Connect with us

Lajme nga vendi

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Published

on

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, pasdite me reshje të kohëpaskohshme të dobëta shiu, ndërsa në vendet më të larta dhe male me borë të dobët kryesisht në pjesët veriore. Do të fryej erë e dobët mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -4 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 5 deri në 10 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me erë të dobët mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Kandidati i VLEN-it për Dollnenit, Islami kërkon mbështetje për të drejtuar komunën në mandatin e ardhshëm

Published

on

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Dollnenit, Blerim Islami, para banorëve dhe përfaqësuesve politik të koalicionit, shpalosi vizionin e tij për komunën dhe kërkoi mbështetje për të drejtuar komunën në mandatin e ardhshëm. Nga VLEN kërkuan unitet etnik dhe fetar kurse thanë se Islami personifikon karakterin e komunës. Islami ka premtuar investime në arsim, furnizim me ujë të pijshëm, ndërtimin e një poliklinike, përmirësim të infrastrukturës duke përfshirë rrugët kryesore dhe rrugicat në të gjithë komunën, hapjen e një zone teknologjike industriale, rrjet të zgjeruar kanalizimi, dhe menaxhim efikas me mbeturinat.

“Ndodhemi në fshatin Debresh. Kemi vizitë nga përfaqësues qeveritar. Me ne sot është Afrim Gashi, kryetar i Parlamentit, e kemi zv.kryeministrin e parë, z. Izet Mexhiti dhe kryetarin e Alternativës z. Zeqirija Ibrahimi. Vizita e tyre këtu është ndihmë e madhe për ne. Kudo që shkojmë, çdo shtab që vizitojmë ndihet atmosfera e fitores dhe shpresojmë që më 2 nëntor të festojmë së bashku këtu në Dollnen”, deklaroi Blerim Islami, Kandidat i VLEN-it për Dollnenin. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickovski thotë se Mendi Qyra do të jetë kryetar i ardhshëm i Strugës

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski bashkë me zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti, sot vizituan Strugën, ku dhanë mbështetje për kandidatin e pavarur për kryetar të komunës së Strugës, Mendi Qyra. Mickoski tha se nuk pret befasi në Strugë, respektivisht se është i bindur për fitoren e Qyrës.

“Mendoj se këtu është më se e qartë puna, se z.Qyra do të jetë kryetar i ardhshëm i komunës së Strugës. Folëm për prioritetet. Kështu që mbështetja jonë, mbështetja ime personale është që kjo mundësi të konfirmohet. Kështu që ja, nuk pres që të ketë befasi të tjera në suaza të votimeve”, theksi Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Më 15 nëntor në RMV hyn në fuqi mbajtja e detyrueshme e pajisjeve dimërore

Published

on

Nga 15 nëntori 2025, të gjitha automjetet që qarkullojnë në rrugët e Maqedonisë do të duhet të jenë të pajisura me pajisje dimërore të detyrueshme. Mosrespektimi i rregullave sjell gjobë prej 45 eurosh dhe 25 pikë negative për vozitësin.

Automjetet deri në 3.5 ton duhet të kenë goma dimërore me thellësi minimale të sipërfaqes së shqyerjes prej 4 mm. Si alternativë, ato mund të përdorin goma me profil veror në të katër rrotat thellësia e shkelës sipas perimetrit dhe gjerësia prej të paktën 4 milimetra nëse automjeti ka zinxhirë për borë me madhësi të duhur për madhësinë e rrotave ose mjete të tjera të përshtatshme.

Automjetet mbi 3.5 ton, si dhe autobusët, duhet të përdorin goma dimërore ose zinxhirë të përshtatshëm. Nëse këto automjete nuk janë të pajisura sipas rregulloreve, ato nuk mund të qarkullojnë në kushte dimërore.

Çdo drejtues mjeti këshillohet që të kontrollojë paraprakisht gomat dhe zinxhirët e tij dhe të informohet për kushtet e rrugës, në mënyrë që të fillojë në mënyrë të sigurt sezonin e dimrit në rrugët e vendit.

Gomat e dimrit janë ato goma që anash kanë shenjën “MS”, “M + S”, “M & S” dhe shenjën e një fjollë dëbore në mal të stilizuar me tre maja.

Advertisement

Në përputhje me Rregulloren aktuale për pajisjen e detyrueshme të automjeteve, në komunikacionin rrugor të automjeteve është e ndaluar vendosja e gomave me gozhdë.

MPB-ja u bën thirrje qytetarëve që t’i përmbahen obligimit ligjor për posedim të pajisjeve dimërore, pasi në këtë mënyrë mundësohet qarkullim i pandërprerë dhe i sigurt i komunikacionit rrugor në kushte dimërore.

Continue Reading

Më të lexuarat