Connect with us

Lajme nga vendi

Shtrenjtohet sërish ari në tregjet botërore

Published

on

Çmimi i arit sot është sërish në rritje në tregjet botërore, duke vazhduar rimëkëmbjen pas rënies në mes të javës.

Çmimi spot i arit gjatë tregtimit të sotëm lëviz rreth 4.350 dollarë për ons, me rritje prej rreth 0,3 për qind. Gjatë ditës, çmimi ka lëvizur në intervalin nga afërsisht 4.334 deri në 4.366 dollarë për ons.

Kjo lëvizje vjen pasi të enjten ari u shtrenjtua për më shumë se dy për qind. Reuters raportoi se rritja u nxit nga rënia e çmimit të naftës dhe dobësimi i dollarit amerikan, duke e bërë arin më tërheqës për blerësit që përdorin valuta të tjera.

Në tregje vijojnë të ndiqen sinjalet nga Rezerva Federale e SHBA-së, pasi të mërkurën norma e interesit u rrit me 0,25 pikë përqindjeje. Normat më të larta të interesit zakonisht krijojnë presion mbi çmimin e arit, pasi metali i çmuar nuk gjeneron të ardhura nga interesi.

Megjithatë, aktualisht ari po qëndron mbi nivelin prej 4.300 dollarësh për ons, pasi në fillim të javës ra në nivelin më të ulët në më shumë se një muaj.

Advertisement

Lajme nga vendi

Konfiskohet motoçikleta, shoferi e drejtonte pa leje vozitje

Published

on

Më 17.09.2026 në orën 17:45 në lagjen ,,Tullana” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin B.A.(26) nga Gostivari. Gjatë kontrollit të trafikut është ndaluar një moped me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.A., me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa leje drejtimi, gjegjësishtë pa patentë shoferi. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ALI AHMETI MBLEDH KRYESINË QENDRORE – DISKUTOHET VERDIKTI I HAGËS!

Published

on

Mbrëmë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti, mbajti mbledhjen e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, përkatësisht Kryesisë Qendrore të BDI-së, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për forcimin e kapaciteteve strukturore dhe organizative brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.Në fokus të veçantë të diskutimit ishte edhe vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, i datës 16 shtator 2026.

Kryesia Qendrore e BDI-së në mbledhjen e saj të fundit ka diskutuar mbi vendimin e datës 16 shtator të Gjykatës së Hagës duke bërë thirrje që të mos lejohet që historia e luftës çlirimtare të Kosovës të tjetërsohet, por edhe duke rikujtuar, sic thuhet në komunikatë, se si nisi ky proces, mbi çfarë pretendimesh u ngrit dhe çfarë mbeti prej tyre pas gjithë këtyre viteve.

Procesi që çoi drejt krijimit të Gjykatës Speciale mori shtysë nga raporti i Dick Marty-t dhe pretendimet e rënda për trafikim organesh. Por, pas gjithë këtyre viteve hetime dhe procesi gjyqësor, asnjë nga këto pretendime për të cilën edhe u formua kjo Gjykatë nuk u dëshmuan dhe në mungesë të fakteve u sajua një proces kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Historia e kësaj lufte dhe sakrifica e një populli për liri nuk mund të gjykohet në një proces të sajuar gjyqësor.

Në një komunikatë tjetër që vjen nga selia e BDI-së, integristët me keqardhje i vlerëson reagimet e partive politike maqedonase, të cilat me qasjen e tyre bëjnë një gabim serioz duke përpjekur të barazojnë Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë me Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Këto janë dy institucione juridikisht dhe institucionalisht të ndryshme. Tribunali për ish-Jugosllavinë u themelua në vitin 1993 me Rezolutë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si tribunal ndërkombëtar për krimet e kryera në territorin e ish-Jugosllavisë.  Dhomat e Specializuara të Kosovës janë diçka tjetër: janë institucione të sistemit gjyqësor të Kosovës, të themeluara mbi bazën e një ndryshimi kushtetues dhe ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, me seli të zhvendosur në Hagë. Prandaj, nuk mund të përdoret rasti i Tribunalit të OKB-së për ish-Jugosllavinë si argument për të paraqitur çdo vendim të marrë në Hagë si të njëjtë në natyrë dhe në status juridik.

Advertisement

Çdo përpjekje për ta politizuar drejtësinë, për të manipuluar faktet apo për të barazuar procese juridikisht të ndryshme vetëm sa i rrit tensionet dhe krijon terren për përplasje të panevojshme ndëretnike, të cilat askujt nuk i shërbejnë, thuhet në reagimin e BDI-së.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Punëtorja e një objekti hotelierik në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër bie nga muri 2 metra i lartë, dërgohen në Klinikën e Shkupit

Published

on

Më 17.09.2026 në orën 23:10 në Stacionin Policor Rostushë është denoncuar se në një objekt hotelerik në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në vendin e quajtur Udhëkryqi i Manastirit, punonjësja A.K.(27) nga Dibra ka rënë nga një mur me lartësi prej rreth dy metrash afër hyrjes ndihmëse. Ajo është transportuar në Kompleksin e Klinikave „Nëna Terezë“ në Shkup për dhënien e ndihmës mjekësore, ndërsa këqyrjen e vendngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar.

Continue Reading

Më të lexuarat