Connect with us

Lajme nga vendi

SHKUP: VAZHDON RRITJA ENORME E ÇMIMEVE TË BANESAVE

Published

on

Pavarësisht se çmimet e patundshmërive në Shkup vazhdojnë të shënojnë  rritje dhe kanë arritur nivele rekorde, kërkesa për blerjen e banesave gjithashtu mbetet e lartë.

Sipas agjencive që merren me shitje të patundshmërive, çmimi për metër katrorë, në qendër të Shkupit, ka arritur deri në 3.000 euro.

Frosina Usinovska, drejtorja e një agjencioni që merret me shitje të patundshmërinë Shkup, në një deklaratë për TVKoha, tha se në periudhën e ardhshme nuk pritet ulje e çmimeve, pikërisht për shkak të kërkesës së lartë në treg.

Ajo thotë se çdo ditë mbi 200 qytetarë e kontaktojnë agjencinë për t’u informuar rreth mundësisë për blerje të një ose më shumë banesave.

FROSINA USINOVSKA – Drejtore “DORA INVEST”

Advertisement

Vazhdimisht thuhet se do të plasë balona, por për të plasur balona duhet të ulet interesi. Ju them se shumë njerëz, këtë që populli ynë gjen mënyrë si të vijë deri te një banesë me çdo kusht, e shfrytëzojnë dhe për këtë arsye interesi vazhdimisht rritet, përkatësisht ka interes prej vitesh. Edhe po të jetë 800 euro metri katror edhe 1.600 euro, prapë gjejnë mënyrë se si të blejnë. Thonë se do të hanë bukë me kryp e lëng, por banesë për fëmijën tim ose për familjen do ta sigurojnë. Dhe këtë disa njerëz, për fat të keq, e shfrytëzojnë edhe për shkak se ne nuk e kemi traditë të jetojmë me qira, siç është në Perëndim”

Edhepse numri i qytetarëve të interesuar, siç thonë informacionet zyrtare është I lartë, qytetarët me të cilët bisedoi TV Koha, thonë se për të blerë banesë ose shtëpi në Shkup, tashmë është bërë luks dhe ëndërr për ta.

Qytetar – shqip

Këto firmashët ndodhë që munden me marrë, me rrogë apome pension nuk mundesh me marrë banesë. Me ble banesë, me hangër a me nda për banesë. 

QYTETARE – MAQEDONISHT

Advertisement

Nuk jam ndonjë eksperte e madhe e çmimeve të banesave, megjithatë, mendoj se është shumë shtrenjtë për një qytetartë thjeshtë që dëshiron të blejë banesë, është shumë e vështirë.

QYTETAR – SHQIP

Po çmimet kanë ndryshuar. Janë si në Perëndim po edhekëtu. Kundër standardit të rrogave që janë në vendin tonë. Për të blerë banesë, vetëm nëse e ke dikë jashtë shtetit që tëtë ndihmojë. 

Qytetar – MKD

Nga të sigurojë qytetari mesatarë aq para për të blerë banesë në Shkup. Sot në Shkup të blesh banesë është luks I madh. Nuk mundet me pension ose me rrogë prej 30 mijëose 50 mijë denarësh maksimum të blesh banesë. 

Advertisement

Tendencën e rritjes së çmimeve e konfirmojnë edhe të dhënat e fundit të publikuara nga Banka Popullore.

Sipas tyre, gjatë tremujorit të dytë të vitit, çmimet e patundshmërive janë rritur me 13,3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./Tv Koha/ 

Lajme nga vendi

NDRYSHIMET NË KODIN ZGJEDHOR – “MOLLË SHERRI” VOTIMI I DIASPORËS!

Published

on

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë përplasur partite parlamentare.

Për deputetët e VLEN ky është një nga proceset më të rëndësishme në kuadër të Agjendës Reformuese dhe afrimit të vendit me standardet evropiane.

Ata e vendosin theksin te votimi I diasporës që ishte premtim parazgjedhor i diasporës, që ishte premtim parazgjedhor i VLEN-it.

BEKIM QOKU – VLEN

“Për ne, është me rëndësi që diaspora të ketë mundësi të votojë, qoftë përmes votimit elektronik, qoftë përmes formave të tjera të sigurta, transparente dhe të besueshme, në përputhje me standardet ndërkombsatare. Diaspora jonë nuk është vetëm për remitenca. Ajo nuk mund të kujtohet vetëm kur dërgon para, kur investon në vendlindje apo kur ndihmon ekonominë e vendit. Ajo është pjesë e pandashme e shoqërisë sonë dhe doemos duhet të ketë mundësi të jetë pjesë edhe e vendimmarrjes”

Advertisement

Nga BDI rikujtojnë se çdo ndryshim dhe plotësim i Kodit Zgjedhor duhet të miratohet me konsensus ndëretnik dhe ndërpartiak.

RINA AJDARI – BDI

“Me keqardhje ju njoftoj se bisedimet e sotme për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dështuan. Dhe dështuan jo përfajin e të gjithëve, por për shkak të tërheqjes së disa partivepolitike. BDI nuk do të pranojë zgjidhje të njëanshme qëcenojnë barazinë politike, përfaqësimin e drejtë dhe besimin nëprocesin zgjedhor”.

Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës kërkon që diasporës t’I mundësohet votimi edhe në zgjedhjet lokale.

ZIADIN SELA – LSH

Advertisement

“Ju bëj thirrje nëpërmjet kësaj pres konference, që të gjithëaktorë politik shqiptar, të bashkohet te ideja e LSH për votimine diasporës, pa e hequr nga zgjedhjet lokale”

Ndryshimet dhe përmirësimet e Kodit Zgjedhor aktualisht janë bllokuar përmes amendamenteve nē Komision, ndërkaq problem për opozitën maqedonase mbetet votimi elektronik i diasporës I kërkuar nga VLEN që në takimin e fundit të liderëve./Tv Koha/

Continue Reading

Lajme nga vendi

ZJARRET NË VAKËFIN E ISH-SHTËPISË PËRMIRËSUESE SHQETËSOJNË BANORËT DHE INSTITUCIONET

Published

on

Në kohën kur autoritetet qendrore por edhe lokale vazhdimisht bëjnë thirrje për kujdes ndaj zjarreve në ambiente të hapura dhe në kohën kur tashmë është ndaluar apo kufizuar lëvizja nëpër pyje si masë parandaluese për evitimin e zjarreve, brenda një muaji në vakëfin te ish-Shtëpia Përmirësuese në Tetovë janë raportuar zjarre të përsëritura, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë publike, mbrojtjen e pronës dhe mungesën e reagimit institucional.

Disa ditë me radhë brenda një muaji në vakëfin te ish-Shtëpia Përmirësuese në Tetovë janë raportuar zjarre të përsëritura, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë publike, mbrojtjen e pronës dhe mungesën e reagimit institucional.

Hapësira në fjalë, sipas dokumentacioneve kadastrale është pronë e Bashkësisë Fetare Islame në RMV-Myftinia Tetovë dhe duket se mbetet e pambrojtur ndaj veprimeve që rrezikojnë jo vetëm ato parcella, por edhe zonën përreth në veçanti kur kemi parasysh që aty për rreth gjendet edhe kompleksi Harabati Baba.

Myftiu i Tetovës Selver Xhemaili konfirmon zjarret në këto hapësira por edhe pranon se kjo zonë disi është lënë pasdore.

BFI-ja, si pronare e deklaruar e pronës, ka përgjegjësi morale dhe institucionale të mos lejojë që një vakëf i tillë të shndërrohet në pikë rreziku. Pronësia nuk duhet të mbetet vetëm një çështje dokumentesh, por të shoqërohet me mirëmbajtje, ruajtje, transparencë dhe plan konkret për përdorimin e pronës.

Advertisement

SELVER XHEMAILI – Myfti i Tetovës

Nëse një pronë digjet disa herë brenda një periudhe kaq të shkurtër, nuk mund të flitet më për raste të izoluara. Kjo kërkon përgjigje të qarta: a ka mbikëqyrje, a ka sigurim fizik, a janë ndërmarrë masa për të kufizuar hyrjen në këtë hapësirë dhe a është raportuar çdo rast tek institucionet kompetente?

Zjarrfikësit e Tetovës thonë se në këtë zonë kanë intervenuar pesë herë. Bëjnë thirrje për kujdes të shtuar pasi dalja e zjarrit jashtë kontrollit në këtë zonë të banuar mund të ketë pasoja katastrofike.

AVNI AMETI – Komandant i NJTKZ – Tetovë

Lidhur me këtë dukuri përgjegjësia e pushtetit lokal lidhet edhe me parandalimin, kontrollin e objekteve të braktisura ose të rrezikuara, koordinimin me pronarët dhe mbrojtjen e qytetarëve nga pasojat e mundshme.

Advertisement

Komuna e Tetovës nuk mund të mjaftohet vetëm me intervenimin e zjarrfikësve pasi flakët të kenë shpërthyer.

Komuna dhe BFI-ja duhet të dalin publikisht me sqarime dhe masa konkrete, sepse neglizhenca ndaj një prone të tillë mund të ketë pasoja që shkojnë përtej dëmit material./Tv Koha/

Continue Reading

Lajme nga vendi

AKSIDENT NË TETOVË – TRE TË LËNDUAR!

Published

on

Policia e Tetovës përmes një komunikate njofton se sot në ora 07:30, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Kiro Ristovski Drnc” në Tetovë ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti të udhëtarëve “BMV” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 18-vjeçar nga Tetova i cili, sipas Policisë, e ka drejtuar automjetin pa provim të dhënë për patentë shoferi dhe një automjeti ngarkues “Ford” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 24-vjeçar nga fshati Përshefcë.

Sipas njoftimit të Policisë së Tetovës, të dy shoferët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup dhe në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa pasagjeri në automjetin ngarkues, një 19-vjeçar nga Tetova, ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

Continue Reading

Më të lexuarat