhe i vendosur, ato në mënyrë implicite i japin hapësirë ekstremizmit të normalizohet. Kështu, një brohoritje raciste nuk mbetet më vetëm incident, por shndërrohet në precedent që nxit ndarje. 

Advertisement

Sport

MBYLLEN LOJËRAT OLIMPIKE DIMËRORE ‘MILANO CORTINA 2026’

Published

on

Pa  17  ditëve  të paharrueshme, me gara, medalje e rekorde  me  një ceremoni spektakolare  në  Arenën Olimpike  në Verona  u  mbyllën Lojërat Olimpike Dimërore  Milano Cortina 2026 . Norvegjezët  me   41  medalje  të  fituar ishin  vendi  më i suksesshëm në Milano Cortina

 Lojërat Olimpike Dimërore u mbyllën pas një edicioni intensiv garash, emocionesh dhe rivaliteti të fortë mes 93 shteteve pjesëmarrëse.  Afro 2900 sportistë nga 93 vende  konkurruan në më shumë se 100 gara, në disiplinat kryesore të sporteve dimërore si ski alpine, biatlon, patinazh artistik, patinazh shpejtësie, snowboard dhe hokej mbi akull.

Ky edicion u karakterizua nga një nivel i lartë organizimi, rritje e ndjeshme e përfaqësimit të sportisteve femra – që përbënin afro 45% të totalit – si dhe nga përdorimi i teknologjive të avancuara për matjen e kohës dhe analizën e performancës në kohë reale.

Ky edicion solli disa rekorde olimpike, veçanërisht në patinazh shpejtësie dhe ski alpine, si dhe debutimin e disiplinave të reja në snowboard dhe freestyle ski.

Në renditjen e përgjithshme të medaljeve, Norvegjia ka qenë bindshëm vendi më i suksesshëm, me tetëmbëdhjetë medalje të arta, dymbëdhjetë të argjendta dhe njëmbëdhjetë të bronzta. Norvegjezët për herë të katërt rresht kanë fituar numrin më të madh të medaljeve në Lojërat Dimërore, ndërsa tetëmbëdhjetë medaljet e arta përbëjnë rekord olimpik.

Advertisement

SHBA-ja është renditur e dyta me dymbëdhjetë të arta, dymbëdhjetë të argjendta dhe nëntë të bronzta, gjithsej tridhjetë e tri medalje. Holanda dhe Italia kanë fituar nga dhjetë medalje të arta, ndërsa Gjermania, Franca dhe Suedia nga tetë.

Zvicra ka përfunduar e teta me gjashtë të arta, nëntë të argjendta dhe tetë të bronzta.

Në mesin e  93 vendeve  pjesëmarrëse  ishte edhe  Shqipëria  me  katër sportist  ku  rezultate më të mira  shënoi  skiatorja Lara  Kolturi, Maqedonia e Veriut garoi   gjithashtu me  katër  sportist, ndërsa Kosava me dy  garues.

 
SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

VOLEJBOLL: SHKËNDIJA SHËNOI FITOREN E PESTË RADHAZI

Published

on

Java e  pestë  pjesës së dytë kampionatit solli disfatën e pestë radhazi  të KV Universiteti i Tetovë si dhe  fitoren e pestë radhazi të ekipit Shkëndija.

 Dy ndeshjet e  zhvilluara  në  fazën e play off-it  përfunduan me  fitore të  sigurta të ekipeve  favorite. Në Tetovë  klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës  ka  pësuar  humbe  të pritur nga lideri në renditjen e tabelës 0-3, ndërsa Rabotniçki  ka pësuar  disfatë nga Susheva  1-3 në sete. Tabelën në fazën e play off-it e kryeson  UGD Shtipi me  46 pikë. Universiteti i Tetovës  ka mbetur  në pozitën e gjashtë me  21 pikë

Në  fazën e  play out dy  skuadrat tetovare Shkëndija  dhe  Liria e Zherovjanit  nuk kanë të ndalur  rrugëtimin e fitoreve. Shkëndija   ka  regjistruar  fitore të sigurte  3-0 në transfertë kundër  Vesa Probishtip. Për ekipin kuqezi ishte  kjo  fitorja e pestë e  sezonit  pranveror  në fazën e play out, Fitoren e  katërt  radhazi e  ka regjistruar  edhe  Liria e  Zherovjanit  gjithashtu   në transfertë  kundër ekipit Skopje 2-3  në sete. Në Strumicë, Makedonija  Xhio mundi Janta Volejn  3-1 në sete.. Pas pesë xhirove  të zhvilluara  në fazën play out kryeson Shkëndija  e  29 pikë para   ekipit Liria që ka  25 pikë

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

KOK: DISTRIA KRASNIQI E AKIL GJAKOVA LAUREATËT E VITIT 2025

Published

on

Xhudistja Distria Krasniqi n; kategorinë  e femrave  dhe  xhudisti Akil Gjakova  në kategorinë e meshkujve  janë është shpallur  më të  mirën  në  sport  për  vitin 2025 në manifestimin e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës  

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) të mbrëmë  ka shpallur më të mirët për vitin 2025, me Distria Krasniqin e Akil Gjakovën që fituan çmimet kryesore.

Xhudistët Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova janë zgjedhur sportistët më të mirë në Kosovë për vitin 2025.

Distria Krasniqi  ishte e pa konkurrencë falë titullit të Evropës dhe medaljes të argjendtë botërore. 

Ndërkohë, Akili është dalluar prej sportistëve të sporteve olimpike, falë vendit të shtatë në Evropë dhe vendit të dytë në Grand Slamin e Parisit.

Advertisement

Po ashtu i pa konkurrent ishte edhe Driton Kuka, që u shpall trajneri më i mirë i vitit. 

Kombëtarja A e futbollit për meshkuj dhe ajo U17 për vajza u zgjodhën Kombëtaret e vitit 2025. 

“Çmime Speciale” janë ndarë për Laura Fazliun dhe Astrit Hasanin, kryetar i Federatës Evropiane të Peshëngritjes.

KOK-u e ka nderuar me çmim edhe xhudisten Nora Gjakova, e cila i ka dhënë fund karrierës në vitin 2025

Shaban Sinani – TV KOHA
Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat