Sport
SPAHIU: JEMI OPTIMISTË PËR REZULTAT POZITIV KUNDËR SAMSUNSPORTIT!
“Kuqezinjtë” sot në Samsun të Turqisë zhvillojnë ndeshjen e 16 në këtë edicion të garave evropiane . Shkëndija në ndeshjen kthyese synon të përmbysë rezultatin nga dueli i parë në Shkup ku skuadra turke fitoi 0-1. Ndeshja Samsunspor – Shkëndija fillon në ora 18:45
Futbollistët e Shkëndisë mbrëmë kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së kthimit të play offit të UEFA Konferencë Liga.
Futbollistët nuk e fshehin se kundër Samsunsporit në Turqi kërkojnë mrekullinë me përmbysje të negativës 1:0 nga ndeshja e parë në Shkup.
“Unë mendoj se Samsunspori është skuadër shumë e mirë këtu në Turqi dhe ka shumë kualitet. Nuk ishim në ditën tonë më të mirë javën e kaluar, nuk bëmë aq sa duhet, por besoj që nesër do të jemi 100% dhe do të japim më të mirën tonë për fitore. Samsunspor ka shumë tifozë, nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Siç e dimë në futboll, tifozët ndikojnë shumë, por jemi optimist dhe besojmë që mund të dalim me një rezultat pozitiv”.
Po në orën 18:45, Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit zhvillon ndeshjen kthyese kundër NK Celje në Slloveni. NdeshJa e parë në Prishtinë përfundoi me fitoren e skuadrës sllovene 2-3. Edhe gjilanasit shprehen optimist për rezultat pozitiv.
Lajme nga vendi
KUPA E RMV-së: SHKËNDIJA (H) DHE OHRI NË GJYSMËFINALE
Shkëndija e Haraçinës ka shkruar histori, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, pasi eliminoi Rabotniçkin me rezultatin 3:1.
Në duelin e luajtur në stadiumin e Bashkimit të Kumanovës, Shkëndija e Haraçinës mundi ekipin e Rabotniçkit 3-1 dhe siguroi kualifikim në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. Shkëndija e Haraçinës në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga ndeshja Struga Trim Lum – Shkëndija
Ndërkohë nga kjo garë është eliminuar fituesi I Kupës nga viti kaluar ekipi i Vardarit që aktualisht është lider në tabelën e klasifikimit në Ligën e parë u eliminua nga ekipi i Ohrit pas ekzekutimit të penaltive pas ndeshja në kohën e rregullta përfundoi 1-1. Ohri në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga ndeshja Sileksi – Detonit Plaçkovica
Lajme nga vendi
FUTBOLL I FEMRAVA: DISFATË E KFF LUBOTENI NË STRUMICË
Dy fitore të ekipeve vendase, një barazim dhe dy dfitore të ekipeve mysafire me 21 gol të shënuar është epilogu I ndeshjeve të xhiros së 160të në Ligën e pare futbollit për femra.
Dje në të gjitha terrenet e ekipeve të ligës së pare të futbollit të femrave u zhvillua java e 16 e kampionatit . Derbi i kësaj jave u zhvillua në Strumicë mes ekipit Tiverija Brera dhe ekipit të Lubotenit të Tetovë, ndeshje kjo e cila përfundoi me fitoren e vendaseve me rezultatin 3-1. Autore e golit të vetëm për tetovaret ishte Yllza Maksuti. Pas kësaj disfate Luboteni me 40 pikë mbanë pozitën e dytë në tabelë pas ekipit Skopje që ka 43 pikë. Skuadra e AS United e Strugës kthehet me një pikë nga Kumanova pasi ka barazuar 0-0 me ekipin Reçica
Rezultatet e xhiros së 16-të:Tiverija Brera – Luboteni 2-1, Reçica – AS United 0-0,. Skopje 2014- Vardari 2023 3-1, Top Gol Istatov 2025 3-6 dhe Koçani – Kamenica Sasa 2-3. Pas javës së 16-të tabelën e kryeson Skopje 2014 me 45 pikë e ndjekur nga Luboteni me 40 pikë, AS United me 27 pikë është në pozitën e gjashtë
Lajme nga vendi
KF SHKËNDIJA PA FLAMUR TË BARDHË NË SAMSUN!
Shkëndija e Tetovës dje ka arritur në Turqi për ndeshjen e kthimit që nesër do ta luajë me Samsunsporin në kuadër të fazës së plej of-it në UEFA Konferencë Ligë. Takimi fillon në ora 18:45
Kuqezinjtë nga dita e djeshme janë akomoduar në qytetin Samsun aty ku nesër do të zhvillojnë ndeshjen kthyese të play off-it në UEFA Koherencë Liga kundër skuadrës turke Samsunspor.
Ndeshja e pare e zhvilluar javën e kaluar në Shkup përfundoi me fitoren e miqve nga Turqia me rezultatin 0-1. Ky rezultat u jep përparësi vendasve, por megjithatë, mbetet gjithçka e hapur në ndeshjen e kthimit.
Megjithatë skuadra kuqezi synon përmbysjen e rezultatit për të vazhduar edhe më tej aventurën evropiane.
‘’Ne kemi rezultat negativ nga ndeshja e parë por gjithsesi, por në futboll çdo ndeshje është histori tjetër. Unë besoj që ne do kemi mundësit tona pavarësisht se bisedohet për një skuadër cilësore, bisedohet për një skuadër që është favorite ndaj nesh. Por ne në asnjë moment besoj se ne nuk mund të dalim humbës nga ky takim. Vetëm marrim eksperiencë. Ekipi është në rritje dhe pastaj në kampionat shprehëm dominancën në këto ndeshje dhe unë besoj të jetë një ditë po për ne dita e enjte dhe normalisht të shfrytëzojmë çdo problematik apo çdo gabim të kundërshtarit’’ deklaroi trajneri Beqiri
Futbollisti Vane Kërstevski thotë se ekipi është mirë i përgatitur që jep shpresë për rezultat pozitiv
‘Fillimisht dua të them se kjo është ndeshje e madhe për ne, të gjithë jemi të lumtur që kemi arritur këtu. Dua të them se është një ndeshje luksi për ne . Është nder dhe privilegj të luhet në këtë balotazh. Shpresojmë në rezultat pozitiv jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë se kemi pasur mjaftueshëm ndeshje deri më tani . Gjithsesi se shpresojmë në rezultat pozitiv’’ deklaroi futbollisti Vane Kërstevski
Shkëndija sonte do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në stadiumin ku do të luhet takimi, ku trajneri Jeton Beqiri pritet të finalizojë formacionin dhe skemën taktike për sfidën vendimtare. Dueli ndërmjet Samsunsporit dhe Shkëndijës do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:45.
SHABAN SINANI – TV KOHA

