Connect with us

Lajme nga vendi

QMK informon se kishte gjithsej 10 zjarre në ambient të hapur në vend në 24 orët e kaluara

Published

on

Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informoi se kishte gjithsej 10 zjarre në ambient të hapur në vend në 24 orët e kaluara. Është ende aktiv zjarri në komunën Makedonski Brod.

Zjarrfikësit nga NJTKZ Makedonski Brod dje në orën 18:10 kanë raportuar zjarr në ambient të hapur, lart në mal në lokalitetin “Brajça” ndërmjet fshatrave Krushje dhe Tomino sello, ku, siç theksohet, supozohet se digjet fier dhe bimësi e ulët.

“Gjatë mëngjesit të sotëm dhe sot është planifikuar të bëhet një vlerësim më i saktë i situatës për veprime të mundshme”, kumtoi QMK-ja.

Nga një zjarr të shuar ka pasur në territorin e QRMK Shtip, QRMK Shkup dhe QRMK Kumanovë, nga dy zjarre në territorin e QRM Ohër dhe QRMK Tetovë dhe QRMK Manastir për tre zjarre të shuara në ambiente të hapura.

Në numrin e vetëm për raste urgjente 112 në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1825 thirrje. Nga këto 43,35 për qind kanë qenë thirrje “reale”, ndërsa 56,65 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. 58,06 për qind i janë drejtuar Policisë, 38,71 për qind në Ndihmën urgjente mjekësore, ndërsa te zjarrfikësit 1,43 për qind e thirrjeve aktuale në 112 në QMK. 

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Published

on

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.

Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.

Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.

Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.

“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21

Continue Reading

Lajme nga vendi

Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!

Published

on

Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.

“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.

Continue Reading

Më të lexuarat