Lajme nga vendi
Kasami nga Berlini: Telefonuan në Beograd ta ndalojnë Albinin, por nuk e ndalojnë ndryshimin
Kryetari i Lëvizjes BESA nga Berlini tha se politikanë të korruptuar qoftë në Prishtinë, Shkup apo Tiranë, kur kanë ndonjë shqetësim e thirrin mikun e tyre që gjendet në Beograd, për të kryer ndonjë manovër dhe t’ia pamundësojnë Kurtit të bashkë me ta. Megjithatë, siç tha Kasami, nuk mundën t’ia pamundësojnë Albulenës së Vetëvendosjes të jetë në mesin e tyre.
“Ne sot falënderojm nga zemra përkrahjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili duhej të jet sot në mesin tonë, por e dini që ka disa zhvillime andej në Ballkan e dini që kemi një element problematik në vazhdimsi në Ballkan i cilki po vazhdon të bëjë probleme. Millosheviqi sot nuk është por pinjollët e tij vazhdojnë të jenë andej dhe të krijojnë shqetësime. Dhe sot në fatkeqësi të shqiptarëve në momente të caktuara kur disa politikanë të korruptuar andej qoftë në Prishtinë, Shkup apo Tiranë, kur kanë ndonjë shqetësim se duhet të ndodh ndryshimi, ata bëjnë një telefonat si tek ai kuizi “Milioneri”, e thirrin mikun e tyre dhe fatkeqësisht miku i tyre gjendet në Beograd. Edhe sot në Maqedoni kur duhet të ndodh ndryshimi, ndodhi një telefonat e tillë dhe fatkeqësisht për zhvillimet që ndodhën me manovrat më të mëdha që i bën Serbia në kufi me Kosovën i’a pamundësuan Albinit të Vetvendosjes që të jetë këtu, por nuk ja pamundësuan Albulenës së Vetvendosjes që të jetë në mesin tonë”, deklaroi lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë fjalimit të tij në Berlin.
Lajme nga vendi
Takimi Meidani- Kasami për bashkëpunimin ndërshqiptar dhe perspektivat evropiane
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, zhvilloi një drekë miqësore dhe takim pune me Kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, ku në qendër të bisedimeve ishin çështjet lokale, projektet në zhvillim dhe perspektiva evropiane e vendit.
Meidani theksoi se gjatë takimit u diskutua për përparimet konkrete në nivel komunal, veçanërisht në fushat e infrastrukturës dhe arsimit, duke e përgëzuar Kasamin për ndryshimet e dukshme që, sipas tij, tashmë po ndihen drejtpërdrejt nga qytetarët në terren.
Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua edhe procesit të integrimit evropian, ku u theksua rëndësia e anëtarësimit në Bashkimin Evropian si një kornizë kyçe për zhvillim të qëndrueshëm, institucione më funksionale dhe standarde më të larta jetese për komunitetet.
Takimi u karakterizua nga një shkëmbim i hapur idesh mbi hapat e ardhshëm, nevojën për bashkëpunim institucional dhe ndërtimin e një vizioni të përbashkët për një të ardhme më të afërt me qytetarët dhe më të integruar në familjen evropiane.
Lajme nga vendi
A sekuestrohen përkohësisht apo përgjithmonë automjetet që drejtohen pa patentë shoferi?
Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme sqarojnë rastet konkrete se kur konsiderohet që një automjet po drejtohet pa patentë shoferi, duke rikujtuar se ky veprim përbën vepër penale.
Sipas ligjit, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike, MPB-ja ka të drejtë të sekuestrojë automjetin e përfshirë në shkelje të tilla. Ky sqarim vjen si përgjigje ndaj dilemave të shfaqura në rrjetet sociale nëse mjetet e sekuestruara merren përkohësisht apo përgjithmonë.
Sipas burimit të MPB-së sqarojnë për Plusinfo,se për konfiskimin e përhershëm të një automjeti është i domosdoshëm një aktgjykim i plotfuqishëm gjyqësor. Ndërkaq, nën kategorinë e drejtimit të mjetit pa patentë shoferi përfshihen shoferët që nuk kanë dhënë kurrë provimin për shofer, ata që u është hequr leja përgjithmonë, si dhe personat që drejtojnë mjetin gjatë kohës kur janë nën masën e ndalesës së përkohshme për drejtim të mjetit motorik.
Lajme nga vendi
101 gjoba për errësimin e xhamave të veturave
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se brenda një muaji, respektivisht nga 01.01.2026 deri më 31.01.2026, Policia ka kryer kontrolle trafiku në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndëshkuar drejtuesit e automjeteve që nuk i përmbushin kushtet e përcaktuara për errësimin e xhamave të automjeteve. Si rrjedhojë, sipas Policisë, janë dënuar 101 shoferë.
“Gjatë kontrolleve janë ndëshkuar 101 pjesëmarrës në trafik. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur aktet përkatëse. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet e trafikut, për të kontribuar së bashku në rrugë më të sigurta“, thonë nga MPB.

