Connect with us

Lajme nga vendi

Durmishi: Nëse ka rritje të çmimeve, do të ketë masa më rigoroze

Published

on

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi në një dalje për media tha se masat për uljen e çmimeve kanë dhënë rezultat. Durmishi bëri të ditur se së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut do të dalin në teren. Siç bëri të ditur nesë vërehet se ka rritje të çmimeve, Durmishi paralajmëroi masa më rigorize.

“Në pjesën e ushqimeve dhe pijeve, janë zvogëluar çmimet. Informacionet i kemi se këtë muaj, muajin prill të dhënat tregojnë se çmimet në pjesën e ushqimit dhe pijeve janë ulur, kështu që masat kanë dhënë rezultat. Tutje, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut do të jemi në teren, do t’i shohim çmimet, nëse ka devijim nga ana e marketeve, nëse kemi rritje enorme të çmimeve, normalisht që do të shkojmë sërish me masa të reja. Nëse nuk sillen siç duhet tregtarët, ose i rrisin çmimet do të ketë sërish masa rigoroze, nga ato që kemi tani”, deklaroi Besar Durmishi – ministër i Ekonomisë dhe Punës.

 

Lajme nga vendi

Sot mbushen trembëdhjetë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSH-së , Arbër Xhaferi

Published

on

Sot mbushen trembëdhjetë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSH-së në Maqedoni, Arbër Xhaferi në moshën 64-vjeçare.

Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika.

Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi me dy dhoma në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet.

Është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.

Arbër Xhaferi u lind në Tetovë më 24 janar 1948. Ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe, në fillim të viteve 90, u rikthye për të jetuar në Tetovë, ku në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar, e cila më vonë ndryshoi emrin në Partia Demokratike Shqiptare.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Aksident trafiku në Gostivar, lëndohet një person

Published

on

SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në Gostivar, ku lëndime të rënda ka marrë një 68-vjeçar.

“Më 14.08.2025 në ora 10:20 në Stacionin Policor Gostivar, është raportuar se në rrugën „Zhivko Brajkoski“ në Gostivar, 68- vjeçari Z.B. nga Gostivari, duke drejtuar një moped me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe rënë në rrugë. Si pasojë, Z.B. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Inspektimin në vendngjarje e ka kryer ekipi i DPB Gostivar”, thonë nga SPB Tetovë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Zjarri më i rëndë është në “Jasen”

Published

on

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, informoi se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar më shumë se 20 zjarre në hapësira të hapura në të gjithë vendin, dy prej të cilave vlerësohen si më seriozet.

“Zjarri më serioz është ai në “Jasen”, por gjithashtu pothuajse humbëm kontrollin e një dege të zjarrit në Jegunovcë, e cila po digjet në një kodër. Zjarri është ende aktiv”, tha Angellov.

Një helikopter policor është duke operuar në terren, dhe sipas vlerësimeve të Drejtorisë, zjarri në Jegunovcë pritet të vihet nën kontroll të plotë gjatë ditës së sotme.

Continue Reading

Më të lexuarat