Lajme nga vendi
Personat me diabet kërkojnë pompa insulini për të gjithë personat me diabet të llojit 1
Lidhja e shoqatave të personave me diabet (LSHDMV) kërkon nga Qeveroa, Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni nacional për diabet para furnizimit të ardhshëm publik me pompa të insulinit të sigurohen minimum kriteret për cilësi dhe atë me secili person me diabet të llojit 1 të ketë qasje drejt teknologjive të reja të cialt parandalojnë çrregullimin e shëndetit.
“Maqedonia po përballet me sfida në kujdesin për diabetin, posaçërisht me qasje më të vogël shqetësuese me vetëm rreth 300 pacientë me pompa insulini, të ashtuquajtura vegla ndihmëse për menaxhim të Diabetit tek personat me Llojin 1. Pompat e insulinit janë shumë të rëndësishme për menaxhim me diabetin. Për momentin po sigurohet numër i konsiderueshëm i Pompave të insulinit për personat me llojin 1 të diabetit. Kjo lë mijëra pacientë me llojin 1 të diabetit dhe të mos mund të kenë dobi nga përfitimet e këtyre teknologjive të reja”, thonë nga Shoqata.
Nga atje shtojnë se pompat e insulinit të cilat duhet të furnizohen në vitin 2025, duhet të jenë sisteme të avancuara të mbyllura hibride (pompa insulini lidhur me sistem për matje të vazhdueshme të glukemisë) të cilat përmes një algoritmi të caktuar (të automatizuar) dërgojnë insulin dhe mundësojnë arritje të niveleve targetore të glukemisë, individualisht të vendosura për secilin pacient në veçanti.
Këto sisteme quhen edhe sisteme për dërgesë automatike të insulinës (AID) apo pankreas artificial dhe sipas Asociacionit amerika të diabetit, AID sistemet janë zgjedhja e parë e terapisë për personat me llojin 1 të diabetit.
Sipas hulumtimeve klinike, këto sisteme mundësojnë kontroll të glukemisë në pajtim me rekomandimet më të reja në terapinë e diabetit T1.
Në pajtim me studimet e publikuara klinike, këto sisteme, çojnë drejt numrit të pakësuar të hipoglukemive dhe ketoacidoza diabetike, që çon drejt kurismit të drejtpërdrejtë afatgjatë të sistemit shëndetësor. Me vendosjen e pacientëve me Llojin 1 të diabetit të këtyre sistemeve avancuese, ata njëkohësisht bëhen edhe shfrytëzues të senzorit.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

