Lajme nga vendi
“KUPOLA” AFRIKANE E NXEHTËSISË SJELL PRANVERËN NË DIMËR!
Java e fundit e shkurtit në vendin tonë por edhe në Evropë do të shënohet me mot ekstremisht të ngrohtë. Sipas metereologëve, kjo ndodh për shkak të depërtimit të fuqishëm të ajrit tropikal nga Afrika që do të mbetet mbi pjesën më të madhe të Evropës.
Fundi I shkurtit sjell një valë të vërtetë të ngrohtit nëpër Evropë dhe në vendin tonë, me depërtimin e ajrit të ngrohtë nga jugu dhe ndikimit të shprehur anticiklonik, një fushe me presion të lartë ajror.
Kjo situatë metereologjike do të rezultojë me mot stabil, shumë diell dhe temperatura të larta, jo të zakonshme për këtë periudhë të vitit.
Në vendin tonë kjo periudhë e shkurtit do të jetë me mot shumë të ngrohtë ku temperaturat ditore pritet të shkojnë deri në 20 gradë Celsius.
Sipas analizës portalit „Severe Weather Europe“, arsyeja për këtë mot jashtëzakonisht të ngrohtë qëndron në shpërndarjen specifike të presionit ajror. Ditëve të kaluara mbi Afrikën Veriperëndimore është formuar e ashtuquajtura “Kupola e nxehtësisë” ku temperaturat lokale kishin mbërritur në 40 gradë Celsius.
Temperaturat në pjesën më të madhe të Evropës por edhe në vendin tonë do të jenë më të larta për më shumë se 10 gradë nga ato mesatare.
Ditëve në vijim, sipas metereologëve, pritet mot I vërtetë pranveror, që nëse mbetet për një periudhë më të gjatë kohore do të shkaktojë edhe zgjimin gradual të natyrës.
Lajme nga vendi
Zaev kërkon 1 milion nga Zhan Mitrev dhe Petrushevski, i padit për cenim të reputacionit me shpifje
Ish-kryeministri Zoran Zaev njoftoi se ka parashtruar padi për shpifje dhe shkelje të nderit dhe reputacionit kundër Brane Petrushevskit dhe Zhan Mitrevit, përcjell TV21. Paditë janë dorëzuar në Gjykatën Themelore të Strumicës, dhe vlera e secilës prej tyre është 500,000 denarë.
Sipas pretendimeve në dokumentet e paraqitura, Zaev konsideron se me deklarata publike dhe paraqitje të ndryshme i janë paraqitur fakte të pavërteta që e cenojnë nderin dhe reputacionin e tij.
Në një rast, padia lidhet me deklarata të dhëna në një konferencë për shtyp, ndërsa në rastin tjetër-me një paraqitje në televizion, ku sipas paditësit, pretendimet janë transmetuar gjithashtu nga media dhe portalet online.
“Nuk ka asnjë dilemë se gënjeshtra e të dyve do të vërtetohet,” deklaroi Zaev, duke shtuar se kompensimi eventual nga paditë do të dhurohet për fëmijë pa prindër dhe për persona me nevoja të veçanta.
Paditë bazohen në dispozitat e Ligjit për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje, me kërkesë për vërtetimin e përgjegjësisë dhe kompensim të dëmshpërblimit jo-material për shkelje të reputacionit. Pritet që gjykata të vendosë mbi paditë e paraqitura në procedurë të rregullt.
Lajme nga vendi
CHAMPIONS: BODO/GLIMT “VRASËS” I FAVORITËVE!
Pas zhvillimit të ndeshjeve kthyese katër skuadra të cilat siguruan kualifikim në 1/8 e finales të UEFA Liga e Kampionëve janë Atletiko Madridi, Njukastël, Bajer Leverkusen dhe Bodo/Glimt
Atletico Madrid është skuadra e parë që kualifikohet për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve. Në Metropolitano, skuadra madrilene mposhti Club Brugge 4-1 ndërkohë që në sfidën e parë kishte barazuar 3-3. Në këtë ndehsje shkëlqëet Sorloth I cili realizoi hat trik
Inter eliminohet nga UEFA Liga e Kampion;ve pasi u mposht edhe në ndeshjen e kthimit nga Bodø/Glimt me rezultatin 2-1. Skuadra norvegjeze siguron kështu një kualifikim historik në fazën e 1/8-ave, ku do të përballet me fituesin e çiftit mes Mançester City dhe Sporting .
Bayer Leverkusen siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-ave të UEFA Liga e kampion;ve , pasi barazoi 0-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Olympiacos, duke mbrojtur me sukses fitoren 2-0 të arritur në Greqi.
Skuadra Njucastle kualifikohet në fazën e 1/6 të finales në Ligën e Kampionëve me fitore edhe në përballjen e dytë kundër ekipit Karabag nga Azerbajxhani me rezultatin e përgjithshëm nga dy takimet 9-3, ndeshja e parë përfundoi 6-1 ndërsa ajo kthyese 3-2. Me këtë fitore, Njucastle avancon në fazën e 1/8-ave, ku mund të përballet me FC Barcelona ose Chelsea.
Katër ekipet tjera që do të luajnë në 1/8 e finaleve në Ligënn e kampionëve do të mësohen sonte
Lajme nga vendi
KUPA E RMV-së: SHKËNDIJA (H) DHE OHRI NË GJYSMËFINALE
Shkëndija e Haraçinës ka shkruar histori, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, pasi eliminoi Rabotniçkin me rezultatin 3:1.
Në duelin e luajtur në stadiumin e Bashkimit të Kumanovës, Shkëndija e Haraçinës mundi ekipin e Rabotniçkit 3-1 dhe siguroi kualifikim në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. Shkëndija e Haraçinës në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga ndeshja Struga Trim Lum – Shkëndija
Ndërkohë nga kjo garë është eliminuar fituesi I Kupës nga viti kaluar ekipi i Vardarit që aktualisht është lider në tabelën e klasifikimit në Ligën e parë u eliminua nga ekipi i Ohrit pas ekzekutimit të penaltive pas ndeshja në kohën e rregullta përfundoi 1-1. Ohri në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga ndeshja Sileksi – Detonit Plaçkovica

