Connect with us

Lajme nga vendi

Kovaçevski i ashpër, kërkon heqjen e kufijve në Ballkan: Janë vetëm burim i korrupsionit, s’kemi nevojë për këta kufi të çmendur

Published

on

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ishte i ashpër në panelin e sotëm në Forumin e Prespës për Dialog që po mbahet në Strugë, përcjell TV21. Kovaçevski tha se Procesi i Berlinit dhe “Ballkani i Hapur” kanë qëllime të njëjta ndërkaq theksoi nevojën që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i heqin kufijtë mes vete. Kryeministri kritikoi edhe ndërkombëtarët, për të cilët tha se japin fonde për kufijtë, në vend se të ndihmojnë në heqjen e kufijve ems vendeve në Ballkan.

“Dhe pastaj shoh disa politikanë budallenj që thonë se si mund të ekzistojë “Ballkani i Hapur” sepse nuk ka kufi mes Serbisë dhe Shqipërisë, do të thotë imagjinoni. Atëherë si mund të ekzistojë BE-ja, sepse ku është kufiri mes Portugalisë dhe Greqisë, ku është kufiri mes Bullgarisë dhe Suedisë, do të thotë e sheh se çfarë politikanë ke në Ballkan, do të gjejnë gjithçka, ndonjë budallallëk që mos të kenë kooperim mes vendeve. Imagjinoni nëse dikush në Gjermani do të thoshte, kjo BE është…jo gjithkush ka kufi mes vete. Dhe paradoksi më i madh është se vendet e vetme që nuk kanë pasur kufi për 50 vjet dhe tani jemi vendet e vetme që kanë kufi. Këta persona që janë të ulur në rreshtin e parë, që vijnë nga Gjermania, Franca. Ata kanë pasur kufi, tani ata nuk kanë kufi, ne kemi kufi! Kur ata kishin kufi, ne nuk kishim kufi dhe tani po na japin ndihmë, IPA fonde për kontroll më të mirë kufitar. Më japin para që t’i vendos në kufi, kjo është paradoks. Duhet të flasim për problemet, kemi sfidë në veri, kjo duhet të zgjidhet. Nuk kemi nevojë për këta kufi të çmendur, kjo është budallallëk. Cili është niveli i doganës mes vendeve të Ballkanit, 0. Pse kemi nevojë për kufi, për korrupsion? Kufijtë në Ballkan janë vetëm burim i korrupsionit dhe asgjë më tepër, vetëm burim i korrupsionit, dhe po e mbaroj me këtë!”

Advertisement

Lajme nga vendi

MPB, të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se, sipas informacioneve të pranuara nga organet kompetente të Republikës së Greqisë, më 27.07.2026 (e hënë) është paralajmëruar grevë e punonjësve të doganave në pikat kufitare greke Evzoni (Bogorodicë), Dojrani (Dojran) dhe Niki (Mexhitli).

“Gjatë periudhës nga ora 05:00 deri në 09:00 sipas kohës së Maqedonisë (06:00–10:00 sipas kohës së Greqisë), në këto pika kufitare, automjetet e udhëtarëve do të lejohen të kalojnë çdo 10 minuta, ndërsa qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të jetë plotësisht i ndërprerë, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Republika e Greqisë”.

“Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për menaxhimin e situatës”, – thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ulet numri i rasteve të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Gostivar

Published

on

Sipas të dhënave nga institucionet publike shëndetësore në Gostivar, gjatë ditës së djeshme (23.07.2026) janë regjistruar gjithsej 197 pacientë të rinj, përkatësisht persona që për herë të parë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, çka tregon një ulje krahasuar me një ditë më parë.

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar janë regjistruar gjithsej 117 vizita të reja, prej të cilave 82 në repartin e sëmundjeve infektive (pa shtrime të reja në spital dhe me tre pacientë të liruar), 40 në repartin e pediatrisë dhe 7 vizita në Qendrën e Urgjencës.

Në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë regjistruar 80 vizita të reja në shërbimin kujdestar, si dhe 13 thirrje në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Hetime për kredinë hungareze 1 miliardë € që mori Maqedonia e Veriut, urdhëron Magyar

Published

on

Qeveria në Hungari, e udhëhequr nga Péter Magyar, do të hetojë nëse ka pasur keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore në lidhje me kredinë prej një miliard eurosh që “Eximbanka” shtetërore ia dha Maqedonisë së Veriut.

Kështu njoftoi dje Magyar, i cili, siç raportuan mediat vendase, ndau se kredia e marrë nga Maqedonia e Veriut është një nga katër rastet e lidhura me “Eximbank”-un, për të cilat sot Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka dorëzuar ankesa, shkruan Fokus.

„Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës dorëzoi katër ankesa të enjten për mashtrim të dyshuar në vlerë totale prej një mijë miliardë forintash, në katër raste të ndryshme. Të gjitha kanë të bëjnë me aktivitetet e ‘Eximbank’-ut“ – tha Magyar.

Ai theksoi se kredia u dha në kushte shumë të favorshme me një normë interesi prej 3,25 për qind.

Kredia, tha ai, do t’i kushtojë buxhetit hungarez 90 miliardë forinta (rreth 248 milionë euro) për shkak të diferencave të interesit.

Advertisement

„Kjo paraqet një barrë prej 90 miliardë forintash (rreth 248 milionë euro) për buxhetin hungarez, ndërsa shteti hungarez mori përsipër garanci 100 për qind për kredinë nën udhëheqjen e qeverisë së Orbanit“, tha Magyar.

Sipas tij, norma e interesit me të cilën “Eximbanka” shtetërore i dha kredinë Maqedonisë është shumë më e favorshme se normat e interesit me të cilat kompanitë hungareze dhe qytetarët e vendit marrin hua.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat