Lajme nga vendi
DOGANA: KONFISKOHET STOLI ARI NË VLERË PREJ 1.3 MILIONË DENARËSH
Doganierët në pikën kufitare Tabanoc, gjatë hyrjes në shtet, kanë parandaluar një tentativë për kontrabandimin e 348 gramëve stoli ari, me vlerë prej 1.3 milionë denarësh.
Rasti u zbulua gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti me të cilin udhëtonte një çift bashkëshortësh, shtetas të Maqedonisë së Veriut me vendbanim në Belgjikë.
Në çantën e bashkëudhëtares u gjetën 26 copë stoli ari.
Ndaj saj, Departamenti i Hetimeve pranë Sektorit për Kontroll dhe Hetime ka ngritur kallëzim penal për veprën penale “kontrabandë”, e dënueshme sipas Kodit Penal.
Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se gjatë këtij viti janë zbuluar 13 raste të kontrabandimit të arit, ku janë sekuestruar më shumë se 2.5 kilogramë stoli ari dhe monedha ari.
Lajme nga vendi
Pas zënkës me gruan, merr fëmijën 10-muajsh pa leje dhe largohet për në Zvicër
Dje në orën 08:10 në DPB Gostivar, një 21-vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në shtëpinë familjare, bashkëshorti i saj kundërligjshëm dhe pa pëlqimin e saj ka marrë fëmijën e tyre 10-muajsh për në Zvicër. Për rastin janë njoftuar shërbimet kompetente dhe Qendra për Punë Sociale në Gostivar për zbardhjen e plotë të rastit.
Lajme nga vendi
16-vjeçari pa leje drejtimi me veturë përfshihet në aksident,i konfiskohet automjeti
Dje rreth orës 14:00 në një hapësirë parkingu në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga fshati Poroj. Paraprakisht, ai pa leje drejtimi ka drejtuar automjetin e udhëtarëve “Smart” me targa të Tetovës dhe me automjetin ka qenë i përfshirë në një aksident komunikacioni. Automjeti është konfiskuar dhe ndaluar në stacionin policor, ndërsa biseda zyrtare me të është kryer në prani të inspektorit për delikuencë të të miturve dhe kujdestarit të tij. Pas dokumentimit të rastit, ndaj personit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.
Lajme nga vendi
Vodhi automjetin e Kryqit të Kuq, voziti pa patentë dhe aksidentohet
Pas mesnate në orën 00:10 në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria një 28-vjeçar nga Gostivari. Ai pa leje ka marrë një automjet zyrtar të udhëtarëve “Citroen” me targa të Gostivarit në pronësi të Kryqit të Kuq, ku shërbente si vullnetar, dhe me automjetin ka goditur disa automjete të parkuara. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai e drejtonte automjetin pa pasur leje drejtimi, përkatsishtë pa patentë shoferi. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

