Lajme nga vendi
Taravari: Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Lirim Hajredinit
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Lirim Hajredinit, drejtor operativ i televizionit Alsat-M dhe një emër i njohur i medias shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Humbja e tij është e rëndë para së gjithash për familjen dhe të afërmit, por edhe për kolegët dhe gjithë komunitetin mediatik, ku për shumë vite dha kontributin e tij profesional.
Aleanca për Shqiptarët i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajredini, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij në televizionin Alsat.
Në këto momente të dhimbshme, jemi pranë familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan Lirimin.
Lajme nga vendi
LSDM ngriti kallëzim kundër policive dhe Manasievskit: Sekretet zyrtare përfunduan në VMRO
Kanë kaluar 9 ditë nga sulmi ndaj aktivistëve të rinj në Novo Selo dhe deri më tani askush nuk është thirrur për t’u marrë në pyetje, nuk ka hetim, nuk ka asgjë, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.
Qeveria i mbron autorët, Prokuroria Publike hesht, Ministria e Brendshme hesht. Së pari i sulmuan fizikisht aktivistët e rinj, pastaj publikisht, me gënjeshtra dhe trillime.
Menduan se do t’i heshtnin. VMRO-DPMNE publikoi të dhëna konfidenciale nga dokumentet e Stacionit Policor të Strumicës në një konferencë për shtyp.
Dokumente dhe të dhëna në të cilat ata nuk kanë të drejtë qasjeje dhe të cilat mbahen si sekret zyrtar. Dhe ky është një krim i ri.
A menduan se do të shpëtonin?
U mashtruan. LSDM sot ngriti kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike dhe në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar.
1. Kundër oficerëve të policisë në SPB të Strumicës për disa vepra penale:
– Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, me qasje në të dhënat penale dhe nxjerrje të dokumenteve konfidenciale që u janë dhënë dhe kanë përfunduar në VMRO-DPMNE .
– Zbulimi i sekreteve zyrtare (neni 360 i Kodit Penal), sepse të dhënat nga evidencat penale përfaqësojnë informacion të klasifikuar dhe sekret zyrtar dhe përfunduan në VMRO-DPMNE .
– Keqpërdorimi i të dhënave personale (neni 149), sepse ato mundësuan që të dhënat nga një kategori e veçantë (evidenca penale) të përdoren për qëllime partiake të VMRO-DPMNE , krejtësisht të ndryshme nga ajo për të cilën janë mbledhur.
2. Për më tepër, u ngritën kallëzime penale kundër Valentin Manasievskit nga VMRO-DPMNE për:
– Keqpërdorimi i të dhënave personale. Sepse pa asnjë bazë ligjore, ai publikisht prezantoi dhe komunikoi të dhëna nga evidencat penale përmes mediave të informimit publik.
– Nxitja (neni 23 i Kodit Penal) për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ai, në mënyrë të pavarur ose përmes ndërmjetësve, me dashje i ka nxitur të pandehurit e parë për të kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe zbulimit të sekreteve zyrtare”, thonë nga LSDM. përcjell Zhurnal.mk .
Lajme nga vendi
5 familje nga Maqedonia, kanë kërkuar ndihmë për evakuim për shkak të zjarreve në Greqi
Deri tani, gjithsej 5 familje nga Maqedonia kanë kërkuar ndihmë ose asistencë për evakuim nga zonat e përfshira nga zjarret në Greqi, sipas informacioneve nga përfaqësia diplomatike-konsullore në Selanik, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.
“Në koordinim me autoritetet kompetente greke, ata janë drejtuar drejt pikave më të afërta të përcaktuara për këtë qëllim, ku janë strehuar bashkë me turistët e tjerë”, thuhet nder te tjerash në njoftimin e Ministrisë se Jashtme.
Ministria e Jashtme u bën edhe një herë thirrje shtetasve te Maqedonise që ndodhen në zonat e prekura dhe kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë numrin e shërbimit të Ministrisë:
+389 75 268 736
ose përmes adresës elektronike:
globalsos@mfa.gov.mk
Gjithashtu, mund të kontaktojnë numrat e shërbimit të Konsullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Selanik:
+30 694 526 8068
+389 71 323 001
– Njëkohësisht, u rikujtojmë shtetasve maqedonas që ndodhen në zonat e prekura që të ndjekin me kujdes situatën dhe të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve lokale kompetente – shtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Lajme nga vendi
Iseni:BDI-ja çdo ditë gënjen, ne çdo ditë i demantojmë!
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së për punësimet në institucionet shtetërore, duke thënë se, sipas tij, faktet i demantojnë pretendimet e kësaj partie.
“Nuk e kuptoj si nuk turpërohet BDI-ja që çdo ditë del me shpifje të reja, ndërsa faktet i demantojnë njëra pas tjetrës”, ka shkruar Iseni në një reagim në rrjetet sociale.
“BDI-ja çdo ditë gënjen, ne çdo ditë i demantojmë!
Nuk e kuptoj si nuk turpërohet BDI-ja që çdo ditë del me shpifje të reja, ndërsa faktet i demantojnë njëra pas tjetrës.
Në konkursin e fundit kanë qenë 496 punësime, prej të cilëve mbi 70 shqiptarë. Këto janë fakte, jo propagandë.
Por le ta kujtojmë edhe një fakt tjetër: kur BDI-ja ishte në pushtet dhe kishte edhe zëvendësministër në MPB, ministri i atëhershëm, në paraqitjet publike, ua mbyllte gojën dhe nuk i lejonte të flisnin.
Sot, të njëjtët që atëherë heshtnin, na shesin moral e drejtësi.
Le të vazhdojnë me gënjeshtra. Ne do të vazhdojmë t’i përgjigjemi me fakte.
Sepse përveç atyre që vetë u besojnë gënjeshtrave të tyre, vështirë se ka mbetur dikush tjetër që u beson.”, është shprehir ai. (INA)
-
Lajme nga vendi2 weeks agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga vendi2 months agoZËRI I GRAVE NË VENDIMMARRJE, ENDE LARG FUQISË SË PLOTË
-
Lajme nga vendi2 months agoZv/kryeministri Bekim Sali: Suedia mbetet mbështetëse e fuqishme e perspektivës sonë evropiane

