Connect with us

Lajme nga vendi

MASH: Me mbështetjen e BE-së përpiluam ditar të ri elektronik, pas testimit do të fillojë zbatimi zyrtar i tij

Published

on

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), me mbështetjen financiare nga IPA fondet të Bashkimit Evropian, përpiloi sistem të ri të integruar për punën elektronike të shkollave, i cili përfshin edhe ditar të ri elektronik, i cili zyrtarisht do të zbatohet gjatë vitit të ri shkollor 2024- 2025, pasi më parë të ketë kaluar periudha e testimit në disa shkolla fillore dhe të mesme.

Kontrollet fillestare tashmë janë realizuar në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, Qendrën Shtetërore të Provimeve dhe me mësimdhënësit e shkollave. Gjithashtu janë organizuar trajnime për administratorët e IT në shkollat ku do të pilotohet ditari elektronik dhe integrimi i sugjerimeve të reja të mundshme.

Siç kumtuan nga Ministria e, pasi të përfundoj plotësisht faza e testimit, do të vijojë proces i migrimit të të dhënave nga ditari deritanishëm në ditarin e ri elektronik, por edhe vendosja e të dhënave shtesë në softuer nga shkollat. Është paraparë të organizohen trajnime për shfrytëzim nga të gjithë mësimdhënësit.

“Zgjidhja e re softuerike do t’i tejkalojë sfidat me të cilat mësimdhënësit, administratorët, prindërit/kuj-destarët dhe vetë nxënësit janë ballafaquar në periudhën e kaluar, sepse të gjitha sugjerimet e tyre janë marrë parasysh në procesin e krijimit të sistemit. MASH shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë aktorët në procesin e krijimit të sistemit të ri të integruar për punën elektronike të shkollave, ndërsa veçanërisht për Bashkimin Evropian, i cili siguroi mbështetje financiare dhe logjistike në këtë proces dhe i cili në vazhdimësi mbështet përpjekjet për dixhitalizimin dhe modernizimin e arsimit”, kumtuan nga MASH.

Lajme nga vendi

Mot i vranët dhe me shi, në male borë

Published

on

Moti sot do të jetë i vranët me reshje të dendura të shiut (mbi 30 l/m²), në vendet më të larta reshje të shiut dhe borës, ndërsa në male borë. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, e cila do të jetë më e shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 2 deri 7, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 6 deri 12 gradë.

Në Shkup, mot i vranët me reshje të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 9 gradë.

Të premten dhe të shtunën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me kushte për shi të dobët lokal. Të shtunën do të fryjë erë e fuqishme e kohëpaskohshme e cila në disa vende do të arrijë edhe mbi 70 km/h. Nga e diela vijon periudhë e motit kryesisht të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shpallet konkursi për regjistrim në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se është shpallur Konkursi për regjistrim në shkollat e mesme për vitin shkollor 2026–2027.

Konkursi parashikon mbi 25.000 vende të lira në të gjitha 109 shkollat e mesme publike në vend, prej të cilave më shumë se 17.000 janë në arsimin profesional, rreth 6.000 në gjimnaze dhe 570 në arsimin artistik.

Aplikimi i nxënësve do të bëhet në mënyrë elektronike përmes portalit Uslugi.gov.mk, me hyrje të veçantë për nxënësit përmes llogarive të tyre në schools.mk, pas së cilës dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet në shkolla.

Në afatin e qershorit për regjistrim ka dy periudha aplikimi, e para nga 12 deri më 15 qershor dhe e dyta më 23 qershor. Ndërsa në afatin e gushtit ka një periudhë aplikimi, e cila do të realizohet më 20 gusht.

Continue Reading

Lajme nga vendi

KA  STUDENTI SHËNON 25 VJETORIN E THEMELIMIT

Published

on

Klubi Atletikës STUDENTI  Tetovë,i themeluar në Maj të vitit  2001,  këtë vit shënon  jubileun 25 vjet  anëtare  e  Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut.  Gjatë kësaj  periudhe   25 vjeçare  ky  klub  ishte  simbol i atletikës në Tetovë   dhe jo vetëm . Gjatë 25 viteve  përkundër vështirësive dhe sakrificave  të  shumta ka arritur  suksese  që na  bënë të jemi krenar  për punën dhe rezultate e arritura si në garat vendore  ashtu edhe në ato ndërkombëtare.  Falë sakrificës dhe punës  së pa lodhshme   të kryetarit prof Bexhet Toçi dhe iniciatorit  për themelimin e  këtij klubi sekretarit Shaban  Sinani   pa  mos  e  harruar edhe kryetarin e parë Ajdin Nuredinin, mund të krenohemi se kemi pasur pjesëmarrës në Lojnat  Olimpike për të rinj në Argjentinë, 5 garues  tanë kanë marrë pjesë në Lojërat Olimpike Evropiane në Baku të Azerbajxhanit, pjesëmarrës  nga  f garat e shumta ndërkombëtare, ndërsa si klub gjithmonë, kemi  qenë në mesin e më të mirëve  në Maqedoninë e Veriut. Në pa mundësi që të përmenden të gjithë ata  të cilët kanë mbrojtur ngjyrat e këtij klubit, të gjithë ata të cilët  e kanë përkrahur  mund  t’ju  them FALIMINDERIT për kontributin e dhënë.

Klubi i Atletikës Studenti vazhdon rrugëtimin e vetë të sukseseve  edhe më tej me  shpresë  së  gjithmonë  do ju bëjmë krenarë  me rezultatet e arritura .

Continue Reading

Më të lexuarat