Connect with us

Lajme nga vendi

Pas arrestimit të gazetarit kanë reaguar shoqatat e gazetarëve, SHGM-ja dhe Sindikata, të cilat kërkojnë lirimin e menjëhershëm

Published

on

Pas arrestimit të gazetarit Furkan Saliu, kanë reaguar shoqatat e gazetarëve, SHGM-ja dhe Sindikata, të cilat kërkojnë lirimin e menjëhershëm të gazetarit të PortaliX, ndërsa Ministria e Brendshme të bëjë të ditura arsyet e arrestimit të tij.

“SHGM-ja dhe Sindikata e Gazetarëve apelojnë që çështja të zbardhet menjëherë, të mos cenohen të drejtat e kolegut Saliu dhe të mos e përdorin partitë politike në betejat e tyre ditore politike dhe për qëllime partiake të fushatës zgjedhore”, thuhet në kumtesën e organizatave të gazetarëve.

Lajme nga vendi

Subvencione për kondicionerë inverter, nga 1.000 denarë në muaj për energji elektrike për konsumatorët

Published

on

Më shumë se 3.500 familje që janë raste sociale do të përfitojnë nga 1.000 denarë në muaj si subvencion për faturat e energjisë elektrike për një periudhë njëvjeçare. Ministria e Energjetikës ka shpallur konkurs, i cili do të jetë i hapur deri në fillim të shtatorit. Janë planifikuar të shpenzohen gjithsej 42.3 milionë denarë. Të drejtë për të përfituar kanë:

Kriter është që të ardhurat mujore gjatë vitit të kaluar të mos kenë qenë më të larta se:

Personat duhet të paraqiten brenda 30 ditëve nga shpallja e konkursit, duke dorëzuar formularin e plotësuar që gjendet në faqen zyrtare të Ministrisë, së bashku me:

Mbështetja prej 1.000 denarësh në muaj do të zbritet drejtpërdrejt nga fatura e energjisë elektrike dhe do të jepet për 12 muaj. Nga Ministria theksojnë se në rast se dy fatura radhazi mbeten të papaguara, ndihma mund të ndërpritet.

Mbi 400 familje kanë përfituar nga konkursi i mëparshëm, në të cilin ishin ndarë 6 milionë denarë për dy kategori: familje me fëmijë me aftësi të kufizuara dhe familje kujdestare. Ministria njofton se do të hapen edhe konkurse të reja për kategori të tjera të konsumatorëve të cenueshëm. Ndërsa në prag të sezonit të ngrohjes, do të ketë edhe subvencione për blerjen e kondicionerëve inverter. Së shpejti do të bëhen të ditura kushtet dhe shumat që mund të përfitohen.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Mexhiti vazhdon detyrën si ministër, pavarësisht kandidaturës për zgjedhjet lokale

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe i Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij pavarësisht kandidaturës së tij të shpallur për zgjedhjet lokale. Sipas tij, raste të tilla kanë qenë praktikë e zakonshme në të kaluarën dhe se nuk ka arsye të priten ndërprerje në punën e institucioneve. Ai theksoi se në të gjitha ministritë ka edhe zëvendësministra, kështu që pavarësisht zgjedhjeve, ministritë do të vazhdojnë të punojnë normalisht.

“Ajo që funksionon aktualisht brenda Qeverisë është se çdo ministër ka edhe një zëvendësministër, kështu që ata nuk dhanë dorëheqje, është normale që ata të kryejnë detyrat e tyre brenda Ministrive, brenda dikastereve ku janë ministra dhe në të njëjtën kohë të jenë kandidatë. Kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur, ka ndodhur shpesh në të kaluarën, kështu që gjithçka që përfaqëson funksionimin normal të institucioneve do të vazhdojë në atë drejtim”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Serbia nuk lejon hapjen e vendkalimit kufitar që lidh Preshevën me Kumanovën

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i ka refuzuar kërkesën autoriteteve komunale në Preshevë të paraqitur më 19 maj, për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan në kufirin me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani thotë se në përgjigjen zyrtare, Serbia argumenton se rruga kalon përmes fshatit Miratoc dhe mungojnë kushtet infrastrukturore për kontrollin kufitar, duke mos lejuar kështu funksionimin e vendkalimit.

“Ky arsyetim nuk qëndron dhe është i papranueshëm. Shumica e vendkalimeve kufitare të këtij niveli në rajon, përfshirë ato ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kalojnë përmes apo pranë vendbanimeve. Shembulli më konkret është vendkalimi “Dheu i Bardhë”, rruga e të cilit kalon nëpër fshatrat Lluçan dhe Konçul, zona të banuara ku çdo ditë qarkullojnë edhe mjete të rënda transporti. Asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje funksionimi i atij vendkalimi për shkak të kalimit nëpër vendbanime”, thotë Sinani.

“Kemi të bëjmë me një pengesë teknike, por me një problem politik, përkatësisht me mungesë të vullnetit institucional nga ana e shtetit serb”, thotë ajo.

Ndërsa në takimet me përfaqësues të Trupit Koordinues apo Ministrisë për Administratë Lokale, Sinani thotë se ishte pretenduar se procesi po zvarritej nga pala maqedonase, “tashmë është vetë Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë që konfirmon të kundërtën: pengesat burojnë nga pala serbe”.

“Si institucion lokal, do të vazhdojmë të kërkojmë me këmbëngulje dhe të punojmë me përkushtim për realizimin e kësaj kërkese të drejtë e legjitime të qytetarëve tanë. Hapja e vendkalimit Miratoc–Llojan është një domosdoshmëri për lëvizje të lirë, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim ndërkufitar”, deklaron Sinani.

Advertisement

Kujtojmë se para se të vendoset kufiri ndërmjet Serbisë e Maqedonisë së Veriut, nëpër fshatrat Miratoc dhe Llojan ka funksionuar magjistralja që ka lidhur Preshevën dhe Kumanovën nëpër fshatrat shqiptare në një distancë shumë më të shkurtër se kjo që është sot.

Fshatin Miratoc të Preshevës dhe atë Llojan të Kumanovës i ndanë një distancë rreth 1.5 kilometra. Por, për të lëvizur nga një fshat në tjetrin, duhet kaluar 40 kilometra dhe pritje të gjata në kolona për shkak të kufirit.

Continue Reading

Më të lexuarat