Lajme nga vendi
VMRO-DPMNE: Marrëveshja me Bechtelin është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin

Nëpërmjet një kumtese të VMRO-DPMNE-së thuhet se krahasimet e Grubi për ndërtimin e autostradave me ato në Serbi janë bajate.
“Të gjithë në Maqedoni e dinë admirimin e Grubit për Aleksandar Vuçiqin dhe Serbinë, por kësaj radhe, matematikat rreth krahasimit të dy austradave janë qesharake”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
Partia e Mickoskit thekson se Serbia shpalli tender për autostradë të cilën Grubi e krahason dhe mundësoi eksproprijimin, ndërsa Maqedonia ka ligje në kundërshtim me Kushtetutën dhe dënime prej mbi 100 milionë euro.
“Autostrada në Serbi ka 112 kilometra e gjatë dhe 30 metra e gjerë, me 139 objekte, 84 ura, 26 mbikalime, 3 nënkalime, 10 udhëkryqe, tre pushimore dhe parkingje. Ka edhe rregullim të lumit Morava dhe ndërtim të telekomunikacionit në autostradë. E gjithë kjo kushton 7 milionë euro për 1 kilometër në Serbi, ndërsa marrëveshja me Grubin kushton 20 milionë euro në Maqedoni”, thonë nga kjo parti.
Nga kjo parti theksojë se ne qeverië e ardhshme do të prishet marrëvehja për arsye se kjo marrëveshje është e dëmshme për qytetarët dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin./Telegrafi/
Lajme nga vendi
Mexhiti: Do të mbështesim çdo profesion të ndershëm që krijon vlerë në Çair

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, është takuar me berberët e kësaj komune, duke vlerësuar punën e tyre si shembull të suksesit, përkushtimit dhe traditës familjare.
Në takimin e mbajtur me përfaqësues të këtij profesioni, Mexhiti theksoi se berberët dhe zejtarët e Çairit janë pjesë e rëndësishme e jetës sociale dhe ekonomike të komunitetit.
“Në çdo berberi fshihet një histori e vogël suksesi, një biznes familjar që qëndron mbi punë, përkushtim dhe traditë. Berberët e Çairit janë ata që çdo ditë takojnë dhjetëra qytetarë, dëgjojnë historitë e tyre, ndajnë hallet dhe gëzimet e përditshme,” tha Mexhiti.
Ai shtoi se përmes politikave të qarta për zhvillim dhe lehtësime për bizneset e vogla, do të mbështesë çdo profesion të ndershëm dhe çdo familje që krijon vlerë në Çair.
“Berberët, frizerët, zejtarët dhe tregtarët janë forca e vërtetë e ekonomisë lokale. Janë ata që me duart e tyre krijojnë bukuri, stabilitet dhe jetë në lagjet tona. Prandaj, ne do të jemi përkrah tyre me politika të qarta për zhvillim, me lehtësime për bizneset e vogla, me mbështetje për iniciativat familjare dhe me kushte më të mira pune që nxisin dinjitetin e punëtorit dhe fuqinë e vetëqëndrueshme të ekonomisë lokale.” theksoi ai.
Në fund, kandidati i VLEN-it u shpreh se vizioni i tij për Çairin është një komunë që ruan traditën, nxit modernizimin dhe forcon ekonominë lokale.
“Çairi do të mbetet shtëpia e mjeshtrave, vendi ku puna vlerësohet, ku tradita takohet me modernitetin dhe ku çdo njeri ka vendin e vet në historinë e qytetit tonë. Sepse Çairi është një familje e madhe që rritet mbi solidaritetin, punën dhe respektin për njëri-tjetrin.”përfundoi Mexhiti.
Lajme nga vendi
Mexhiti: Arsimi, shtylla mbi të cilën ndërtohet e ardhmja e Çairit

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar sot shtyllën e dytë të programit të tij zgjedhor – arsimin, si bazë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përparimit të komunës.
“Vizioni ynë është i qartë dhe i pakompromis: të krijojmë një komunë ku çdo fëmijë do të ketë qasje në arsim cilësor, në shkolla moderne dhe të sigurta, ku do të mund t’i zhvillojë talentet dhe të realizojë plotësisht potencialin e tij. Për këtë qëllim, kemi paraparë projekte konkrete, të realizueshme dhe financiarisht të siguruara.”, theksoi Mexhiti në fjalën e tij para qytetarëve, mësimdhënësve dhe mediave.
Ai prezantoi një sërë projektesh konkrete, të realizueshme dhe financiarisht të siguruara, të cilat do të transformojnë tërësisht sistemin arsimor në Çair, edhe atë:
Investime në arsimin parashkollor dhe fillor:
– Ndërtimi i tre çerdheve të reja: “Fjollëza”, “Vesëza” dhe një çerdhe e përbashkët me Komunën e Karposhit për fëmijët e Çairit.
– Shkollë e re fillore “Victory” në Teneqe Mahallë për 1300 nxënës.
– Shkollë e re për fëmijët me nevoja të veçanta “Idnina” dhe ndërtimi paralel i shkollës “Mit’hat Frashëri”.
– Zgjerimi i kapaciteteve në shkollat “Hasan Prishtina” dhe “Ismail Qemali”.
– Sallë sportive moderne për nxënësit e SHFK “Jashar Bej Shkupi”.
Modernizim dhe siguri në çdo shkollë:
– Zbatimi i mësimit në një ndërrim dhe mësimit tërë ditor.
– Rikonstruim i plotë i oborreve, rrethojave dhe sallave sportive.
– Qasje për nxënësit me aftësi të kufizuara përmes rampave dhe ashensorëve.
– Fasada energjetike efikase dhe pajisje moderne informatike në çdo klasë.
Investim në nxënës dhe mësimdhënës:
– Bursa për nxënës të talentuar dhe shpërblime për mësimdhënësit e dalluar.
– Pajisje shkollore falas për çdo nxënës të klasës së parë.
– Trajnime falas IT dhe organizim të ligave shkollore sportive.
Në fund të fjalimit, Mexhiti theksoi projektin më madhor arsimor për Çairin, ndërtimin e kampusit universitar “Nënë Tereza”, një investim kapital prej 40 milionë eurosh me mbështetje të Qeverisë.
“Dhe për në fund, projekti që e transformon Çairin në një qendër akademike rajonale. Me mbështetje nga Qeveria, fillon ndërtimi i kampusit universitar “Nënë Terezë”-një investim kapital prej 40 milionë eurosh. Ky nuk është vetëm një objekt, kjo është dije, zhvillim, vende të reja pune dhe prestigj për komunën tonë”, u shpreh ai.
Në përmbyllje të prezantimit, Mexhiti theksoi se plani arsimor i VLEN-it nuk përbën një listë dëshirash, por një program konkret, të realizueshëm dhe financiarisht të siguruar. Ai vlerësoi se investimi në arsim është investimi më i sigurt në të ardhmen e fëmijëve dhe të komunës së Çairit, duke theksuar se përmes këtij programi nuk ndërtohen vetëm objekte fizike, por ndërtohet e ardhmja, dije dhe mundësi të reja për çdo fëmijë e familje në komunë.
Lajme nga vendi
Tronditje në Beograd – shpërthimi fatal i 21-vjeçarit nga Maqedonia: kishte 1.5 kg eksploziv në banesë!

Shtetasi i Maqedonisë, 21-vjeçari Martin Sipkovski, ka humbur jetën në shpërthimin që ndodhi më 1 tetor në një banesë në rrugën “Kosovska” në Beograd, përcjell TV21. Sipas mediave beogradase, ai kishte me vete rreth një kilogram e gjysmë eksploziv “Pentrik”, i cili e shpërtheu banesën e marrë me qira. Identiteti i tij është konfirmuar pas analizës së ADN-së dhe shkëmbimit të informacioneve midis policisë serbe dhe asaj të Maqedonisë.
Hetuesit kanë konstatuar se eksplozivi ishte i destinuar për likuidimin e anëtarëve të një grupi kriminal nga Novi Beogradi, ndërsa 26-vjeçari Filip V. është arrestuar nën dyshimin se ia kishte dorëzuar eksplozivin. Nga detonimi janë shkatërruar plotësisht tre banesa në ndërtesë. Sipkovski më herët ishte i njohur për policinë e Maqedonisë, ndërsa në publik përmendej si ish-hendbollist dhe model që studionte biznes dhe menaxhim në Shkup.
-
Lajme nga bota2 months ago
TRAGJEDI familjare në SHBA : 34 vjeçarja vret burrin dhe dy fëmijë, më pas veten
-
Lajme nga rajoni1 month ago
Lëshohet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër
-
Lajme nga bota2 months ago
Takimi Zelensky-Trump në Berlin, dhoma e Kancelarisë gjermane ku askush s’mund të përgjojë