Connect with us

Lajme nga vendi

Studentët nga sot paratë për racionin e subvencionuar do t’i marrin në javë përkatësisht 840 denarë

Published

on

Studentët nga sot paratë për racionin e subvencionuar do t’i marrin në javë përkatësisht 840 denarë gjithsej për gjashtë ditë të javës në vend të pagesës ditore prej 140 denarë.

Kjo është mundësuar me ndryshimet e fundit në Ligjin për racionin e subvencionuar të studentëve dhe me kërkesë të organizatave studentore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se çdo student i cili e realizon të drejtën e racionit të subvencionuar të studentëve nga sot në llogarinë e tij të transaksionit do të fitojë 840 denarë për blerjen e produkteve ushqimore dhe paratë do të mund të përdoren nga e hëna deri të shtunën.

“Në këtë mënyrë rritet prakticiteti i zgjidhjes ligore, e cila deri më tani parashihte pagesë prej 140 denarë në bazë ditore”, theksoni MASH.

Nuk ka asnjë ndryshim në kushtet për ushtrimin e të drejtës së racionit të subvencionuar të studentëve. Afati për paraqitjen e studentëve të cilët deri më tani nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë ose nuk i kanë plotësuar kriteret është data 1 deri më 5 të çdo muaji të ardhshëm përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Published

on

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.

Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.

Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.

Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.

“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21

Continue Reading

Lajme nga vendi

Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!

Published

on

Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.

“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.

Continue Reading

Më të lexuarat