Connect with us

Lajme nga vendi

BDI: Prej cilit turp u shpëtua VLEN-i nga Stoilkoviqi

Published

on

BDI përmes një kumtese ka reaguar ndaj VLEN duke i rikujtuar se publiku pret reagim nga ata se çfarë kanë neglizhuar apo tradhtuar ata, që edhe një eksponent i botës serbe ka qenë i detyruar t’i shpëtojë nga dështimi?

“Disa javë më parë, Zëvendëskryeministri Stoilkovic deklaroi publikisht se dy herë ka shpëtuar VLEN-in nga turpërimi para opinionit.

Për dy javë me radhë, publiku pret një reagim nga VLEN-i: çfarë kanë neglizhuar apo tradhtuar ata, që edhe një eksponent i botës serbe ka qenë i detyruar t’i shpëtojë nga dështimi?

Shqiptarët meritojnë përgjigje.

Apo mos vallë skandalet e korrupsionit që po dalin në dritë për ministrat e tyre i kanë hutuar aq shumë, sa tashmë, përveç se udhëheq Ministrinë për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Stoilkovic qenka bërë edhe përgjegjës për çështjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut?

Advertisement

BDI-ja dënon këtë situatë të turpshme dhe të rrezikshme për përfaqësimin e shqiptarëve.

Është e qartë se VLEN-i nuk ka as autonomi politike, as integritet e as legjitimitet për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, duke u bërë peng i skandaleve dhe i agjendave të huaja.

BDI-ja mbetet e vetmja forcë që garanton mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe të ardhmen euro-atlantike të vendit, larg ndikimeve destruktive dhe kompromiseve të turpshme.

Shqiptarët nuk do të lejojnë që çështja e tyre kombëtare të bëhet plaçkë tregu në duart e individëve të kapur nga korrupsioni dhe interesat e huaja” – thuhet në kumtesën e BDI-së.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij

Published

on

Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë

Published

on

Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit

Published

on

Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat