Connect with us

Lajme nga vendi

Kosova shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, 17 Shkurti datë historike!

Published

on

Sot festohet Dita e Pavarësisë së Kosovës, ditë feste për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Pavarësia e Kosovës është vulë dhe vërtetim i sakrificës dhe durimit për liri dhe pavarësi. Populli i Kosovës është popull liridashës prandaj luftuan, rezistuan, dhe në fund e fituan lirinë e merituar. Kosova ka filluar nga zero dhe sot po feston 17 vjetorin me një lidership politik tejet të fuqishëm, të përgjegjshëm, dhe me gatishmëri të plotë për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të Kosovës. Kosova sot ka ushtri, ka qytetarë që punojnë, ekonomi progresive, arsim, shëndetësi, e kulturë në nivelin e duhur, shkruan Zhurnal.

Fakte për Pavarësinë e Kosovës –

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi. Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej 109 deputetësh të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. 11 deputetë përfaqësues të pakicës serbe bojkotuan procedurën e votimit. 9 përfaqësues të pakicave tjera etnike ishin pjesë e kuorumit.

Versioni origjinal i papirusit të deklaratës është nënshkruar nga delegatët po atë ditë. Teksti i deklaratës në gjuhën shqipe është i vetmi tekst autentik. Shumica e shteteve anëtare të BE e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin.

Advertisement

Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi. Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Afganistani, Kosta Rika, SHBA, Franca, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe, etj.

Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiçi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.

116 nga 193 shtete anëtare të OKB-së kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës dhe 3 shtete që nuk janë anëtare të OKB. 23 nga 28 shtetet e BE-së po ashtu e kanë njohur Kosovën. Njëzetekatër (24) anëtarë të NATO-s nga njëzetetetë (28) gjithsej e kanë njohur Kosovën.

Zvicra e njohur Pavarësinë e Kosovës më 27 Shkurt 2018. Shtetet që e kundërshtojnë Pavarësinë e Kosovës janë: Serbia, Rusia, Kina, Spanja, India, Gjeorgjia, Greqia, Brazili, Spanja, Qipro, Greqia, Rumania dhe Sllovakia.  Parlamenti Evropian më 30 maj 2008, shpalli se e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Ishte hera e parë që flamuri i Kosovës, u paraqit zyrtarisht në institucionet e Bashkimit Evropian.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal uron Pavarësinë e Kosovës–

Advertisement

Prandaj, ne si Agjenci e Lajmeve kredibile në Maqedoninë e Veriut, urojmë 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Maqedonia e Veriut ashtu si çdo herë vazhdon ta përkrah dhe të qëndroj afër Kosovës në sfida, në festa e ditë zie, si dy shtete mike e aleate ashtu siç i ka hije. Kujtojmë që, RMV është ndër vendet e para që njohëm Kosovën, e me të njëjtën energji qëndrojmë akoma, edhe si qytetarë, por edhe nga aspekti institucional. Pa kurrfarë hamendje e lëkundje pavarësisht gjitha vështirësive dhe ndërmjetësimeve për të përkeqësuar marrdhëniet mes dyja shteteve.

Sot, Maqedonia e Veriut si vend anëtare e NATO-s, kontribuon me kontigjen ushtarësh në Kosovë në forcimin dhe ruajtjen e sigurisë, sepse gjendja stabile në Kosovë është shenjë e stabilitetit në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Nuk duhet të harrojë që shumë shpejt bashkë me Kosovën ne do të kemi edhe dy pika kufitare ku do të futet në zbatim metoda “One stop shop”, gjë që dukshëm do të ndikojë në eliminimin e kolonave në pikat kufitare, që kohëve të fundit vërtetë janë bërë të mërzitshme dhe të bezdisshme.  

Marrëdhëniet e mira dhe miqësore të bazuara në besimin reciprok në mes të dy vendeve tona janë kyçe për të trajtuar së bashku sfidat tjera rajonale. Si dy vende fqinjësore të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, në pikëpamje politike, sociale dhe kulturore, ku edhe më shumë na afrojnë dhe lidhin mes vete kontaktet e qytetarëve të të dy vendeve dhe lidhjet e tyre farefisnore mes vete. Vetëm të bashkuar dhe me partneritet të lartë do t’i arrijmë qëllimet tona të përbashkëta.

E në fund nuk ka se si mos ta falëndërojmë Qeverinë aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti që ka bërë për veriun e vendit ma shumë se krejt qeveritë tjera së bashku. Këtë 17 vjetor Kosova po feston edhe pasi ka kaluar procesin më të rëndësishëm demokratik, zgjedhjet. Në formën më të mirë të mundshme filluan dhe përfunduan. Akoma janë në proces të numërimit të votave dhe përbërjes së qeverisë së re. Kosovën e priftë e mbara, qytetarët qofshin të lirë e të pavarur gjithmonë! /Zhurnal.mk

Advertisement

Lajme nga vendi

MPB, të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se, sipas informacioneve të pranuara nga organet kompetente të Republikës së Greqisë, më 27.07.2026 (e hënë) është paralajmëruar grevë e punonjësve të doganave në pikat kufitare greke Evzoni (Bogorodicë), Dojrani (Dojran) dhe Niki (Mexhitli).

“Gjatë periudhës nga ora 05:00 deri në 09:00 sipas kohës së Maqedonisë (06:00–10:00 sipas kohës së Greqisë), në këto pika kufitare, automjetet e udhëtarëve do të lejohen të kalojnë çdo 10 minuta, ndërsa qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të jetë plotësisht i ndërprerë, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Republika e Greqisë”.

“Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për menaxhimin e situatës”, – thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ulet numri i rasteve të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Gostivar

Published

on

Sipas të dhënave nga institucionet publike shëndetësore në Gostivar, gjatë ditës së djeshme (23.07.2026) janë regjistruar gjithsej 197 pacientë të rinj, përkatësisht persona që për herë të parë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, çka tregon një ulje krahasuar me një ditë më parë.

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar janë regjistruar gjithsej 117 vizita të reja, prej të cilave 82 në repartin e sëmundjeve infektive (pa shtrime të reja në spital dhe me tre pacientë të liruar), 40 në repartin e pediatrisë dhe 7 vizita në Qendrën e Urgjencës.

Në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë regjistruar 80 vizita të reja në shërbimin kujdestar, si dhe 13 thirrje në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Hetime për kredinë hungareze 1 miliardë € që mori Maqedonia e Veriut, urdhëron Magyar

Published

on

Qeveria në Hungari, e udhëhequr nga Péter Magyar, do të hetojë nëse ka pasur keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore në lidhje me kredinë prej një miliard eurosh që “Eximbanka” shtetërore ia dha Maqedonisë së Veriut.

Kështu njoftoi dje Magyar, i cili, siç raportuan mediat vendase, ndau se kredia e marrë nga Maqedonia e Veriut është një nga katër rastet e lidhura me “Eximbank”-un, për të cilat sot Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka dorëzuar ankesa, shkruan Fokus.

„Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës dorëzoi katër ankesa të enjten për mashtrim të dyshuar në vlerë totale prej një mijë miliardë forintash, në katër raste të ndryshme. Të gjitha kanë të bëjnë me aktivitetet e ‘Eximbank’-ut“ – tha Magyar.

Ai theksoi se kredia u dha në kushte shumë të favorshme me një normë interesi prej 3,25 për qind.

Kredia, tha ai, do t’i kushtojë buxhetit hungarez 90 miliardë forinta (rreth 248 milionë euro) për shkak të diferencave të interesit.

Advertisement

„Kjo paraqet një barrë prej 90 miliardë forintash (rreth 248 milionë euro) për buxhetin hungarez, ndërsa shteti hungarez mori përsipër garanci 100 për qind për kredinë nën udhëheqjen e qeverisë së Orbanit“, tha Magyar.

Sipas tij, norma e interesit me të cilën “Eximbanka” shtetërore i dha kredinë Maqedonisë është shumë më e favorshme se normat e interesit me të cilat kompanitë hungareze dhe qytetarët e vendit marrin hua.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat