Lajme nga vendi
Nuk u hapën klasët në shqip në Idrizovë, fëmijët shqiptarë detyrohen të mësojnë maqedonisht
Mos lejimi i mësimit shqip nga klasa e gjashtë deri në të nëntën në shkollën fillore “Njegosh” të Komunës së GaziBabës ka detyruar disa nga nxënësit shqiptarë të Idrizovës që tashmë janë në klasë të gjashtë të vazhdojnë mësimin në gjuhën maqedonase
Nga Këshilli i prindërve thanë se nga gjithsej 13 nxënës të klasës së gjashtë, 2 janë rikthyer në mësim maqedonisht në shkollën “Njegosh”, 2 të tjerë kanë vazhduar në shkollën e fshatit Ognjancë ndërsa të tjerët vazhdojnë mësimin në shkollën fillore “ Kongresi i Manastirit” në Çair, për të cilën ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri e paralajmëroi si zgjidhje të përkohshme.
Gjithashtu, Shaqiri kishte paralajmëruar para prindërve dhe nxënësve se zgjidhja e problemit do të arrihet në nisjen e gjysmëvjetorit të dytë, respektivisht do të hapet paralelja shqipe për klasën e gjashtë.
Pesë muaj pas këtij premtimi zgjidhje e problemit nuk është arritur. Drejtori i shkollës “Kongresi i Manastirit”, Faik Xhoni tha për Alsat se deri më sot nuk ka marrë asnjë njoftim me shkrim se deri kur nxënësit e Idrizovës do të ndjekin mësimin në këtë shkollë.
“Ne do t’ju dalim në ndihmë deri në fund mirëpo shkresë se deri kur do të qëndrojnë fëmijët këtu ende s’kemi. Kur të vjen shkresa ato do të shkojnë në shkollën e tyre nëse ju plotësohen kushtet atje. Përderisa nuk u plotësohen ato do të qëndrojnë këtu, nëse duhet edhe deri në fund të vitit shkollor, vitin e ardhshëm ta shohim. Fëmijët të rregullt janë, kanë transport të organizuar, vijnë me prindërit, i sjellin me vetura dhe i bartin prapë”, tha Faik Xhoni, drejtor i sh.f “Kongresi i Manastirit”.
Për rastin e Idrizovës tashmë kanë reaguar Avokati i Popullit, Komisioni për Parandalim dhe mbrojtje nga Diskriminimi si dhe Inspektorati i Arsimit.
Madje, ky i fundit ka konfirmuar se në shkollën “Njegosh” në Jurumleri ka hapësira të mjaftueshme për hapjen e paraleleve shtesë, në këtë rast hapjen e paraleles së gjashtë më mësim në gjuhën shqipe.
Pavarësisht paralajmërimeve dhe vërejtjeve, nga Komuna e Gazi Babës nuk ka asnjë lëvizje për zgjidhjen e çështjes, përveç kërkesës së dorëzuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve për tokën ku parashikohet ndërtimi i një objekti shkollor për nxënësit e Idrizovës./Alsat
Lajme nga vendi
Ndërron jetë në vendin e punës një punonjës në komunën e Strugës
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në ambientet e Komunës së Strugës, ku Zllatko Bogdanovski, 53 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak gjatë orarit të punës.
Sipas raportimit të “Struga Ekspres”, ekipet e emergjencës kanë mbërritur me shpejtësi dhe kanë ndërhyrë menjëherë për t’i ofruar ndihmën mjekësore. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, Bogdanovski nuk ka arritur të mbijetojë.
Institucionet lokale kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e të ndjerit, ndërsa pritet që detaje të tjera rreth rrethanave të ngjarjes të bëhen të ditura në vijim.
Lajme nga vendi
Aksion kundër lypjes në Tetovë – dy persona të identifikuar nga policia
Zyrtarë policorë të SPB Tetovë, në bashkëpunim me punëtorë socialë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë, kanë zhvilluar më 11 nëntor (nga ora 11:00 deri në 16:00) një aksion në kuadër të planit për parandalimin e lypjes në qytet .
Gjatë kontrollit, rreth orës 12:20, në rrethrrotullimin e rrugëve “Iliria” dhe “Ilinden” është gjet duke lypur N.F. (42) nga Tetova. Po ashtu, në orën 12:50 në rrugën “Ilinden” është konstatuar se M.D. (19) nga Koçani po lypte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të moshës katër dhe një vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, pas dokumentimit të plotë të rasteve, personat e përfshirë janë marrë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë për procedurë të mëtejshme.
Aksione të tilla, siç njofton MPB, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin e lypjes dhe mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi në rrugë, transmeton Tetovasot.
Lajme nga vendi
Mos u frikësoni nga shpërthimet! MPB: Do të shkatërrohen granata, janë marrë të gjitha masat
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë qytetarët se të premten, do të shpërthehen granata në rajonin e Gjorçe Petrovit. Nga MPB sigurojnë se granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë.
“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se më 14.11.2025 (e premte) në ora 07:00 në rrethin e Qendrës Policore në Gjorçe Petrov në Shkup do të shkatërrohen granata, për të cilat sipas analizës së ekspertëve është konstatuar se nuk mund të transportohen jashtë Qendrës Policore. Granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë”, thonë nga MPB.
-
Lajme nga rajoni2 months agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 week agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija

