Lajme nga vendi
VIDEO: Frankfurti – qyteti i parë gjerman që zbukurohet për Ramazan
Këtë vit, Frankfurti u bë qyteti i parë në Gjermani që dekoroi rrugët e tij për Ramazan (10 mars – 9 prill), pas një kërkese të të Gjelbërve, Partisë Social Demokratike (SPD) dhe ministrisë së shtetit për diversitetin dhe luftën kundër diskriminimit.
“Duke dekoruar gjatë Ramazanit, qyteti i Frankfurtit dërgon një mesazh të rëndësishëm për jetën myslimane, duke shprehur vlerësimin e tij për njerëzit e besimit mysliman që jetojnë në këtë qytet”, thuhet në peticionin e të Gjelbërve. Kryetarja “e gjelbër” e qytetit, Narkes Eskandari-Greenberg, tha nga ana e saj se “dritat janë simbol i unitetit, kundër rezervave, kundër diskriminimit, kundër racizmit anti-mysliman dhe kundër antisemitizmit”. 100,000-150,000 muslimanë jetojnë në qytet dhe përbëjnë rreth 15% të popullsisë së përgjithshme.

Sipas informacioneve të BILD, model për vendimin ka qenë Londra, e cila është dekoruar për herë të parë për Ramazanin e vitit 2023. Në Frankfurt, dritat e Ramazanit do të vendosen në të gjithë zonën e këmbësorëve të qytetit dhe kostoja e tyre do të variojë nga 50,000 dhe 100 mijë euro.

Lajme nga vendi
Ndërron jetë në vendin e punës një punonjës në komunën e Strugës
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në ambientet e Komunës së Strugës, ku Zllatko Bogdanovski, 53 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak gjatë orarit të punës.
Sipas raportimit të “Struga Ekspres”, ekipet e emergjencës kanë mbërritur me shpejtësi dhe kanë ndërhyrë menjëherë për t’i ofruar ndihmën mjekësore. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, Bogdanovski nuk ka arritur të mbijetojë.
Institucionet lokale kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e të ndjerit, ndërsa pritet që detaje të tjera rreth rrethanave të ngjarjes të bëhen të ditura në vijim.
Lajme nga vendi
Aksion kundër lypjes në Tetovë – dy persona të identifikuar nga policia
Zyrtarë policorë të SPB Tetovë, në bashkëpunim me punëtorë socialë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë, kanë zhvilluar më 11 nëntor (nga ora 11:00 deri në 16:00) një aksion në kuadër të planit për parandalimin e lypjes në qytet .
Gjatë kontrollit, rreth orës 12:20, në rrethrrotullimin e rrugëve “Iliria” dhe “Ilinden” është gjet duke lypur N.F. (42) nga Tetova. Po ashtu, në orën 12:50 në rrugën “Ilinden” është konstatuar se M.D. (19) nga Koçani po lypte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të moshës katër dhe një vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, pas dokumentimit të plotë të rasteve, personat e përfshirë janë marrë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë për procedurë të mëtejshme.
Aksione të tilla, siç njofton MPB, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin e lypjes dhe mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi në rrugë, transmeton Tetovasot.
Lajme nga vendi
Mos u frikësoni nga shpërthimet! MPB: Do të shkatërrohen granata, janë marrë të gjitha masat
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë qytetarët se të premten, do të shpërthehen granata në rajonin e Gjorçe Petrovit. Nga MPB sigurojnë se granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë.
“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se më 14.11.2025 (e premte) në ora 07:00 në rrethin e Qendrës Policore në Gjorçe Petrov në Shkup do të shkatërrohen granata, për të cilat sipas analizës së ekspertëve është konstatuar se nuk mund të transportohen jashtë Qendrës Policore. Granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë”, thonë nga MPB.
-
Lajme nga rajoni2 months agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 week agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija

