Connect with us

Sport

KF SHKËNDIJA ELIMINOHET NGA UEFA CONFERENCE LEAGUE

Published

on

Shkëndija  pas  barazimit 0-0  me Hibernianin në ndeshjen kthyese të raundit të tretë kualifikues  të  UEFA Konferencë Liga  eliminohet  nga  garat e  mëtutjeshme.  Ndeshja në Shkup u ndoq nga mbi 10 mijë tifozë me anim  dinjitoz në  mesin e të  cilëve  ishin  edhe dikund  300  tifozë skocez. Kuqezinjtë tani  do të koncentrohen në garat në  kampionate ku  pretendojnë  titullin kampion.

 Kuqezinjtë barazuan 0:0 me Hibernianin në Shkup, por humbja 2:1 në ndeshjen e parë në Edinburg vendosi fatin e kualifikimit, për kundër  faktit se gjatë 90 minutave  dominoi  lojën dhe kishte përkrahjen  dinjitoze  e mbi 10-të mijë tifozëve të pranishëm në tribunat e stadiumit. Për kuqezinjtë tetovar ishte  kjo  ndeshja e 75-të  në garat  evropiane nga  vitit  2011  e deri më sot.

Para fillimit të ndeshjes  me një minutë heshtje u nderua sekretari i parë i  Shkëndijës  Ymer Reka  i  cili  ndërroi jetë  ditë më parë .

Shkëndija pati disa mundësi të mira për të shënuar, veçanërisht në pjesën e dytë, por mungoi finalizimi.

Me këtë, Shkëndija e përfundon rrugëtimin evropian me gjashtë ndeshje të zhvilluara, duke lënë pas një aventurë në të cilën kuqezinjtë pretendonin dhe mund të kishin arritur më shumë.

Advertisement

Pas  ndeshjes  trajneri  Artim Pollozhani   tha  se   ekipi i ti  prodhoi  lojë  të  mirë ndërsa  planet  e  ekipit ia ka  prishur edhe lëndimi i Marko Gjorgjievskit  .

 “Para së gjithash ekipi prodhoi lojë të mirë, ekipi prodhoi raste, sidomos në pjesën e dytë sepse edhe plani ishte i tillë që ne në pjesën e dytë të avancojmë te pjesa e sulmit ose kjo e treta e sulmit, sepse kjo nuk ndodhte në pjesën e parë. Para së gjithash me futjen e Krasniqit sigurisht që ne fituam te ajo mbajtja e topit edhe te ajo thellësia pastaj, edhe krosimet u shtuan edhe nga lojtarët e tjerë. Mendoj që për dy ndeshje që kemi luajtur meritonim më shumë, për vetë faktin se jemi ndëshkuar me një gol në minutën e 90-të nga goditja standarde në Skoci. Unë mendoj se çunat dhanë maksimumin edhe unë pas ndeshjes i përgëzova. Normalisht që nëse do realizohej një gol nga ato raste që kishim, praktikisht ndeshja mund të shkonte edhe në shtesë. Problemi tjetër  është . Dje në stërvitjen e fundit, në minutat e fundit të stërvitjes na u lëndua sulmuesi Marko Gjorgjievski, që në mendimin tim na prishi jo pak planet e asaj që ne kishim për të bërë sidomos  në ato minuta e fundit. Por nuk kam çfarë të ankohem, mund t’i përgëzoj çunat”deklaroi Pollozhani

Pas eliminimit  nga  UEFA Konferencë Liga, Shkëndija  tanimë  do  të koncentrohet  në  kampionat.

Ekipi të dielën është nikoqire e Bregallnicës, kurse ndeshja zhvillohet në  stadiumin e Kampit stërvitor të FFM-së.

Shaban Sinani – TV Koha

Sport

LIGA E DYTË: NIS KAMPIONATI I RI 2026/2027 – DEBUTON KF “KAMJANI”

Published

on

Nesër dhe të dielën zhvillohet java e parë e kampionatit në Ligën e dytë të futbollit vendor. Derbi i javës mes Pelisterit dhe Kamjanit luhet të dielën në Manastir me fillim në ora 20:00.

Me ndeshjet e xhiros së parë nesër zyrtarisht starton kampionati 2026/2027 në Ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë kompeticion të garave në sezonin e ri do të garojnë 14 ekipe, mes tyre edhe tre ekipe ish kampionë të Maqedonisë së Veriut si Shkupi, Rabotniçki dhe Makedonija Gj.P, ndërsa ekip debutues është klubi i futbollit Kamjani.

Për ekipin e Kamjanit pjesëmarrja në garat e Ligës së dytë është një sfidë e re prandaj ekipi me kohë u mobilizua në të gjitha aspektet , angazhoi trajnerin Burhan Emurllain dhe ka sjellë shumë futbollistë cilësore që kanë përvojë në futbollin vendor.

Trajner Burhan Emurllai për fillimin e kampionatit të ri shprehet optimist se ekipi i tij do të dëshmojë se jo rastësisht është pjesë e ligës së dytë.

Advertisement

“”‘Na pret një ndeshje e vështirë. E dimë se Pelisteri është një ndër konkurrentët kryesor për tu ngjitur në super ligë, mirëpo ne do të shkojmë për të marrë më të mirën, domethënë të futemi pozitivisht në kampionat. Çdo gjë përpos humbjes është gjë e mirë për ne . Edhe nëse ndodhë më e keqja kampionati është i gjatë ne do fokusohemi në ndeshjet tjera . Mirëpo nuk do të shkojmë në Manastir me flamur të bardhë në çdo ndeshje do të kërkojmë më të mirën nga ekipi. Kemi ekip të mirë e kemi të kompozuar mirë , kemi disa lojtar me përvojë nga të cilët pres që të mbështetemi gjatë kampionatit që ti udhëheqim këto të ‘’rinjtë ‘’ që janë në ekip. Kemi grup të mirë dhe shpresoj që kampionati të jetë pozitiv dhe i suksesshëm për ne. Për atë arsye kemi punuar fortë kemi punuar mirë. Të gjitha gjërat janë të përgatitura për të hyrë në kampionat. Tani shpresojmë të ndodhë më e mira për na’’ deklaroi trajneri Burhan Emurllai

Trajneri Emurllai tha se konkurrenca në Ligën e dytë është barabartë pos Pelisterit dhe Ohrit që dallojnë nga ekipet tjera.

‘’Kemi shumë ekipe me emra të qyteteve të mëdha dhe me emra të mëdha mirëpo ndërtimi i ekipeve nuk është sipas emrit. Kemi Shkupin me shumë probleme, edhe ekipet tjera që kanë zbrit nga super liga nuk është se kanë ndonjë ekip për tu frikuar nga emri. Kanë emër mirëpo përbërja e skuadrave nuk është i barabartë me emrin që kanë . Ne si debutues në Ligën e dytë nuk frikohemi nga asnjë edhe nëse kanë qytet të mëdha, begraunde të mëdha si klube futbolli luhet në fushë 11 me 11 dhe do të mundohemi të marrim më të mirën’’ tha Burhan Emurllai

Në xhiron e parë me fillim në ora 17:00, takohen: AP Brera – Euromilk, Ohri – Novaci, Makedonija Gj.P – Teteksi, Rabotniçki – Kozhufi, Shkupi – Detonit Plaçkovica, Bellasica – Osogova , ndërsa ndeshja në Manastir Pelisteri –Kamjani luhet të dielën me fillim në ora 20:00.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement

Continue Reading

Sport

SHKËNDIJA SONTE ZHVILLON NDESHJE E 75-të EUROPIANE

Published

on

Sonte  me fillim në ora  20:00 në Shkup zhvillohet ndeshja e  kthyese  e raundit të  tretë kualifikues në UEFA Konferencë Liga mes Shkëndijës dhe  Hibernianit. Ndeshja e parë në Edinburg ka  përfunduar  2-1 për skocezët.  Në  tribunat e stadiumit pritet  të  jenë në përkrahje të ekipit kuqezi numër i madh i tifozëve

 Shkëndija  e Tetovës sonte me ndeshjen  kthyese  kundër Hibernianit  zhvillon ndeshjen  jubilare  të 75-të në garat evropiane  që  dëshmon  se  është  skuadra  më e suksesshme  e futbollit në Maqedoninë e Veriut, duke kaluar Vardarin që ka 74 paraqitje në skenën evropiane, por në këtë shifër llogariten edhe ndeshjet në kohën e ish-Jugosllavisë.   

 Kujtojmë  se  skuadra kuqezi  rrugëtimin e garave  evropiane e  ka  filluara  nga  viti  2011  kur  përherë  të  parë  fitoi  titullin  Kampion i  Maqedonisë, ndërsa  ndeshjen e parë evropiane  e  ka  zhvilluar kundër Partizanit  në  Beograd .

 Shkëndija në 74 ndeshjet evropiane ka 27 fitore ndërsa suksesin historik e arriti në  sezonin 2025/2026  me  kualifikimin  në fazën e grupeve të UEFA Konferenc Liga.

 Shkëndija  mbrëmë  ka  zhvilluar  seancën e fundit para ndeshjes së sontme  dhe  sipas raporteve të stafit teknik, në ekip kthehen portieri Astrit Amzai dhe futbollisti Bojan Dimovski, ndërsa shkaku i dëmtimeve akoma  nuk është i gatshëm  portieri  Babouccar Gaye.

Advertisement

 Duke parë rëndësisë e  kësaj ndeshje, tifo grupi  ‘’Ballistët’’  pritet që me  përkrahje  dinjitoze të shënojnë  ndeshjen jubilare të 75-të në garat evropiane.

 Ndeshja  Shkëndija – Hibernian luhet sonte  në Shkup me  fillim në ora  20:00, ndërsa  drejtësi  do të ndaj  arbitri nga  Kazakistani Bulat Sariev.

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

FUTBOLL: VARDARI DHE BASHKIMI ME TRAJNER TË RI ?!

Published

on

Klubi i futbollit Bashkimi   do të drejtohet  nga  trajneri i  ri  Shaban Sulejmani, ndërsa Vardari  nga  ndihmës trajneri Matija Mirkov.  Bashkimi në  xhiron e tretë  është mysafire e Arsimit, ndërsa Vardari mysafire e Struga Trim Lum,

 Vetëm dy  xhiro  të zhvilluara   në  sezonin  ri   të Ligës  së  parë , ndërsa janë  shkarkuar  dy  trajner të cilët nuk kanë arritur të realizojnë objektivat  e klubeve  që  kanë  drejtuar.

Klubi i futbollit Bashkimi me marrëveshje të dy anshme janë ndarë me trajnerin  Gajur Rexhepi vetëm pas dy ndeshjeve  të zhvilluara  ku pësoi dy  humbje  të thella kundër  Sileksit  me rezultat 6 me 0  dhe ndaj Tikveshit  5-0  edhe.  Bashkimi me përgatitje nisi vetëm  disa ditë  para fillimit të kampionatit  dhe  me  futbollist  nga  shkolla e futbollit.  Po drejtuesit e klubit  përkundër  faktit  se  janë  në  krizë të  thellë  nuk dorëzohen . Para  disa ditëve  angazhuan 10-të  përforcime  të  reja  mirëpo  edhe këto përforcime  nuk sollën fryte  pasi ekipi pësoi disfatës  me rezultat 5 me 0 nga  Tikveshi. Pasardhës  i Gajur Rexhepit në bankinën e Bashkimit  është Shaban Sulejmani, i cili më parë ka punuar te Liria e Prizrenit, Besa, Gostivar dhe gjithshtu në të kaluarën ishte pjesë e stafit trajnues të Rabotniçkit.  Shaban Sulejman  do të debuton  me  ekipin në ndeshjen hapëse të  xhiros së tretë  që zhvillohet të premten kundër  Arsimit  në Gostivar

 Kampioni i Maqedonisë së Veriut  ekipi i Vardarit  pas eliminimit nga  garat  europiane  dhe  sidomos pas  disfatës kundër  Shkëndijës   ka  larguar   trajnerin argjentinas  Fabiani , ndërsa  në vend  të tij në ndeshjen e radhës kundër Struga  Triim  Lum  që  do të  zhvillohet  të dielën në Strugë ekipin do ta drejtoj  ndihmësi Matija  Mirkov . Kujtojmë se në  xhiron  e  tretë  të Ligës së parë të  futbollit vendor   takohen: të premten Arsimi – Bashkimi, të shtunën: Tikveshi – Shkëndija e Haraçinës dhe Sileksi – Skopje, ndërsa  të  dielën  takohen  Struhga Trim Lum – Vardari  dhe Shkëndija – Bredallnica. Të  gjitha  ndeshjet e  javëlës së tretë  fillojnë  në  ora 16:30   pos ndeshjes  Shkëndija – Bregallnica  që luhet  në  qendrën stervitore të  FFM-së  dhe fillon në ora 19:00.

Continue Reading

Më të lexuarat